09/11/2026
Si è svolta presso l’Università di Pristina la cerimonia conclusiva del Master internazionale “Be Smart in the City”.
Ideato e coordinato da SmartCity Corporation, in collaborazione con l’Università di Pristina e l’Università di Scienze Applicate di Ferizaj, il percorso ha unito formazione e attività sul campo per rafforzare le competenze nella pianificazione urbana integrata, nell’innovazione digitale e nella gestione sostenibile delle città.
Alla cerimonia ha partecipato Letizia Fischioni, Vice Titolare di AICS Tirana, che ha sottolineato come l’istruzione offra conoscenze e fiducia per scegliere il proprio percorso e partecipare pienamente alla società. I suoi benefici si estendono all’intera comunità: investire nella formazione oggi significa rafforzare la capacità di affrontare le sfide comuni e prepararsi al futuro.
La presentazione dei lavori, la mostra e la consegna dei certificati hanno concluso il percorso di scambio tra competenze italiane e kosovare.
Il Master è stato realizzato nell’ambito del progetto OPIK – Occupazione Produttiva e Inclusiva in Kosovo, finanziato dall’Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo e attuato da CELIM insieme ai partner, con il supporto dell’Ambasciata d’Italia a Pristina, per promuovere competenze, occupazione e imprenditoria di giovani, donne e persone a rischio di esclusione economica.
******
Në Universitetin e Prishtinës, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e Masterit ndërkombëtar “Be Smart in the City”.
I konceptuar dhe I bashkerenduar nga SmartCity Corporation, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, programi ndërthuri formimin akademik me aktivitetet në terren, me synim forcimin e aftësive në planifikimin e integruar urban, inovacionin digjital dhe menaxhimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në ceremoni mori pjesë Letizia Fischioni, Z/Drejtoreshë e AICS Tirana, e cila theksoi se arsimi ofron njohuritë dhe besimin e nevojshëm për të zgjedhur rrugën dhe për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në shoqëri. Përfitimet e tij shtrihen në të gjithë komunitetin: të investosh sot në arsim dhe formim do të thotë të forcosh aftësinë për t’u përballur me sfidat e përbashkëta dhe për t’u përgatitur për të ardhmen.
Prezantimi i punimeve, ekspozita dhe dorëzimi i certifikatave përmbyllën këtë rrugëtim dhe shkëmbimi pervajash mes ekspertizës italiane dhe asaj kosovare.
Masteri u realizua në kuadër të projektit OPIK – Punësim Produktiv dhe Gjithëpërfshirës në Kosovë, financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe zbatuar nga CELIM së bashku me partnerët, me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, me synim promovimin e aftësive, punësimit dhe sipërmarrjes për të rinjtë, gratë dhe personat në rrezik të përjashtimit ekonomik.
Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo
Ambasciata d'Italia a Pristina - Embassy of Italy in Pristina
CELIM Milano