Policia e Shtetit

Policia e Shtetit Për një komunitet më të sigurtë. Faqja Zyrtare në Facebook e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit/Ceremoni vlerësimi, me rastin e përfundimit të mandateve në Shqipëri, të Zëvendësshefes së Misionit, n...
15/06/2026

Policia e Shtetit/Ceremoni vlerësimi, me rastin e përfundimit të mandateve në Shqipëri, të Zëvendësshefes së Misionit, në detyrë, në Ambasadën Amerikane dhe Shefit të Zyrës Rajonale të Sigurisë, në detyrë, në këtë ambasadë.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues Madhor Skender Hita, dhe drejtuesve të lartë të Policisë, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë nga zj. Kathryn Hammond dhe z. Jonathan Ellis, gjatë viteve të shërbimit në Shqipëri.

Kontributi i të dyve ka vënë gurë të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe operacional ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si dhe në mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përshëndetëse, Drejtor Hita shprehu mirënjohje për zj. Hammond dhe z. Ellis, për ndihmën e pakursyer për Policinë e Shtetit, dhe theksoi se mbështetja në trajnime, logjistikë dhe hetime të përbashkëta, si dhe shkëmbimi i informacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve financiare dhe krimeve ndërkufitare, kanë njohur rezultate gjithnjë në rritje falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer.

Drejtor Hita shprehu se edhe pse misioni i tyre në Shqipëri përfundoi, miqësia dhe partneriteti me vendin tonë do të vijojnë të mbeten të forta. Gjithashtu iu uroi suksese në detyrat e ardhshme.

Nga ana e tyre, zj. Hammond dhe z. Ellis shprehën mirënjohje për bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit dhe institucionet shqiptare, duke shprehur besimin e tyre te Policia e Shtetit dhe te profesionalizmi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita.

Ata vlerësuan rezultatet e arritura në luftën kundër krimit, mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri dhe theksuan se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka qenë ndër përvojat më të mira profesionale të karrierës së tyre.

📅 15 Qershor - Dita Ndërkombëtare e Parandalimit të Krimeve Kibernetike Krimi kibernetik nuk është vetëm sfidë teknologj...
15/06/2026

📅 15 Qershor - Dita Ndërkombëtare e Parandalimit të Krimeve Kibernetike

Krimi kibernetik nuk është vetëm sfidë teknologjike, por edhe përgjegjësi individuale dhe shoqërore.

Në kuadër të International Cyber Offender Prevention Day, Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit i bashkohet partnerëve ndërkombëtarë të rrjetit InterCOP, për të promovuar ndërgjegjësimin dhe parandalimin e krimit kibernetik.

Çdo veprim në internet ka pasoja. Përdorimi i paautorizuar i sistemeve kompjuterike, mashtrimet online, shpërndarja e programeve të dëmshme, vjedhja e të dhënave apo përfshirja në aktivitete të paligjshme në hapësirën digjitale përbëjnë vepra penale dhe ndiqen nga ligji.

 Informohu!
 Vepro me përgjegjësi!
 Respekto ligjin edhe në botën digjitale!

Së bashku mund të kontribuojmë për një internet më të sigurt për të gjithë.

Policia e ShtetitArrestohet në Belgjikë, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm.I arrestuari posedonte në Belgjikë...
15/06/2026

Policia e Shtetit

Arrestohet në Belgjikë, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm.

I arrestuari posedonte në Belgjikë, dokumente italiane të falsifikuara.

Në vijim të shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSh dhe specialistëve të Interpol Brukselit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u kap në Belgjikë, me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara, shtetasi Gerd Gjinarari, 52 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të vitit 2014 dhe Gjykata e Apelit Korçë, me vendim të vitit 2019, kanë vendosur njohjen e vendimit penal të autoriteteve italiane, duke dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.

15/06/2026

Durrës/Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Durrësit.

Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar takime informuese me administratorë/pronarë subjektesh, kryesisht në zonat turistike, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurma nga muzika.

Gjithashtu, ka nisur zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Strukturat e sigurisë publike të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Durrësit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.

🛑 Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje 📞, duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

🚔 ☀️ 🤝
🔇 👮👮

14/06/2026

🚘🚍🎒Në Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë, një nga nyjet kryesore të hyrje-daljes së produkteve ushqimore dhe mallrave në vend, po forcojmë kontrollet dhe koordinimin institucional për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit🤝🇦🇱

Si një nga 5 pikat kufitare ku ka nisur procesi i modernizimit, Qafë Thana do të rrisë kapacitetet e kontrollit, analizës dhe monitorimit në import dhe eksport, duke garantuar standarde më të larta sigurie ushqimore dhe duke i prerë rrugën mallrave kontrabandë apo produkteve të falsifikuara🧑‍🔬👩‍🔬👮👮‍♀️🔬

14/06/2026

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Veprimtaria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Furnizonte të tjerë dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë, si dhe kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen 776 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 1 peshore elektronike dhe bimët narkotike.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve intensive në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Veprimtaria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Fushë-Kuqe, u gjetën dhe u sekuestruan 776 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe 1 peshore elektronike.

Gjithashtu, në oborrin e banesës u konstatuan të kultivuara 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

14/06/2026

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina e Errët.

Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh.

Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

13/06/2026

Himarë / Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ndërhyri në dy raste emergjente në Gjirin e Filikurit.

Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve të huaj në dy raste emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke mundësuar shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.

Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Menjëherë u angazhua mjeti lundrues i Policisë Kufitare, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës, ku më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe, në këtë kuadër, fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.

13/06/2026

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Llogaritë”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një sërë vjedhjesh në qytet, gjatë muajve të fundit.

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, kapet 21-vjeçari dhe punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.

Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Address

Bulevardi Bajram Curri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia e Shtetit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Policia e Shtetit:

Share