04/03/2025
🤝Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) vijon bashkëpunimin me botën akademike, duke nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me UNIVERSITETI I TIRANES, institucionin më të madh arsimor dhe kërkimor në vend.📚
📅 Më 28 shkurt 2025, Drejtoresha e Përgjithshme e AKKC-së, Prof. As. Linda Pustina, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, . Dr. Artan Hoxha, formalizuan këtë bashkëpunim për të sjellë një qasje të rregulluar, të qëndrueshme dhe inovative ndaj industrisë së cannabis-it në Shqipëri.
Duke bashkuar ekspertizën akademike dhe njohuritë institucionale e praktike, kjo marrëveshje do të ndihmojë në hartimin dhe përditësimin e strategjive dhe rregulloreve kombëtare, duke siguruar që Shqipëria të jetë e përgatitur për sfidat dhe mundësitë e këtij sektori në përputhje me rregullat e BE-së dhe praktikat më të mira globale.
Palët angazhohen të bashkëpunojnë për të sjellë inovacion në proceset e kontrollit, kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të produkteve dhe nën-produkteve të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale, në përputhje me standardet ndërkombëtare më të avancuara.
Gjithashtu, kjo marrëveshje do të mundësojë ekspertizë juridike dhe do të kontribuojë në zhvillimin e politikave të qëndrueshme, duke garantuar një model efikas dhe të rregulluar për qeverisjen e sektorit.
Bashkëpunimi do të shtrihet dhe në kërkime ndërdisiplinore për analizat e ndikimit ekonomik, social dhe mjedisor të industrisë së cannabis-it, duke ndihmuar në krijimin e politikave të drejta fiskale, zhvillimin e modeleve të qëndrueshme dhe promovimin e praktikave ekologjike.
Një element 🔑i bashkëpunimit do të jetë mbështetja dhe bashkëpunimi në kërkimin shkencor, organizimi i konferencave dhe trajnimeve profesionale, si dhe krijimi i mundësive për shkëmbime akademike dhe pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
📌 Ky bashkëpunim do të kontribuojë në krijimin e një modeli efikas dhe të rregulluar për qeverisjen e sektorit, duke e pozicionuar Shqipërinë në linjë me rregullat e BE-së dhe praktikat më të mira globale.
📢 AKKC është e përkushtuar për një industri të rregulluar, inovative dhe të qëndrueshme, e cila jo vetëm që përmbush standardet më të larta, por krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe punësim!
🌱