22/11/2026
📍Durrës - Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Durrësit janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Si rezultat gjatë një javë, janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave, janë vendosur 1,707 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
- 60 masa për parakalime të gabuara;
- 1379 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
- 8 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
- 108 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 43 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 109 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet e Policisë Rrugore të Durrësit do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore!
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!