Julian Hodaj

Julian Hodaj Julian Hodaj është nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

🗳 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një paketë vendimesh që prekin drejtpërdrejt jetën e shumë qytetarëve.🤝 216 familj...
30/07/2026

🗳 Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një paketë vendimesh që prekin drejtpërdrejt jetën e shumë qytetarëve.

🤝 216 familje do të përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike;
🏠 47 individë/familje do të mbështeten me subvencionimin e qirasë;
🔑 33 familje në nevojë do të përfitojnë strehim social;
✅ 101 fëmijë të familjeve në nevojë do të përfitojnë kompensim ushqimor;
🏗️ U lehtësuan procedurat për familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe u hodhën hapa të rëndësishëm për vijimin e procesit të rindërtimit në Kombinat;
🆘 15 familje të dëmtuara nga zjarret dhe përmbytjet do të mbështeten me ndihmë financiare.

✅ Miratuam gjithashtu një sërë vendimesh që i hapin rrugë projekteve strategjike në infrastrukturë me funksion publik, si dhe forcimit të shërbimeve në arsim dhe formim profesional.

04/07/2026

Lamtumirë mjeshtër Koço Qendro! Të qoftë dheu i lehtë!

02/07/2026

📍 Si dikush që ka shërbyer për pothuaj një dekadë në Ministrinë e Brendshme, njoh mirë çfarë është Policia e Shtetit dhe po ashtu, njoh personalisht edhe shumë prej grave e burrave që shërbejnë në këtë organizatë të nderuar.

Dhuna ndaj punonjësve të policisë👮‍♂️ ështê një akt i dënueshëm dhe i pajustifikueshëm nga çdo lloj qëllimi apo synimi!

Jam i bindur se kushdo nga ata që manifestuan këto javë, për diçka që mendojnë të drejtë, nuk bie dakord me primitivitetin e asaj që pamë ditët e fundit para Parlamentit, duke dhunuar deputetë e punonjës të policisë.

Ata mbrojtës të ligjit janë garantët tanë çdo ditë të vitit, ditën apo natën, në dimër apo në verë. Diçka nuk duhet harruar: Ata njerëz me uniformën e policisë janë aty, çdo herë, kur ne kemi nevojë!

Pardje dhe sot, ca dështakë politikë serialë, që deri dje hidhnin molotovë, po mundohen të vjedhin iniciativën e atyre që për katër javë manifestuan idetë në mënyrën më qytetare të mundshme. Këta qaramanë dhe qurravitës në kamera, harbutë, të pafytyrë e të paskrupullt në trotuar, që këto tre ditë u munduan me të gjitha mënyrat të krijojnë konflikt e përplasje, duhet të përgjigjen para ligjit, sepse shoqëria ua ka vënë vulën me kohë🛑.

🙏 Shërim të shpejtë policëve të dëmtuar gjatë protestës së sotme pranë Kuvendit.

Vajza dhe djem të Policisë së Shtetit, keni gjithë solidaritetin tim💪.

☑️ 375 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të mbetura jashtë skemës së rindërtimit, do të trajtohen tashm...
25/06/2026

☑️ 375 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të mbetura jashtë skemës së rindërtimit, do të trajtohen tashmë me të njëjtat kushte si përfituesit e regjistruar në sistemin “Shtëpia Ime”.

Këshilli Bashkiak miratoi sot projektvendimin për familjet, banesat e të cilave janë klasifikuar me nivel dëmi DS5, por që nuk kishin aplikuar në sistemin online.

Numri i përfituesve mund të përditësohet më tej, në varësi të akteve në proces, vendimeve gjyqësore apo vendimeve të Institutit të Ndërtimit.

Pas një pune të gjatë identifikuese dhe komunikimi institucional, u jepet një zgjidhje konkrete familjeve që kishin mbetur jashtë skemës.

23/05/2026

U prehsh në paqe mjeshtër! Gjithmonë do kujtohesh!

📍 Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u diskutuan dhe u miratuan☑️ disa vendime të rëndësishme në shërbim të qy...
12/05/2026

📍 Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u diskutuan dhe u miratuan☑️ disa vendime të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.

Në fokus ishin:

• Mbështetja për familjet në nevojë përmes ndihmës ekonomike, subvencionimit të qirasë dhe sistemimit në banesa sociale;

• Zgjatja e afatit të aplikimeve për kredi të buta, për shkak të ndërprerjes së përkohshme të portalit e-Albania, në mënyrë që asnjë qytetar të mos penalizohet;

• Shtimi i pikave të shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët, me qëllim uljen e radhëve dhe lehtësimin e aksesit në këtë shërbim. Bashkia po punon gjithashtu për një sistem të ri më digjital, që në të ardhmen ta bëjë procesin më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më koherent;

• Kompensimi ushqimor për nxënësit që ndjekin projektin “Bëjmë detyrat e shtëpisë”;

• Rregullorja e re për përdorimin e hapësirës publike, që garanton më shumë rregull, transparencë dhe hapësirë të lirë për këmbësorët;

• Përmirësimi i shërbimit të pastrimit, në përgjigje të rritjes së qytetit dhe nevojës për standarde më të larta në çdo lagje;

• Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit 2026–2040, me masa për një mjedis më të shëndetshëm dhe një qytet më të jetueshëm;

• Projekti “FerMerr”, një skemë grantesh për fermerët e Tiranës, që synon të mbështesë prodhimin vendas, ekonominë rurale, gratë dhe të rinjtë.

Vendimet e Këshillit Bashkiak kanë në qendër qytetarin, mirëqenien e komunitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Tiranës.

🇦🇱 Gëzuar Ditën e Evropës 🇪🇺
09/05/2026

🇦🇱 Gëzuar Ditën e Evropës 🇪🇺

🇦🇱 Nderim dhe respekt Dëshmorëve të Atdheut🙏
05/05/2026

🇦🇱 Nderim dhe respekt Dëshmorëve të Atdheut🙏

Gezuar Itali! Viva la libertà! Resistenza ieri, oggi e sempre!
25/04/2026

Gezuar Itali! Viva la libertà! Resistenza ieri, oggi e sempre!

🏛️ Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratuan vendime të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve,...
24/04/2026

🏛️ Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratuan vendime të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, për përballimin e situatave aktuale:

1️⃣ Një nga vendimet synon të ndihmojë familjet e prekura nga zjarri në pallatin “Arlis”, në rrugën e Dibrës, duke u ofruar mbështetje prej 40 mijë lekësh në muaj si subvencion për strehim, një zgjidhje e menjëhershme për ata që kanë mbetur pa banesë.

2️⃣ Gjithashtu, u miratua kompensimi i shoqërive të transportit publik urban për kostot e karburantit, si pjesë e paketës anti-krizë.
Vendime që reflektojnë angazhimin për mbështetje sociale në kohë reale dhe funksionimin e qëndrueshëm të shërbimeve në Tiranë.

Address

Bulevardi "Dëshmorët E Kombit"
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Julian Hodaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share