Instituti i Statistikave

Instituti i Statistikave INSTAT- Instituti i Statistikave, Republika e Shqiperise

📊 INSTAT, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe UNECE, zhvilloi workshop-in “Ageing Dat...
15/09/2026

📊 INSTAT, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe UNECE, zhvilloi workshop-in “Ageing Data Assessment: Strengthening the Evidence Base for Ageing Policies in Albania”.

👥 Workshop-i mblodhi përfaqësues të institucioneve prodhuese dhe përdoruese të të dhënave, me fokus në forcimin e bazës së evidencës për politikat mbi moshimin e popullsisë në Shqipëri.

📈 Diskutimet u fokusuan në disponueshmërinë dhe përdorimin e statistikave zyrtare dhe të dhënave administrative, identifikimin e boshllëqeve dhe nevojave për të dhëna, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

🤝 Workshop-i krijoi një hapësirë të përbashkët diskutimi mbi nevojat dhe prioritetet për përmirësimin e informacionit statistikor në mbështetje të politikave dhe vendimmarrjes së bazuar në evidencë.

Më datë 8 shtator 2026, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Znj. Lantona Sado, mori pjesë në eventin e lancimit të iniciat...
14/09/2026

Më datë 8 shtator 2026, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Znj. Lantona Sado, mori pjesë në eventin e lancimit të iniciativës “WE Finance Code Initiative in Albania”, organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Iniciativa synon të mbështesë zgjerimin e aksesit në financim për gratë sipërmarrëse dhe bizneset e drejtuara nga gratë, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, përdorimit më të mirë të të dhënave të disagreguara sipas gjinisë dhe nxitjes së masave konkrete nga sektori publik dhe ai financiar. Në kuadër të eventit u prezantua gjithashtu MSME Data Dashboard për Shqipërinë, me të dhëna mbi kreditë dhe depozitat të disagreguara sipas gjinisë, si bazë për evidentimin e boshllëqeve dhe monitorimin e progresit.

Znj. Sado mori pjesë si paneliste në diskutimin “Supporting Women Entrepreneurship through the WE Finance Code”, së bashku me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe sektorit bankar. Në ndërhyrjet e saj, ajo u fokusua në rolin e statistikave dhe të dhënave cilësore në mbështetjen e politikbërjes, në rëndësinë e përdorimit të të dhënave të disagreguara sipas gjinisë për identifikimin e problematikave dhe nevojave të bizneseve të drejtuara nga gratë, si dhe në nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve për të siguruar që të dhënat të përdoren jo vetëm për raportim, por edhe për vendimmarrje dhe matjen e progresit.

Diskutimi evidentoi rëndësinë e krijimit të një baze të përbashkët evidence ndërmjet institucioneve statistikore, rregullatoreve, bankave dhe politikbërësve, me qëllim që të dhënat të përkthehen në politika, produkte financiare dhe masa konkrete që mbështesin fuqizimin ekonomik dhe aksesin në financim të grave sipërmarrëse.

Sot nis një kapitull i ri për mijëra nxënës në të gjithë Shqipërinë!Me nisjen e vitit të ri shkollor, le të shohim disa ...
14/09/2026

Sot nis një kapitull i ri për mijëra nxënës në të gjithë Shqipërinë!

Me nisjen e vitit të ri shkollor, le të shohim disa të dhëna interesante nga statistikat e INSTAT.

Gjatë vitit shkollor 2025-2026, u regjistruan 243.764 nxënës në arsimin 9-vjeçar:
👧 48,0% e tyre janë vajza;
🏢 87,6% e nxënësve të arsimit 9-vjeçar ndjekin shkollat publike.

Në arsimin e mesëm të lartë u regjistruan 88.837 nxënës, nga të cilët;
👧 47,1% janë vajza;
⚙️19,4% e nxënësve të arsimit të mesëm të lartë ndjekin arsimin profesional.

Çdo shifër përfaqëson një të ardhme që po ndërtohet!

Sa unik është emri juaj?Në seksionin “Sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju?” të INSTAT do të zbuloni:📌 Sa persona kanë...
24/08/2026

Sa unik është emri juaj?

Në seksionin “Sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju?” të INSTAT do të zbuloni:

📌 Sa persona kanë të njëjtin emër si ju;
📌 Në cilat Bashki është emri juaj më i përhapur;
📌 Si ka ndryshuar popullariteti i emrit tuaj ndër vite.

🔍 Kërkoni emrin tuaj në www.instat.gov.al “Sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju?” dhe zbuloni çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT për emrin tuaj!

✈️ 🚢 Transporti ajror dhe detar, Tremujori dytë 2026 A e dini se rreth 3.9 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore gj...
30/07/2026

✈️ 🚢 Transporti ajror dhe detar, Tremujori dytë 2026

A e dini se rreth 3.9 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore gjatë periudhës Prill-Qershor 2026, ose 26,4 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar?!

Sipas të dhënave nga publikimet më të fundit të INSTAT:

✅ Transporti ajror

- 33 shoqëri ajrore operuan në Shqipëri;
- U realizuan 23.216 fluturime;
- Me rrugë ajrore u transportuan 704 tonë mallra.


✅ Transporti detar

- Në portet e vendit u transportuan 2.4 milionë ton mallra; 94,2 % përmes Portit të Durrësit.
- 336.103 pasagjerë udhëtuan me transport detar; 60,6 % e tyre nëpërmjet Portit të Sarandës.
- Numri i anijeve që hynë dhe dolën nga portet arriti në 294, ose 6,5% më shumë se një vit më parë.

Për më shumë informacion, ndiqni publikimet: Statistikat e Transportit Ajror, T2-2026 dhe Statistikat e Transportit Detar, T2-2026

🚗 Si ka ndryshuar numri i autoveturave elektrike në Shqipëri gjatë periudhës 2020-2025? Infografiku paraqet ecurinë! Zbu...
21/07/2026

🚗 Si ka ndryshuar numri i autoveturave elektrike në Shqipëri gjatë periudhës 2020-2025? Infografiku paraqet ecurinë!

Zbuloni më shumë në publikimin: Statistikat e Karakteristikave të Mjeteve Rrugore, 2025 (link në story)

Si udhëtuan shqiptarët në vitin 2025?✈️🚗  Rreth 4.5 milionë udhëtime u kryen nga individë banues në Shqipëri (15 vjeç e ...
17/07/2026

Si udhëtuan shqiptarët në vitin 2025?

✈️🚗 Rreth 4.5 milionë udhëtime u kryen nga individë banues në Shqipëri (15 vjeç e lart) për qëllime personale ose biznesi.

97,6 % e udhëtimeve ishin për qëllime personale, ndërsa 2,4 % për biznes.

📈 Udhëtimet jashtë Shqipërisë u rritën me 14,3% krahasuar me vitin 2024.

Destinacionet më të preferuara:

✅ Brenda vendit janë qarqet: Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

✅ Jashtë vendit janë shtetet: Itali, Greqi, Gjermani dhe destinacione të tjera si Turqia, Spanja dhe Mali i Zi.

Zbuloni më shumë në publikimin e plotë të INSTAT: Anketa e Turizmit, Udhëtime dhe Udhëtime, 2025 (https://www.instat.gov.al/media/4qopc0gi/anketa-e-turizmit-pushime-dhe-udhëtime-2025.pdf)

11 Korrik – Dita Botërore e Popullsisë📊 Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, të dhënat e INSTAT tregojnë se populls...
11/07/2026

11 Korrik – Dita Botërore e Popullsisë

📊 Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2026 është 2.335.930 banorë.

Nga popullsia gjithsej:

👨‍💼 1.153.499 janë meshkuj
👩‍💼 1.182.431 janë femra

📈 Në vitin 2025, sasia e qumështit gjithsej të grumbulluar në Shqipëri arriti rreth 101 mijë  tonë, me një rritje prej 6...
10/07/2026

📈 Në vitin 2025, sasia e qumështit gjithsej të grumbulluar në Shqipëri arriti rreth 101 mijë tonë, me një rritje prej 6,9% krahasuar me vitin 2024.

🥛 Nga kjo sasi e grumbulluar, rreth 15 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor.

🧀 🧈 Nënproduktet e qumështit:

- Prodhimi i djathit arriti 10.688 tonë
- Prodhimi i gjalpit arriti 599 tonë

Instituti i Statistikave (INSTAT), me mbështetjen e projektit SALSTAT, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe...
09/07/2026

Instituti i Statistikave (INSTAT), me mbështetjen e projektit SALSTAT, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizoi më 7 korrik 2026 në Kukës eventin “Vendimmarrja e bazuar në të dhëna: Prezantimi i Dashboard-it të Bashkive, platformës GeoData Hub dhe përdorimi i tyre në planifikimin strategjik të bashkive.”

Ky aktivitet ishte ndalesa e tretë e ciklit të takimeve rajonale, duke sjellë në një tryezë përfaqësues të bashkive, institucioneve publike, akademisë dhe shoqërisë civile.

Gjatë takimit u prezantuan Dashboard-i i Bashkive dhe GeoData Hub, dy platforma digjitale të zhvilluara nga INSTAT për të mbështetur zhvillimin lokal dhe për të forcuar qeverisjen e mirë përmes përdorimit të statistikave zyrtare.

Përmes këtij workshop-i u promovua përdorimi i statistikave zyrtare dhe i mjeteve digjitale në planifikimin strategjik, me synimin për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe për të fuqizuar qeverisjen vendore.

Embassy of Switzerland in Albania🇨🇭🇦🇱

Address

Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar
Tirana
1017

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542222411

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Statistikave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti i Statistikave:

Shortcuts

Share