Dhoma Kombetare E Ndermjetesve

Dhoma Kombetare E Ndermjetesve Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dhoma Kombetare E Ndermjetesve, Government Organization, Rruga Brigada e 8-te Pallati 8, kati 4, Ap 1, Tirana.

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve (DHKN) është Ent Publik Juridik që ushtron veprimtarinë e saj të pavarur nga shteti dhe funksionet e saj rregullohen nga Ligji nr.10385/2011 i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Më 21 korrik 2026, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, në bashkëpunim me partnerët e saj, zhvilloi aktivitetin "One Open Med...
28/07/2026

Më 21 korrik 2026, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, në bashkëpunim me partnerët e saj, zhvilloi aktivitetin "One Open Mediation Day" me të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës dhe studente!

Përmes lojërave, pikturës, punës në grup dhe krijimit të videove promovuese, të rinjtë eksploruan në mënyrë kreative se si konfliktet mund të zgjidhen përmes dialogut, mirëkuptimit dhe . Ky aktivitet synoi të promovojë kulturën e komunikimit dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve tek brezi i ri.

🙏 Falënderojmë QPKMR dhe CSSP për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj nisme, si dhe të gjithë të rinjtë për energjinë, kreativitetin dhe angazhimin e tyre.

💬 Ndërmjetësimi fillon me dialogun. Le ta ndërtojmë së bashku një kulturë paqeje dhe mirëkuptimi.

Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP Mediation Albania me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara Dhoma Kombetare E Ndermjetesve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

📍 Më 3 qershor 2026, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve organizoi në Vlorë seminarin me temë “Ndërmjetësimi dhe Ndihma Jurid...
04/06/2026

📍 Më 3 qershor 2026, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve organizoi në Vlorë seminarin me temë “Ndërmjetësimi dhe Ndihma Juridike Falas”, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësve dhe ofruesve të ndihmës juridike falas për të rritur aksesin në drejtësi, veçanërisht për grupet vulnerabël.
🤝 Seminari mblodhi së bashku përfaqësues të qendrave të ndihmës juridike falas, ofrues të shërbimeve sociale dhe ndërmjetës, duke krijuar një hapësirë të vlefshme dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
⚖️ Gjatë diskutimeve u theksua roli i ndërmjetësimit si një mekanizëm efektiv, i shpejtë dhe pa kosto për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe rëndësia e orientimit të qytetarëve drejt këtij shërbimi për të siguruar akses më të gjerë në drejtësi dhe zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve.
✨ Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve mbetet e angazhuar për promovimin e kulturës së dialogut, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi vlerat dhe përfitimet e ndërmjetësimit në shoqëri.

Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP Mediation Albania me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga Bashkimi Evropian!

🌟 Rinia që ndërton paqen përmes dialogut! 🌟Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve vijon angazhimin e saj në promovimin e kulturë...
21/03/2026

🌟 Rinia që ndërton paqen përmes dialogut! 🌟
Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve vijon angazhimin e saj në promovimin e kulturës së dialogut dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve tek të rinjtë.
✨ Më 17 mars 2026 u zhvillua aktiviteti përmbyllës i një fushate ndërgjegjësimi me pjesëmarrjen e nxënësve nga gjimnazet “Sami Frashëri” dhe “Sevasti Qiriazi” në Tiranë.
🤝 Përmes një procesi të vazhdueshëm trajnimi dhe bashkëpunimi, të rinjtë prezantuan produkte konkrete dhe kreative – postera, broshura dhe një video – të cilat promovojnë ndërmjetësimin mes bashkëmoshatarëve, nën moton:
🗣️ “Të ndërtojmë kulturën e dialogut tek të rinjtë përmes fuqisë së ndërmjetësimit”.
🌱 Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve inkurajon përhapjen e këtyre praktikave edhe në institucione të tjera arsimore, me synim fuqizimin e rolit të të rinjve si promotorë të dialogut dhe mirëkuptimit.
🙏 Një falënderim i veçantë për bashkëpunëtorët tanë, e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR), Ministrinë e Drejtësisë për mbështetjen dhe partenerëve tanë CSSP Mediation Albania dhe QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP- Berlin Center for Integrative Mediation me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara (QSHPLI) në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga Bashkimi Evropian!

Më 19 dhjetor 2025, në ambientet e Innovation Hub – Piramida, Tiranë, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve në bashkëpunim me D...
22/12/2025

Më 19 dhjetor 2025, në ambientet e Innovation Hub – Piramida, Tiranë, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve në bashkëpunim me Drejtorine e Ndihmës Juridike Falas, organizoi seminarin me temë “Ndërmjetësimi dhe Ndihma Juridike Falas”, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes ndërmjetësve dhe ofruesve të ndihmës juridike falas, në shërbim të grupeve vulnerabël dhe rritjes së aksesit në drejtësi.
Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues nga qendra të falas, ofrues të shërbimit dhe , si dhe , duke adresuar çështje të rëndësishme në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe garantimit të shërbimeve për këto grupe.
🤝 Seminari nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ofrimin e shërbimeve juridike më të aksesueshme dhe në dobi të qytetarëve.
Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP Mediation Albania me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

18/11/2025

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve vijon të punojë çdo ditë për të promovuar kulturën e dialogut dhe zgjidhjes pa konflikte, duke ofruar profesionistë të certifikuar dhe shërbime të aksesueshme për të gjithë.

🤝 Ndërmjetësimi = zgjidhje inteligjente, humane dhe efikase.

https://www.facebook.com/share/v/1BmvtKgfGp/?mibextid=wwXIfr

Më 14 nëntor 2025, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve zhvilloi një seminar informues në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe...
18/11/2025

Më 14 nëntor 2025, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve zhvilloi një seminar informues në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Lezhë, me pjesëmarrjen e bizneseve nga sektorë të ndryshëm të Qarkut Lezhë.
Gjatë aktivitetit u diskutuan sfidat dhe konfliktet më të shpeshta me të cilat përballen bizneset, si dhe u theksua se sa i rëndësishëm është ndërmjetësimi si një mjet praktik dhe efektiv për zgjidhjen pa gjyq të mosmarrëveshjeve — duke ofruar shpejtësi, efikasitet dhe kosto të ulët.
Në përfundim, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi midis Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Dhomës së Tregtisë & Industrisë Lezhë, e cila synon të forcojë partneritetin dhe të promovojë shërbimet e ndërmjetësimit në komunitetin e biznesit.

Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP Mediation Albania me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

🌟 Rinia që sjell paqe! 🌟Më 6 nëntor 2025 nisëm një udhëtim të ri me të rinjtë e shkollave të mesme në Tiranë – për të pr...
10/11/2025

🌟 Rinia që sjell paqe! 🌟
Më 6 nëntor 2025 nisëm një udhëtim të ri me të rinjtë e shkollave të mesme në Tiranë – për të promovuar ndërmjetësimin dhe dialogun paqësor. 🤝💬
Ata ndanë ide konkrete për mënyrën se si e kuptojnë konfliktin dhe si mund ta zgjidhin me mirëkuptim e bashkëpunim. 🌱
Energjia, kreativiteti dhe pozitiviteti i tyre janë frymëzim për një të ardhme më paqësore dhe më të begatë. ✨💪


Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP Mediation Albania me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

Me datë 3 tetor 2025, në   u zhvillua një takim me specialistë të Policisë së Shtetit të këtij qyteti. Takimi kishte në ...
17/10/2025

Me datë 3 tetor 2025, në u zhvillua një takim me specialistë të Policisë së Shtetit të këtij qyteti. Takimi kishte në fokus prezantimin e kuadrit ligjor të ndërmjetësimit, të ndërthurur me veprat penale që mund të zgjidhen përmes kësaj procedure. U theksua fuqia parandaluese dhe restauruese që ofron ndërmjetësimi në zgjidhjen e konflikteve, si një mjet për një shoqëri më paqësore dhe një komunitet ku respektohen vlerat dhe dialogu, si themeli i një bashkëjetese të shëndetshme.
Në këtë qytet, falë punës së palodhur të ndërmjetëses që është angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e konflikteve, janë regjistruar shumë raste të zgjidhura me sukses përmes ndërmjetësimit.
Vëmendje e veçantë iu kushtua të miturve në konflikt me ligjin, ku ndërmjetësimi përfaqëson një formë të drejtësisë restauruese.
Zgjidhni , si mjeti i vetëm që jo vetëm dhe , por edhe zbut dhe shuan pasojat e veprës penale!
Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” i zbatuar nga CSSP Mediation Albania me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhoma Kombetare E Ndermjetesve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

Me datë 11 shtator 2025, organizuam në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Zyrën e Ndihmës Juridike Falas të kësaj Bashkie...
01/10/2025

Me datë 11 shtator 2025, organizuam në Bashkinë Përmet në bashkëpunim me Zyrën e Ndihmës Juridike Falas të kësaj Bashkie, seminarin mbi referimin e rasteve në nga ofruesit e shërbimeve të .
Takimi ishte shumë i dobishëm për të krijuar sinergji të reja bashkëpunimi midis dhomës së ndërmjetësve dhe ofruesve të ndihmës juridike falas në Përmet por edhe në Gjirokastër ku projekti ka angazhuar një ndërmjetëse në mbështetje të grupeve në nevojë.
Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” të cilin po e zbatojnë CSSP- Berlin center for Integrative Mediation me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhomen Kombetare te Ndermjetesve (DHKN) dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

📅 Më 7 korrik 2025, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizoi me sukses cerem...
10/07/2025

📅 Më 7 korrik 2025, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizoi me sukses ceremoninë e „Ditës Kombëtare të Ndërmjetësimit“.
Ky event i rëndësishëm konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fortë të të gjithë aktorëve kyç në sistemin e drejtësisë për zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmjetësimit në Shqipëri.
🔹 Jemi krenarë për rrugën që po ndërtojmë së bashku dhe të vetëdijshëm për sfidat që na presin, por gjithashtu të motivuar nga vlerësimi dhe besimi që po fitojmë dita-ditës.
✨ Një kënaqësi e veçantë ishte edhe shpërndarja e certifikatave për kolegët e rinj, të cilët shumë shpejt do t’i bashkohen këtij profesioni fisnik dhe me ndikim të madh në shoqëri.

Aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja e aksesit të qytetarëve në drejtësi nëpërmjet ndërmjetësimit në Shqipëri” të cilin po e zbaton CSSP Mediation Albania me QSHPLI - Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, i financuar nga European Union in Albania!

Address

Rruga Brigada E 8-te Pallati 8, Kati 4, Ap 1
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 10:00 - 15:00

Telephone

+355698483173

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dhoma Kombetare E Ndermjetesve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share