COD - Center For Openness And Dialogue

COD - Center For Openness And Dialogue Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from COD - Center For Openness And Dialogue, Government Organization, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tirana.

Ju mirëpresim në një bisedë me autorin më të njohur ukrainas bashkëkohor për romanin e tij “Turneu i Xhimi Hendriksit në...
15/09/2026

Ju mirëpresim në një bisedë me autorin më të njohur ukrainas bashkëkohor për romanin e tij “Turneu i Xhimi Hendriksit në Lviv”. Biseda do te ndalet te libri dhe kujtesa kolektive, me një Ukrainë të sjelle plot stil nga Kurkov.

16 shtator 11:00
Biblioteka e COD

COD mirëpret në bisedë një nga shkrimtarët më të njohur ukrainas, Andrej Kurkov, për të folur rreth librit të tij “Turne...
09/09/2026

COD mirëpret në bisedë një nga shkrimtarët më të njohur ukrainas, Andrej Kurkov, për të folur rreth librit të tij “Turneu i Xhimi Hendriksit në Lviv”, nominuar për International Booker Prize.

Andrej Kurkov është një nga shkrimtarët dhe romancierët bashkëkohorë më të njohur ukrainas. Autor i 19 romaneve, të përkthyer në shumë gjuhë dhe të lexuar gjerësisht nga publiku ndërkombëtar.

Ngjarjet zhvillohen në Lviv, vite pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, ku përmes personazheve, Kurkov shkruan “një letër dashurie për Lviv, qytetin kulturor dhe gjuhësor të Ukrainës” siç shprehet dhe The Guardian.

Përkthyer: Bujar Hudhri
Shtëpia botuese Onufri

Më 5 shtator kujtojmë Shën Terezën e Kalkutës, figurën e jashtëzakonshme që ia kushtoi jetën dashurisë, dhembshurisë dhe...
05/09/2026

Më 5 shtator kujtojmë Shën Terezën e Kalkutës, figurën e jashtëzakonshme që ia kushtoi jetën dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit, duke u shndërruar në një simbol universal të humanizmit.

Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Ambasadën e Indisë në Shqipëri, sjell më 18 shtator 2026, ekspozitën fotografike “Shën Nënë Tereza – Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi”, kushtuar figurës që mishëron lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe Indisë, si dhe në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Indi.

30 fotografitë e ekspozuara dokumentojnë momente nga vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, si edhe nga ceremonia e funeralit të saj në Indi, duke na sjellë pranë çaste të rralla dhe duke rikthyer në vëmendjen e publikut një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë. 🕊️

31/08/2026
19/08/2026

Në Ditën Botërore të Fotografisë, COD sjell në vëmendje fuqinë e fotografisë si një formë dokumentimi, kujtese dhe shprehjeje artistike. Ndër vite, fotografia ka zënë një vend të rëndësishëm në programin e COD-it, duke sjellë autorë të njohur, qasje të ndryshme dhe narrativa të treguara përmes imazhit.

Me fotografinë si pjesë të pandashme të programit të tij, përmes ekspozitave, workshopeve, aktiviteteve edukative dhe formateve të tjera publike, COD ka kontribuar në afrimin e publikut me këtë medium dhe në nxitjen e një leximi më të thellë të fotografisë si dëshmi, gjurmë dhe mjet reflektimi.

Më 19 gusht, vlerësojmë rolin e fotografisë në ruajtjen e kujtesës dhe në përcjelljen e historive nga një brez te tjetri. Për COD-in, fotografia mbetet një pjesë e rëndësishme e dialogut kulturor dhe e mënyrës se si dokumentojmë, kujtojmë dhe interpretojmë botën që na rrethon.

14/08/2026

Tema globale e CreativeMornings për muajin gusht është PALM, rreth së cilës do të flitet në 253 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar Deni Sanxhaku, aktiviste për të drejtat e njeriut si dhe organizatore komunitare, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.

“Palma është një simbol i fuqishëm i qëndresës — një pemë që rritet e lulëzon edhe në tokën më të vështirë. Për mua, kjo qëndresë pasqyron rrugëtimin tim si aktiviste, si grua që ngre zërin brenda një shoqërie tradicionale të mbrujtur nga patriarkati, dhe si instruktore e praktikave shëruese që i udhëheq të tjerët drejt lidhjes me brishtësinë e tyre. Ashtu si palma që mban rrënjë të thella nën rërën e shkretëtirës, edhe Shqipëria ka dëshmuar si shpresa mund të rilindë kur dukej krejtësisht e humbur, siç ndodhi me “revolucionin e flamingove”. Një çast kolektiv që solli ndryshim pikërisht atëherë kur besimi për të ardhmen dukej më i brishtë se kurrë.”

Deni Sanxhaku është aktiviste për të drejtat e njeriut, organizatore komunitare dhe bursiste e programit Chevening, me mbi një dekadë përvojë në fushën e drejtësisë gjinore e LGBTQ+, aktivizmit klimatik dhe ngritjes së lëvizjeve komunitare në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Bashkëthemeluese e Kolektivit Feminist, ajo krijon hapësira të sigurta dhe të ndërthurura që vendosin në qendër zërat e margjinalizuar nga shoqëria. Së fundi ka themeluar Open Space Tirana, një hapësirë gjithëpërfshirëse për joga, mirëqënie dhe fuqizim, ku mbështet qëndresën, dialogun dhe shërimin kolektiv.

Eventi do të mbahet të premten, datë 28 gusht, ora 10:00, te Libraria BABEL.

13/08/2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, COD vë në fokus rolin e të rinjve si një forcë krijuese dhe aktive në zhvillimin kulturor e shoqëror. Të rinjtë kanë qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së COD-it, përmes programeve dhe aktiviteteve të vazhdueshme që nxisin edukimin, kreativitetin, dialogun dhe përfshirjen e tyre në jetën kulturore.

Ndër vite, COD ka mirëpritur ekspozita, biseda, workshop-e, programe edukative dhe iniciativa të dedikuara për të rinjtë, duke krijuar hapësira për të eksploruar artin dhe kulturën, për t’u përballur me ide të reja dhe për të shprehur vizionin e tyre.

12 gushti është një moment për të vlerësuar energjinë dhe kontributin e brezit të ri, si dhe perspektivat e reja që të rinjtë sjellin në kulturën e sotme dhe në mënyrën se si ajo zhvillohet e transformohet.

Kujtojmë ekspozitën "Salvador Dalí" në COD.Gjatë muajve prill–maj 2026, COD mirëpriti ekspozitën "Salvador Dalí", me vep...
06/08/2026

Kujtojmë ekspozitën "Salvador Dalí" në COD.

Gjatë muajve prill–maj 2026, COD mirëpriti ekspozitën "Salvador Dalí", me vepra të piktorit me famë botërore, pjesë e koleksionit Christine Argillet.

Përmes 81 veprave që përfshijnë periudhën nga viti 1934 deri në 1972, Dalí na tregoi se si ngërçi i imazheve dhe simboleve të brendshme të psikikës shndërrohet në art, duke çliruar hapësira të reja në rrugëtimin e njohjes së vetes së artistit.

Salvador Dalí (1904–1989) ishte një nga artistët më të shquar të shekullit XX dhe figura më emblematike e surrealizmit. I njohur për imagjinatën e pakufishme dhe universin e tij simbolik në pikturë, ai u shqua edhe në grafikë, skulpturë, dizajn, film dhe letërsi, duke lënë një trashëgimi artistike me ndikim të jashtëzakonshëm në historinë e artit modern, që sfidon kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit.

E kuruar nga vetë koleksionistja Christine Argillet, ekspozita "Salvador Dalí" u vizitua nga mbi 3,900 vizitorë vendas dhe të huaj, duke u bërë një nga ekspozitat ndërkombëtare më të ndjekura të prezantuara në COD.

03/08/2026

SIMON SHIROKA NË BIBLIOTEKËN E COD

Biblioteka e COD-it ruan një koleksion të pasur katalogësh artistikë, mes të cilëve edhe botimin kushtuar Simon Shirokës, një prej mjeshtërve më të shquar të filigranit shqiptar dhe një figurë e veçantë e artit pamor të Kosovës.

Simon Shiroka (1927–1994), i lindur në Prizren, e ngriti filigranin nga një mjeshtëri tradicionale në një formë të mirëfilltë shprehjeje artistike. Duke kombinuar teknikën e hollë të përpunimit të argjendit me elemente të folklorit, ornamentikës, simboleve dhe kompozimeve bashkëkohore, ai krijoi vepra unike që bashkojnë artin dekorativ me skulpturën dhe pikturën. Krijimtaria e tij mbetet një dëshmi e pasurisë së traditës së filigranit prizrenas dhe ndikimit të saj në artin modern shqiptar.

Botimi është i aksesueshëm në Bibliotekën e COD-it për publikun e interesuar në kërkime apo studime artistike dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të njohin nga afër krijimtarinë e një prej emrave më të rëndësishëm të filigranit dhe artit bashkëkohor shqiptar.

Kujtojmë ekspozitën "Dreams Within a Dream" në COD.Gjatë muajve prill–maj 2024, COD mirëpriti ekspozitën “Dreams Within ...
30/07/2026

Kujtojmë ekspozitën "Dreams Within a Dream" në COD.

Gjatë muajve prill–maj 2024, COD mirëpriti ekspozitën “Dreams Within a Dream" të piktorit Nazmi Hoxha. Përmes 123 pikturave të realizuara në periudha të ndryshme të krijimtarisë së autorit, ekspozita shpalosi tematika të ndryshme, nga portretet e figurave të shquara shqiptare, te figura e gruas, peizazhet, natyra dhe kompozimet abstrakte, ku ngjyrat, format dhe atmosfera krijojnë një dimension të ngjashëm me botën e ëndrrës.

Nazmi Hoxha është një piktor shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej shumë vitesh, i cili pas një periudhe të gjatë pa ekspozuar në Shqipëri, erdhi në COD me një ekspozitë ku vizitorët patën mundësinë të njiheshin me tema, qasje dhe teknika që kanë shoqëruar të gjithë krijimtarinë e autorit.

Address

Bulevardi “Dëshmorët E Kombit”
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:30 - 14:00
17:00 - 20:00
Tuesday 09:30 - 14:00
17:00 - 20:00
Wednesday 09:30 - 14:00
17:00 - 20:00
Thursday 09:30 - 14:00
17:00 - 20:00
Friday 09:00 - 14:00
17:00 - 20:00
Saturday 09:30 - 12:00

Telephone

+355 4 227 7546

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when COD - Center For Openness And Dialogue posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to COD - Center For Openness And Dialogue:

Shortcuts

Share