27/07/2026
📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur dërgimin e njoftimeve për rreth 1.800 subjekte, dosjet e të cilëve kërkojnë plotësim dokumentacioni, në kuadër të vijimit të procesit të trajtimit për kompensim financiar.
📩 Nëse jeni një nga subjektet që ka marrë njoftim nga ATP, ju lutemi të paraqisni dokumentacionin e kërkuar brenda 60 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.
⏳ Plotësimi i dokumentacionit brenda afatit të përcaktuar është i domosdoshëm për vijimin e trajtimit të dosjes.
🤝 ATP mbetet e angazhuar për përshpejtimin e procesit të shqyrtimit të dosjeve dhe ofrimin e një shërbimi transparent, efikas dhe në interes të qytetarëve.