Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Tiranë

Directions

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Tiranë Ka fokus të veçantë në ruajtjen, menaxhimin, administrimin e burimeve natyrore në zonat e mbrojtura

Mirëmëngjes nga Parku Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”. 🌲 💫  🇦🇱  🌼
18/11/2026

Mirëmëngjes nga Parku Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”.

🌲 💫 🇦🇱 🌼

🗓️ Në kuadër të programit të edukimit mjedisor, AdZM Tiranë zhvilloi një aktivitet me nxënësit e 🏫 shkollës 9-vjeçare “T...
16/11/2026

🗓️ Në kuadër të programit të edukimit mjedisor, AdZM Tiranë zhvilloi një aktivitet me nxënësit e 🏫 shkollës 9-vjeçare “Tufinë”, me temë “Mozaiku i habitateve natyrore”.
🌿Përmes përdorimit të materialeve natyrore, si gjethe, degë, gurë, myshk dhe boçe pishe, 👦👧nxënësit realizuan punime krijuese që pasqyronin habitate të ndryshme, si pyjet, livadhet dhe mjediset ujore.
🎨 Aktiviteti nxiti kreativitetin, bashkëpunimin dhe vëzhgimin e elementeve natyrore, duke i ndihmuar nxënësit të kuptojnë lidhjen mes gjallesave dhe habitateve ku ato jetojnë, si dhe rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit.
💚 Përmes aktiviteteve të tilla, AdZM Tiranë vijon të promovojë edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri për mbrojtjen e natyrës dhe pasurive të saj.

Çdo habitat është një mozaik jete, ku çdo element ka rëndësinë e vet! 🌍

🌲 💫 🇦🇱 🌼

13/11/2026
🌲🌳 Pyjet e Dajtit strehojnë një larmi kërpudhash, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ekuilibrin e ekosistemeve pyjore...
13/11/2026

🌲🌳 Pyjet e Dajtit strehojnë një larmi kërpudhash, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ekuilibrin e ekosistemeve pyjore. Përmes dekompozimit të lëndës organike, ato kontribuojnë në riciklimin e lëndëve ushqyese dhe pasurimin e tokës.

🍄 1. Hypholoma fasciculare – Kërpudhë me ngjyrë të verdhë në portokalli, që rritet në grupe mbi trungje dhe dru të kalbur. Është specie helmuese që mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale ndërsa nga ana tjetër ajo kontribuon në dekompozimin e drurit.

🍄 2. Trametes versicolor – Kërpudhë me formë freskoreje dhe me breza koncentrikë me ngjyra të ndryshme. Njihet si “Bishti i gjelit të detit” dhe ndihmon në zbërthimin e drurit të kalbur, duke rikthyer lëndët ushqyese në ekosistem.

🌿 Në kuadër të edukimit mjedisor, AdZM Tiranë zhvilloi një aktivitet me 👧👦 nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar “Bah...
09/11/2026

🌿 Në kuadër të edukimit mjedisor, AdZM Tiranë zhvilloi një aktivitet me 👧👦 nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar “Bahri Nela”, duke i kthyer ata në 🔎 eksplorues të vegjël të natyrës.🏞️

🍃 Përmes lojës dhe vëzhgimit në natyrë, nxënësit u angazhuan në zbulimin dhe mbledhjen e materialeve natyrore, si 🍂 gjethe, 🌿 degëza, 🪨 gurë, 🌰 fara, fruta të rëna dhe 🌸 lule.

🧺 Më pas, duke përdorur kuti të ndara në hapësira të veçanta, ata klasifikuan dhe organizuan gjetjet e tyre, duke krijuar koleksionin e vogël të natyrës.

🌱 Ky aktivitet ndërthur të nxënit me lojën dhe përvojën praktike, duke nxitur kureshtjen, vëmendjen ndaj detajeve, kreativitetin dhe njohjen më nga afër të pasurisë natyrore që na rrethon.

💚 Sepse natyra është një klasë e hapur, ku çdo zbulim i vogël kthehet në një mundësi të re për të mësuar dhe për ta mbrojtur atë!

🌲 💫 🇦🇱 🌼

Mirëmëngjes nga 🍁 Parku Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”.⛰️  🌳   🇦🇱   🌼   🏔️
06/11/2026

Mirëmëngjes nga 🍁 Parku Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”.⛰️

🌳 🇦🇱 🌼 🏔️

💧🌿 Një angazhim i përbashkët për ujëra më të pastra!Në kuadër të Javës Kombëtare të Ujit, stafi i AdZM Tiranë së bashku ...
02/11/2026

💧🌿 Një angazhim i përbashkët për ujëra më të pastra!

Në kuadër të Javës Kombëtare të Ujit, stafi i AdZM Tiranë së bashku me nxënësit e 🏫 shkollës 9-vjeçare “Hamdi Mansaku”, realizoi një aksion pastrimi pranë lumit të Tiranës. 🧤🗑️ 💦

Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të ndërthurur ndërgjegjësimin me veprimin konkret, duke nxitur te nxënësit kujdesin për pastërtinë e lumenjve dhe përgjegjësinë ndaj burimeve ujore. ♻️

Çdo veprim i vogël ka rëndësi në ruajtjen e pasurive tona natyrore. 💙

🌲 💫 🇦🇱 🌼

Mirëmëngjes nga Monumenti i Natyrës “Shkalla e Tujanit”! 🏞️Me formacionet e saj mbresëlënëse shkëmbore dhe peizazhin kar...
02/11/2026

Mirëmëngjes nga Monumenti i Natyrës “Shkalla e Tujanit”! 🏞️

Me formacionet e saj mbresëlënëse shkëmbore dhe peizazhin karakteristik, Shkalla e Tujanit përfaqëson një nga bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”. ⛰️🌿

Një pasuri natyrore që na fton ta zbulojmë, ta vlerësojmë dhe ta mbrojmë. 💚

🌲 💫 🇦🇱 🌼

⛰️ 🍂 Madhështia e maleve, relievi i veçantë dhe hapësirat e gjera natyrore e bëjnë Parkun Natyror “Mali me Gropa-Bizë -M...
28/10/2026

⛰️ 🍂 Madhështia e maleve, relievi i veçantë dhe hapësirat e gjera natyrore e bëjnë Parkun Natyror “Mali me Gropa-Bizë -Martanesh”, një nga peizazhet më tërheqëse për t’u eksploruar në çdo stinë. 🌿🍁

Një pasuri natyrore që ruan vlera të rëndësishme të biodiversitetit dhe ofron pamje mbresëlënëse për të gjithë ata që e vizitojnë. 🏞️ 💚

🌳 🇦🇱 🌼 🏔️

Mirëmëngjes nga 🌄 Parku Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”. 🌲 💫  🇦🇱  🌼
26/10/2026

Mirëmëngjes nga 🌄 Parku Natyror “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”.

🌲 💫 🇦🇱 🌼

Address

Tirane
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share