15/09/2026
🇦🇱 Pata kënaqësinë të mirëpres në KQZ Shqiperi Zëvendëspresidentin për Programet dhe Strategjinë në IFES, z. Christopher Le Mon, si dhe Drejtorin e IFES për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, z. Nermin Nišić.
Gjatë takimit diskutuam mbi çështje me rëndësi për zhvillimin dhe modernizimin e proceseve zgjedhore, duke u fokusuar në:
• Sfidat dhe mundësitë e përdorimit të teknologjisë së informacionit në administrimin e proceseve zgjedhore;
• Përdorimin dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në administrimin, monitorimin dhe integritetin e zgjedhjeve;
• Forcimin e programeve të trajnimit dhe edukimit zgjedhor si faktor kyç për garantimin e proceseve zgjedhore profesionale, transparente dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
🤝Gjithashtu, diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet KQZ-së, Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), me synim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e inovacionit në administrimin zgjedhor.
Vlerësojmë ekspertizën që IFES ka mbi sistemet dhe proceset zgjedhore në mbarë botën dhe besojmë se bashkëpunimi KQZ-IFES do të të kontribuojë në forcimin e integritetit, profesionalizmit dhe besimit publik në proceset zgjedhore në Shqipëri.
Bashkëbiseduesit vlerësuan përparimin e dallueshëm që ka bërë KQZ në administrimin e zgjedhjeve, veçanërisht me zhvillimet digjitale. Përdorimi i AI në zgjedhje, përfshi këtu edhe procesin e numërimit të votave, përbën një zhvillim unik në rrethin e administratave zgjedhore jo vetëm në rajon, por edhe edhe në botë.🗳️