Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Directions Website

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në rrjetin social Facebook!

24/11/2026

Fier – drejt përfundimit punimet për nënstacionin e ri elektrik, i cili do të rrisë sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën.

23/11/2026

Enea Karakaçi Në Qafë-Thorë, me rënien e temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e borës me intensitet të ulët. Skuadrat e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.

  Enea Karakaçi RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQMoti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë or...
23/11/2026

Enea Karakaçi RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ

Moti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Akset rrugore ku raportohen rënie gurësh dhe inertesh janë:
- Bogë–Theth
- B.Curri–Valbonë
- Ura e Bujanit–Qafë Morinë
- Sopot–Kërnajë
- Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj
- B.Curri–Fierzë
- Sopot–Kam
- Dushaj–Lekbibaj
- Kukës–Bushtricë
- Krumë–Qafë Prush
- Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë
- Kukës–Shishtavec
- Rrëshen–Shpal–Qafë Bene
- Qafë Thore – Reshje shiu të përziera me dëborë; rruga është mbajtur e pastër.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

* Aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës, Bajram Curri.

* Ndërhyrjet në këto zona paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik, si dhe terrenit të vështirë.

* Të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 kV, që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.

LINJAT E TRANSMETIMIT

* Sistemi i transmetimit është në operim normal.
* Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet në funksion.

KASKADA E DRINIT

* Prurjet natyrore në kaskadë janë:
- HEC Fierzë 250 m³/s
- HEC Koman 800 m³/s
- HEC Vau i Dejës 50 m³/s

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM

* Situata në të gjitha shoqëritë paraqitet normale, pa problematika të raportuara.

* Përjashtim përbën zona e Shkozetit, ku është evidentuar një bllokim i rrugës, situatë e cila është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

PORTI

* Në Portin e Durrësit, tragetet mbërritën në orar dhe përpunimi i konteinerëve vijon normalisht.

* Reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

AEROPORTI NËNË TEREZA

* Janë krijuar vështirësi në trafikun për ulje në Aerodromin e Tiranës.

* Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Tiranë.

* Ngritjet nga ky aerodrom vijojnë normalisht.

19/11/2026

Enea Karakaçi Buxheti 2027, një angazhim për ta kthyer rritjen ekonomike të vendit në mirëqenie për qytetarët, më shumë investime, shërbime më cilësore dhe mundësi të reja për çdo familje shqiptare dhe aktivitet biznesi.

19/11/2026

Enea Karakaçi Varshavë, në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, organizuar së bashku me Departamentin Amerikan të Energjisë, ku nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme në sektorin energjetik. Së pari për gazsjellësin që ndërlidh Kroacinë, Bosnje-Hercegovinës, Malin e Zi dhe vendin tonë me projektin TAP dhe marrëveshjen e dytë, për vijimin e projektit të Skavicës, ku jemi duke përmbyllur të gjitha studimet e nevojshme për ta bërë tashmë projektin të financueshëm. Gjatë Ministerialit pata mundësinë të diskutoja me ministrat homologë dhe përfaqësues të Departamentit të Energjisë, mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në sektorin energjetik, ku i njoha gjithashtu edhe me të gjithë progresin që Shqipëria ka arritur sa i takon rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe diversifikimit të burimeve.

  Enea Karakaçi Prezantimi i projektbuxhetit të MIE për vitin 2027 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. ...
11/11/2026

Enea Karakaçi Prezantimi i projektbuxhetit të MIE për vitin 2027 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Një projektbuxhet i orientuar drejtë vijimit të projekteve strategjike, hapjes së investimeve të reja dhe modernizimit të infrastrukturës në të gjithë territorin. Projekte në infrastrukturë, transport, energji dhe ujësjellës-kanalizime që i përgjigjen zhvillimit ekonomik të vendit.

11/11/2026

Buxheti 2027 # Investime dhe projekte në çdo sektor. Një buxhet që i përgjigjet zhvillimit ekonomik e turistik të vendit.

08/11/2026

Enea Karakaçi Milot Balldren, rruga që do të relaksojë trafikun drejt Shkodrës, gati lidhja e kontratës

  Enea Karakaçi Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku rritja e numrit të destinacioneve dhe kompanive low cost, k...
07/11/2026

Enea Karakaçi Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku rritja e numrit të destinacioneve dhe kompanive low cost, ka shtuar ndjeshëm fluksin e lëvizjes, duke arritur vit pas viti shifra rekord sa i takon numrit të pasagjerëve. Më shumë se 13.5 milionë pasagjerë të përpunuar janë parashikimet për këtë vit. Strukturat tona janë angazhuar maksimalisht për menaxhimin e të gjithë këtij fluksi, pa krijuar asnjë problematikë apo vonesa.

07/11/2026

Enea Karakaçi ✈️ Rritja e flotës dhe shtimi i destinacioneve nga operatorët low cost, janë një tregues i zhvillimit të aviacionit në Shqipëri, falë reformave të ndërmarra ndër vite nga Qeveria Shqiptare, liberalizimit të tregut ajror dhe uljes së tarifës për pasagjerët. Aeroporti i Rinasit vijon të jetë më i madhi në rajon, ndërsa për vitin 2026 parashikohet një rritje prej 18.3% e trafikut ajror dhe përpunimi i mbi 13.5 milionë pasagjerëve, më shumë se trefishi i vitit 2019 🇦🇱

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share