25/11/2026
📍 Fshati Çorogunj–Ujmirë | Këlcyrë (ZK 1418)
Ka nisur afishimi publik i të dhënave për Regjistrimin Fillestar në fshatrat Çorogunj dhe Ujmirë të Këlcyrës.
Banorët kanë mundësi të konsultojnë dokumentacionin e afishuar pranë ambienteve të Njësisë Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, si edhe online, përmes platformës së afishimit publik në faqen zyrtare të ASHK-së.
Gjatë kësaj faze, të interesuarit mund të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre dhe të paraqesin kërkesë me shkrim për korrigjimin e çdo pasaktësie të mundshme që lidhet me të dhënat e pronës, sipërfaqen, emrat e pronarëve, si dhe elementët e tjerë të pasqyrimit kadastral.