Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore, Government Organization, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr 33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tirana.

💧Më 17 korrik 2026, në kampin "Neptun", në Plazhin e Madh të Ulqinit, u zhvillua aktiviteti "Dita e Pellgut të Drinit 20...
28/07/2026

💧Më 17 korrik 2026, në kampin "Neptun", në Plazhin e Madh të Ulqinit, u zhvillua aktiviteti "Dita e Pellgut të Drinit 2026", i organizuar nga Green Home dhe INCA, me pjesëmarrjen e institucioneve, vetëqeverisjeve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

🤝🏻 Aktiviteti u fokusua në:

• sfidat e përbashkëta mjedisore;
• ndikimin e ndryshimeve klimatike;
• menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në Pellgun e Drin-Bunës.

💬 Gjatë panelit të diskutimit, përfaqësuesit e AMBU prezantuan progresin e deritanishëm në shkëmbimin e të dhënave dhe punën e grupeve të përbashkëta teknike, duke theksuar angazhimin për një proces gjithëpërfshirës konsultimi me komunitetet në të dy anët e kufirit në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Basenit Drin–Bunë.

🌊 Aktiviteti vijoi me një vizitë në terren në Plazhin e Madh të Ulqinit, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me sfidat dhe rëndësinë e menaxhimit të këtij ekosistemi unik ndërkufitar.

💧AMBU mori pjesë në Takimin e 3-të të Komitetit Drejtues dhe Takimin e 4-t të Ekspertëve të projektit DIKTAS II, të zhvi...
22/07/2026

💧AMBU mori pjesë në Takimin e 3-të të Komitetit Drejtues dhe Takimin e 4-t të Ekspertëve të projektit DIKTAS II, të zhvilluar më 8–10 korrik 2026 në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë. 🇧🇦

🤝🏻 Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e vitit të parë të projektit dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për forcimin e qeverisjes së ujërave nëntokësore ndërkufitare.

🎯 Në fokus ishin zhvillimi i rrjetit të integruar të monitorimit, Programet e Përbashkëta të Veprimit dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve partnere.

🌍 Pjesëmarrja e AMBU-së kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbështet përmirësimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në përputhje me objektivat e projektit.

Sot u zhvillua Takimi me Palët e Interesit për Planin e Zbatimit të Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare (MSFD), në k...
09/07/2026

Sot u zhvillua Takimi me Palët e Interesit për Planin e Zbatimit të Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare (MSFD), në kuadër të projektit EU4Rivers, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit, me fokus avancimin e zbatimit të Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare në Shqipëri. 🇦🇱🇪🇺

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi kërkesat e direktivës, forcimin e kapaciteteve institucionale, rezultatet paraprake të vlerësimit të mjedisit detar, si dhe hapat e mëtejshëm për hartimin dhe zbatimin e Planit të Zbatimit. 📝

Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të ekspertizës, AMBU vijon të kontribuojë në përmbushjen e standardeve evropiane për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit detar. 🌍🤝🏻

🤝🏻 AMBU dhe ASPA nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e ujërave💧So...
24/06/2026

🤝🏻 AMBU dhe ASPA nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e ujërave💧

Sot, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), e përfaqësuar nga Drejtorja e Përgjithshme, znj. Anila Shehu, dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), e përfaqësuar nga Drejtorja e Përgjithshme, znj. Emona Boçe, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në fushën e menaxhimit dhe monitorimit të burimeve ujore.

🎯 Marrëveshja synon:

✅ Zhvillimin e programeve të trajnimit për administratën publike;
✅ Rritjen e ekspertizës në menaxhimin e integruar të burimeve ujore;
✅ Mbështetjen e zbatimit të legjislacionit kombëtar dhe acquis të Bashkimit Evropian në sektorin e ujit;
✅ Promovimin e praktikave të qëndrueshme për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave.

🌍 Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të administrimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e ekspertizës institucionale dhe përmbushjen e standardeve evropiane në sektorin e ujit.

💧🌍 AMBU mori pjesë në Takimin Rajonal Konsultativ të projektit ONE WATER II, të zhvilluar më 5 qershor në Strugë, duke p...
19/06/2026

💧🌍 AMBU mori pjesë në Takimin Rajonal Konsultativ të projektit ONE WATER II, të zhvilluar më 5 qershor në Strugë, duke përfaqësuar Shqipërinë në diskutimet për të ardhmen e qeverisjes së burimeve ujore në Ballkanin Perëndimor.

🤝🏻 Takimi mblodhi ekspertë, institucione përgjegjëse për menaxhimin e ujërave dhe përfaqësues të sektorit privat, të cilët diskutuan mbi përafrimin e politikave të ujit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, reformat në sektor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

🇪🇺 Në kuadër të nismës ONE WATER II, të zbatuar nga CIHEAM Bari në partneritet me One Water Committee, ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt Forumit Euro-Mesdhetar të Ujit që do të zhvillohet në Romë.

🌊 Pjesëmarrja në nisma të tilla forcon bashkëpunimin rajonal, nxit shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe mbështet menaxhimin e integruar e të qëndrueshëm të burimeve ujore.

✅ AMBU mbetet e angazhuar në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe harmonizimin e sektorit të ujërave me standardet evropiane. 🇦🇱🇪🇺

🌊 Ekspeditë monitoruese dhe trajnuese për mjedisin detar në Vlorë 🇦🇱📅 Gjatë datave 9–12 qershor 2026, në Vlorë u zhvillu...
17/06/2026

🌊 Ekspeditë monitoruese dhe trajnuese për mjedisin detar në Vlorë 🇦🇱

📅 Gjatë datave 9–12 qershor 2026, në Vlorë u zhvillua me sukses ekspedita e parë monitoruese dhe trajnuese në terren për zbatimin e Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare, me mbështetjen e projektit EU4Rivers.

🤝🏻 Nën drejtimin e ekspertëve të Universitetit të Salentos (Itali), përfaqësues të institucioneve shqiptare (MM, AMBU, ZABL Vjosë, AKM, AdZM Vlorë dhe ISHP) morën pjesë në trajnime praktike mbi metodologjitë bashkëkohore të monitorimit të mjedisit detar.

🔬 Gjatë ekspeditës u realizuan:

• monitorimi i specieve jo-indigjene në komunitetet bentike të Portit të Vlorës;
• kategorizimi i mbetjeve detare;
• vlerësimi i gjendjes së habitateve të "Posidonia oceanica" në detet Adriatik dhe Jon.

🌿 Kjo ekspeditë kontribuoi në forcimin e kapaciteteve teknike për monitorimin dhe mbrojtjen e ekosistemeve detare, si edhe në mbledhjen e të dhënave që do të mbështesin hartimin e Strategjisë së Ujërave Detare dhe zbatimin e Direktivës Kuadër të Strategjisë Detare në Shqipëri.

💧AMBU në Drin CORDA 2026AMBU mori pjesë në Konferencën e 10-të të Palëve të Interesuara të Drinit dhe takimet e grupeve ...
12/06/2026

💧AMBU në Drin CORDA 2026

AMBU mori pjesë në Konferencën e 10-të të Palëve të Interesuara të Drinit dhe takimet e grupeve drejtuese (2–5 qershor, Strugë) 🤝🏻

📊 U prezantuan:

▪️ progresi i Shqipërisë në zbatimin e Drin SAP;
▪️ avancimi në Direktivën Kuadër për Ujin💧;
▪️ masa për reduktimin e ndotjes nga bujqësia 🌱.

🌍 Aktiviteti bashkoi vendet e rajonit për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave.

✅ AMBU riafirmon angazhimin për bashkëpunim rajonal dhe integrim evropian 🇪🇺

🌍💧 5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit 🌱Në Ditën Botërore të Mjedisit, rikujtojmë se mbrojtja e burimeve ujore është t...
05/06/2026

🌍💧 5 Qershori – Dita Botërore e Mjedisit 🌱

Në Ditën Botërore të Mjedisit, rikujtojmë se mbrojtja e burimeve ujore është thelbësore për një mjedis të shëndetshëm dhe një të ardhme të qëndrueshme. 🌿

💦 Uji është baza e jetës, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së komuniteteve tona. Prandaj, menaxhimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e tij janë përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, komuniteteve dhe çdo qytetari. 🤝🏻

🌍 Së bashku, të veprojmë për të mbrojtur mjedisin dhe për të ruajtur burimet ujore për brezat e ardhshëm. 💙🌱

🌍 AMBU pjesë e Forumit të Ujit të Danubit 2026 në Sofje, Bullgari 🇧🇬Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) mori ...
01/06/2026

🌍 AMBU pjesë e Forumit të Ujit të Danubit 2026 në Sofje, Bullgari 🇧🇬

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) mori pjesë në "Danube Water Forum 2026", zhvilluar më 20–22 maj 2026 në Sofje, nën temën “From Vision to Action: Building a Water-Resilient Danube Region”. 🌊

Forumi mblodhi përfaqësues nga vende të ndryshme, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave e zgjidhjeve për menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. 🤝🏻💧

📌 Në kuadër të aktivitetit:

🔹 Më 19 maj u zhvillua një vizitë teknike në Impiantin e Trajtimit të Ujit të Pijshëm në Bistritsa;

🔹 Më 20 maj u realizua një vizitë në zyrat e "Sofiyska Voda – Veolia", ku u prezantuan praktikat dhe operacionet teknike të sektorit të ujit në Bullgari dhe Evropën Qendrore e Lindore;

🔹 Gjatë sesioneve të forumit u trajtuan tema si rezilienca e sektorit të ujit, eficienca e shërbimeve, menaxhimi i ujërave të ndotura, reduktimi i humbjeve të ujit dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.

✅ Pjesëmarrja në këtë forum kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, në përputhje me objektivat e AMBU për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujërave.

💙 Uji nuk është thjesht një burim – është burim jete! 💧🌱

Address

Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona Nr 33, Shtëpia E Ushtarakëve
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore:

Shortcuts

Share