Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë Ministry for Europe and Foreign Affairs 🇦🇱

13/09/2026

Një javë në 90 sekonda.

Një pasqyrë e angazhimeve të Ministrit Hoxha gjatë 7–13 shtatorit, në Tiranë dhe jashtë vendit, me Shqipërinë, interesat e saj dhe rrugën drejt Bashkimit Europian në qendër.

🎥 Ndiqni përmbledhjen e javës.

11/09/2026

Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të paparashikueshëm, lidhjet me miqtë dhe partnerët e besuar marrin rëndësi edhe më të madhe. 🇦🇱🇺🇸

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti një delegacion të anëtarëve të stafeve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të shoqëruar nga përfaqësues të Atlantic Council.

Në fokus të bisedës ishin prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë, siguria rajonale dhe ndërkombëtare, reformat në vend dhe rrugëtimi i përshpejtuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Takimi rikonfirmoi forcën, thellësinë dhe karakterin e qëndrueshëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërtuar mbi vlera demokratike, interesa të përbashkëta sigurie, besim dhe respekt të ndërsjellë.

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri.Min...
10/09/2026

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.

Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

"Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë", shkruan Ministri Hoxha.

Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t'i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.

Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg - Tiranë përmes fluturimeve direkte.

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...
09/09/2026

Shërbimin konsullor e vlerësojnë më mirë qytetarët që e marrin atë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi sot vendosjen e një kodi QR në çdo pikë shërbimi konsullor: në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullatat tona.

Pas marrjes së shërbimit, qytetarët mund të skanojnë kodin, të vlerësojnë përvojën e tyre dhe të ndajnë vërejtjet apo sugjerimet përmes një formulari të shkurtër online.

Na tregoni çfarë funksionon, çfarë jo dhe si mund t’i përmirësojmë më tej shërbimet konsullore.

09/09/2026

📍 Trieste – Ministri Ferit Hoxha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ballkani takohet në Trieste”, ku foli për zgjerimin e BE-së, komunikimin strategjik dhe përballjen me dezinformimin.

Ministri Hoxha theksoi se zgjerimi i BE-së është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi.

Në një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më kompleks, komunikimi strategjik është bërë një komponent integral i politikës së jashtme, ndërsa gazetaria e besueshme, faktet dhe komunikimi transparent janë thelbësore për mbrojtjen e debatit publik dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike.

Për Shqipërinë, komunikimi i qartë dhe i besueshëm rreth zgjedhjes sonë evropiane është një përparësi strategjike.

“Ndërtimi i besimit publik në këtë udhëtim është po aq i rëndësishëm sa edhe avancimi i vetë udhëtimit”, u shpreh Ministri Hoxha.

Ministri Hoxha takim me Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: Shqipëria e vendosur të luajë roli...
08/09/2026

Ministri Hoxha takim me Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj krah SHBA-ve për paqen dhe sigurinë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti sot në Tiranë Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

Në një postim në X, Ministri Hoxha theksoi se "diskutuam rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në ISF, që shndërron në kontribut real në terren, një prej komponentëve kryesorë të politikës sonë të jashtme: avancimin e paqes dhe sigurisë dhe gatishmërinë për të kontribuar aty ku përpjekjet ndërkombëtare mund të bëjnë një ndryshim."

Ministri nënvizon se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetjen e përpjekjeve për të krijuar kushtet për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

"Pjesëmarrja jonë në ISF pasqyron gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar konkretisht në një iniciativë që synon ruajtjen e sigurisë dhe dinjitetit të popullit të Gazës, lehtësimin e ndihmës humanitare dhe rindërtimin, dhe ndihmën në krijimin e kushteve për një horizont politik të besueshëm dhe të qëndrueshëm për një jetë më të mirë për të gjithë", tha Hoxha.

Ministri shtoi se "Shqipëria ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, përmes NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe misioneve të tjera ndërkombëtare."

"Kontributi ynë në ISF është një vazhdim i natyrshëm i këtij angazhimi dhe i besimit tonë se vendet, pavarësisht nga madhësia e tyre, mund të japin kontribute domethënëse në adresimin e sfidave të kohës sonë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, për paqen, sigurinë dhe një të ardhme më të mirë për njerëzit e rajonit", deklaroi Ministri Hoxha.

Ministri Hoxha pret të Dërguarin Special të SHBA-së, Paolo Zampolli: Fokus te bashkëpunimi ekonomik dhe investimet ameri...
07/09/2026

Ministri Hoxha pret të Dërguarin Special të SHBA-së, Paolo Zampolli: Fokus te bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane.

Tiranë, 7 shtator 2026 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në takim të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.

Takimi u përqendrua në mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, me vëmendje të veçantë te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e investimeve amerikane në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit riafirmuan marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve, si dhe vullnetin e përbashkët për ta përkthyer këtë afërsi në partneritete të reja dhe përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonomitë e tyre.

Ministri Hoxha theksoi se lidhja transatlantike mbetet gurthemeli i sigurisë së Shqipërisë dhe një mbështetje thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike.

“Fuqia e miqësisë sonë qëndron edhe në aftësinë për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi, të cilat sjellin lidhje më të ngushta, më shumë prosperitet dhe përfitime të prekshme për të dy vendet dhe popujt tanë”, u shpreh Ministri Hoxha.

Takimi konfirmoi angazhimin për të identifikuar fusha dhe iniciativa konkrete që do t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit shqiptaro-amerikan, veçanërisht në dimensionin ekonomik të partneritetit strategjik.

06/09/2026

Një javë intensive diplomatike, nga Forumi Europian Alpbach dhe Forumi Strategjik i Bled-it, te takimi i ministrave të BE-së në Dublin dhe angazhimet në Tiranë.

Në qendër të angazhimeve të Ministrit Hoxha: avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, siguria europiane, forcimi i bashkëpunimit rajonal, lidhjet ekonomike dhe mbështetja për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Shumë takime dhe forume, një drejtim i qartë: Shqipëria europiane, aktive dhe kontribuese. 🇦🇱🇪🇺

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së në Tiranë: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët, më shumë përparim...
05/09/2026

Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së në Tiranë: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët, më shumë përparim për Shqipërinë dhe një Evropë më e bashkuar.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, por në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë.

Kënaqësi të takohem për herë të parë me Drejtuesen e re të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa.

Patëm një shkëmbim thelbësor mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përfshirë përgatitjet për momentet e ardhshme në udhëtimin tonë evropian dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.

Nënvizova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të realizuar reformat dhe për të përparuar me vendosmëri në të gjithë kapitujt negociues.

Asnjëherë nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar fort në meritë, rezultate dhe besim të ndërsjellë. Shqipëria po bën pjesën e saj, me vendosmërinë, disiplinën dhe ndjesinë e qëllimit që kërkon ambicia jonë.

Qasja jonë është e qartë: përmes reformave, ne sjellim më shumë Evropë në Shqipëri çdo ditë, ndërsa ecim me vendosmëri dhe qartësi drejt përfundimit të negociatave dhe objektivit tonë historik për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade.

Mirë se vini në Shqipëri, Ambasadore Moreira de Sousa.

Suksesi juaj do të jetë një sukses edhe për partneritetin tonë të veçantë, ashtu sikurse zgjerimi është një sukses i përbashkët: më shumë përparim për Shqipërinë, por edhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar. 🇦🇱🇪🇺

04/09/2026

Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të rrugës drejt BE-së. Ambicia është e qartë, puna vazhdon dhe rezultatet duhet të marrin njohjen e duhur nga vendet anëtare. 🇦🇱🇪🇺

Në Dublin, Ministri Ferit Hoxha diskutoi me ministrat për Çështjet Evropiane mbi reformat si edhe mbi përgatitjen e administratës shqiptare për anëtarësimin.

Në fokus: ruajtja e ritmit të negociatave dhe bashkëpunimi më i ngushtë i ekspertëve shqiptarë me strukturat e BE-së, për ta kthyer këtë proces në ndryshime konkrete për vendin.

Address

Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë:

Shortcuts

Share