16/09/2026
🧑💻 Anxhela e gjeti punën përmes portalit puna.gov.al
Pas përfundimit të studimeve të larta në Financë–Kontabilitet, Anxhela ishte në kërkim të një mundësie që do t’i jepte eksperiencë praktike në profesion dhe një nisje të sigurt në karrierë.
👩🏻💻 Përmes portalit puna.gov.al, ajo u informua për vendet e lira të punës dhe aplikoi për mundësitë që i përshtateshin profilit të saj.
Mes disa alternativave, Anxhela zgjodhi një studio kontabiliteti, ku sot ndihet mirë jo vetëm profesionalisht, por edhe me kolegët dhe kushtet e punës.
Edhe historia jote e suksesit mund të jetë vetëm një klikim larg!
👉 Kërko punë në 👨🏻💻 www.puna.gov.al