Romina Kuko

Romina Kuko Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Romina Kuko, Boulevard Dëshmorët e Kombit No. 1, Tirana.

🏛🇦🇱 Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Member of Parliament Republic of Albania 🏛Zv.Kryetare e Grupit Parlamentar PS

14/06/2026

FAKTE JASHTË KANALEVE TË TURBULLTA TË INTERNETIT OSE NJË PASQYRË PËR TË GJITHË PËRGOJUESIT E SHTETIT SHQIPTAR 🫵

➡️ ISHULLI I SAZANIT është pronë shtetërore, e cila nuk është menduar (as kërkuar) kurrë për sh*tje.

* Forma e vendosjes në dispozicion të kësaj t**e shtetërore për ta kthyer në një destinacion turistik të nivelit më të lartë, është menduar nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në investim. Bazuar në një proces të detajuar negociatash, shteti do të marrë kuota si palë e përfshirë, ndërsa ishulli do të mbetet gjithnjë pronë e shtetit shqiptar.

* Negociatat janë ende të hapura dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare. Paralelisht, investitorët kanë vazhduar punën me studimet zhvillimore, por akoma nuk kanë paraqitur projektin arkitektonik dhe studimin përkatës mjedisor.

🇦🇱
Sa më lart flet vetë për qasjen dinjitoze dhe profesionale të qeverisë shqiptare në mbrojtje të interesave të shtetit e të publikut. Investitorët nga ana e tyre kanë treguar respekt të plotë ndaj institucioneve tona dhe frymë tejet bashkëpunuese. Asnjë m2 Shqipërie s’ka dalë në sh*tje, askush s’ka bërë asnjë pazar pas shpinës së popullit dhe Republika e Shqipërisë është përfaqësuar me dinjitet te padyshimtë, në një negociatë që ende s’është mbyllur.

➡️ ZONA E INVESTIMIT NË ZVËRNEC është pronë private e regjistruar në kadastër prej shumë vitesh. Plani i zhvillimit të asaj zone është rezultat i një marrëveshjeje mes investitorëve dhe pronarëve zotërues të titujve të pronësisë në regjistrin kadastral (njësoj si në të gjitha rastet e pafundme të zhvillimit të pronës private). Investitorët i kanë blerë pronat prej tyre dhe aktualisht janë pronarë legjitimë të truallit në fjalë.

* Siç ndodh nganjëherë me bregdetin e Shqipërisë, zona ka edhe pretendentë të tjerë. Në këtë rast jo një palë, po dy palë. Nga njëra anë janë dy familje që e pretendojnë pronën si pronarë të vjetër dhe nga ana tjetër janë shumë familje që e pretendojnë pronën si ish-anëtarë të kooperativës bujqësore komuniste.
Të gjithë i kanë çuar pretendimet e tyre në gjykatë.

* Por ndërkohë, sipas ligjit shqiptar dhe sipas çdo ligji në botë mbi pronën private, pretendimet e palëve të treta nuk e ndalojnë dot as zhvillimin e as sh*tjen e pronës nga subjektet që e kanë atë të regjistruar në kadastër. Regjistrimet në këtë zonë janë bërë kohë përpara ardhjes së kësaj shumice qeverisëse në detyrë.

* Rasti e ka sjellë që SPAK-u të kishte një hetim të hapur për njërin nga sh*tësit e pronës, lidhur me një çështje tjetër. Me kërkesë të prokurorëve e me vendim të gjykatësve, shuma e derdhur nga investitorët për blerjen e asaj pjese të pronës është ekzekutuar si transaksion në favor të investitorëve, pa ka kaluar tek sh*tësi po në një llogari bankare të ngrirë.

* Sh*tësi nuk do të mundet ta tërheqë dot atë shumë përpara mbylljes së hetimeve dhe në rast se drejtësia vendos që ajo shumë nuk i takon, atëherë shuma do të sekuestrohet duke kaluar në fondin e kompensimeve të shtetit për pronarët. Kjo do të thotë se nëse dhe vetëm kur gjykata t’i japë të drejtë njërit apo disa prej pretendentëve të pronës në fjalë, ata do të mund të marrin nga ky fond shumën që u takon.

⚖️
Sa më lart tregon qartë se sh*tblerja e pronës në Zvërnec nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, po lidhet thjesht me marrëdhënien më elementare mes subjektesh private, në një sistem ku e drejta e pronës private është e drejtë themelore e njeriut. Nga ana tjetër, sa më lart tregon qartë edhe që organet e drejtësisë kanë vepruar jo vetëm në pavarësi të plotë, po edhe në interes të shtetit e në mbrojtje të së drejtës së pronës private, qoftë kur e kanë konsideruar korrekt transaksionin e kryer nga investitorët, qoftë kur kanë vendosur vendosjen e shumës në një llogari të ngrirë.

➡️ INTERESIMI PËR INVESTIMIN NË ZVËRNEC, ka ardhur zyrtarisht në vitin 2024 kur investitorët kanë paraqitur një masterplan pranë Këshilli Kombëtar të Territorit, i cili është bërë edhe publik në emisionin Opinion nga njëri prej arkitektëve të kompanisë.

* Masterplani është shqyrtuar në mbledhjen e datës 25 shtator 2024. Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka miratuar masterplanin, po ka kërkuar rishikime thelbësore të tij, duke e vendosur stekën në lartësinë e ambicies për një zhvillim shembullor për Shqipërinë Turistike 2030 në Bashkimin Europian.

* Janë të dokumentuara kërkesat për uljen e intensitetit të zhvillimit, parashikimin e masave të posaçme për mbrojtjen e lagunës, habitateve përreth dhe pjesëve mjedisore të ndjeshme të zonës për zhvillim.

* Një vit e disa muaj më vonë, më 30 mars 2026, investitorët janë riparaqitur përpara Këshillit Kombëtar të Territorit, me një draft-masterplan të ri ku janë reflektuar parametrat e kërkuar nga këshilli. KKT-ja ka miratuar në atë mbledhje lejen zhvillimore, e cila nuk është leje ndërtimi dhe nuk autorizon fillimin e punimeve ndërtimore, por i hap rrugë fazës së përgatitjes së projektit. Ndërkohë për zbardhjen dhe hyrjen në fuqi të lejes së lartpërmendur, duhet të përmbushen kushtet ligjore dhe teknike për të cilat vazhdon puna e grupit të arkitektëve të përfshirë.

* Duhet të kihet parasysh se për të marrë lejen e ndërtimit dhe autorizimin e fillimit të punimeve ndërtimore, pas zbardhjes së lejes zhvillimore zhvilluesi duhet të paraqesë një projekt të detajuar arkitektonik, së bashku me dokumentacionin teknik të nevojshëm.

* Leja e rrethimit të pronës private për zhvillim, me vendim të datës 29 prill 2026, është pjesë e procedurave ligjore që jepet me kërkesë të zhvilluesit të pronës për të mundësuar matjet në terren, aktivitetet monitoruese për studimin mjedisor dhe masa të tjera paraprake me natyrë përgatitore, të cilat janë të domosdoshme për dokumentacionin teknik të lejes së ndërtimit.

* Paralelisht me procedurat e planifikimit territorial, zhvilluesi ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), për të cilin janë angazhuar sipas ligjit strukturat përkatëse shtetërore.

* Pas përfundimit të fazave të verifikimit paraprak (screening) dhe përcaktimit të fushës së vlerësimit (scoping), autoriteti përgjegjës shtetëror për mjedisin ka vendosur më 15 maj 2026, që projekti duhet t’i nënshtrohet jo thjesht një vlerësimi të zakonshëm të ndikimit në mjedis, po një Vlerësimi të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.
Për rrjedhojë, përpara se të miratohet dokumentacioni përfundimtar i zbatimit të projektit dhe përpara se sa të shqyrtohet kërkesa për dhënien e një lejeje ndërtimi, zhvilluesi është i detyruar të përgatisë dhe paraqesë një Vlerësim të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.

* Vlerësimi në fjalë, duhet të analizojë imtësisht dhe me kompetencë të padyshimtë profesionale, ndikimet e mundshme të zhvillimit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe elementë të tjerë në përputhje me legjislacionin shqiptar për mjedisin dhe me standardet, legjislacionin dhe kuadrin rregullator përkatës të Bashkimit Europian.

* Në rastin konkret është kërkuar që Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis duhet të shqyrtojë, ndër të tjera, edhe efektet e mundshme të projektit mbi habitatet dhe speciet e mbrojtura, lidhshmërinë ekologjike, ekosistemet bregdetare dhe lagunore, integritetin e peizazhit dhe qëndrueshmërinë mjedisore afatgjatë.

* Gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis, si edhe opinioni që do të krijojnë autoritetet përkatëse për cilësinë e vlerësimit, do të përbëjnë një pikë referimi për çdo vendimmarrje të mëtejshme të lidhur me ecurinë e projektit.

* Lajmi për heqjen e statusit të zonës përkatëse zhvillimore si zonë e mbrojtur, me qëllim hapjen e rrugës për këtë investim, është njëra prej të pavërtetave më të mëdha që janë fryrë përtej çdo imagjinate kundër këtij investimi kolosal për Shqipërinë.
Dhe natyrisht, edhe pretendimet e ngritura mbi këtë të pavërtetë, kanë lënduar padrejtësisht integritetin e padiskutueshëm moral, ligjor dhe profesional, që shteti dhe administrata shqiptare kanë treguar në të gjithë procesin e trajtimit të këtij investimi me impakt potencial të jashtëzakonshëm mbi vetë Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë.

* Zona «Pishë Poro - Nartë» s’ka ndryshuar asnjëherë kategorinë si « Peisazh i Mbrojtur », qysh në 2004 kur është shpallur si e tillë për herë të parë. Pra ajo ka qenë dhe është një zonë e mbrojtur, e klasifikuar si Kategoria V sipas IUCN-së (Peizazh i Mbrojtur). Kjo specifikohet qartë edhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave datë 25 shtator 2024, i cili absolutisht nuk ka ndryshuar statusin e asaj zone, po vetëm ka specifikuar pikërisht kriteret përcaktuese të saj.

* Kjo zonë nuk ka asnjë lidhje me deltën e Vjosës siç ngatërrohet në tym qëllimisht, sikur do te preket nga ndërtimet. Është e pamundur të ndodhë, sepse Vjosa në të 480 km e rrjedhë së saj bashkë me degët dhe me Grykederdhjen në Adriatik, ka shkallën më të lartë të mbrojtjes, Park Kombëtar, Kategoria I, tanimë pjesë e ekosistemeve të Biosferës së UNESCO-

* Sistemi ynë i zonave të mbrojtura bazohet në kuadrin ndërkombëtar të klasifikimit të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili zbaton kufizime të niveleve të ndryshme për secilën nga kategoritë e zonave të mbrojtura dhe ligji “Për Zonat e Mbrojtura”, miratuar në vitin 2017, si i pari ligj që përfshin direktivat evropiane ne fushën e biodiversitetit i ka integruar plotësisht kategoritë e mësipërme në kuadrin ligjor kombëtar.

* Sipas kritereve të përcaktuara nga kuadri ndërkombëtar, Kategoria V nuk është një zonë “pa zhvillim”, por një peizazh i mbrojtur ku biodiversiteti, vlerat natyrore dhe aktiviteti njerëzor duhet të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike e të qëndrueshme.

* Ligji i vitit 2017 nuk është prekur nga asnjë ndryshim i vitit 2024 në parashikimin e shkruar shprehimisht mbi standartin europian, se një Peizazh i Mbrojtur mund të përfshijë vendbanime dhe forma të tjera të përdorimit të tokës.

* Më konkretisht, pika 4 e Nenit 20, e shkruar qysh më 2017-ën, përcakton se aktivitetet që sjellin ndryshime në përdorimin e tokës, përfshirë punimet ndërtimore, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura për fermat, autostradat, kanalet e lundrueshme, zhvillimet urbane dhe projekte të tjera infrastrukturore ose zhvillimore, mund të realizohen vetëm pasi të jetë marrë leja përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

🦩
Sa më lart thotë shumëçka, që bëjnë mirë të mos e harrojnë herë tjetër kur të përgojojnë vendin tonë, të gjithë ata, që në shqip apo sidomos në gjuhë të huaja i keqtrajtuan botërisht Shqipërinë dhe qeverinë e saj me komente, kronika, artikuj apo turlilloj prurjesh të shpërthimit marroq të kanaleve sociale, si të ishin sinonime të një Republike Bananesh, pa shtet, pa institucione, pa flamur e as dinjitet.
E gjithë rrjedha e fakteve të kësaj historie, tregon botërisht se Shqipëria nuk është një vend pa zot; institucionet shqiptare funksionojnë me integritet, profesionalizëm dhe pa asnjë kompleks ndaj investitorëve të huaj; qeveria e Shqipërisë e udhëheq me vizion dhe me dinjitet Shqipërinë, çka e tregon transformimi epokal dhe imazhi i ri i vendit tonë, pavarësisht përbaltjes krejt të pamerituar të këtyre ditëve, nga histeria kolektive anti-Trump apo nga vetë veset e tmerrshme të kohës së re të teknologjisë, ku vendin qendror të fakteve e ka zënë javët e fundit një spektakël i shpifur thashethemesh, fabrikimesh, akuzash e denigrimesh që jehuan ngado në emër të një pseudo anti-korrupsioni të turpshëm.

➡️ AKTUALISHT PRITEN:

* Plotësimi i dokumentacionit për zbardhjen e lejes së zhvillimit;

* Aplikimi për lejen e ndërtimit me një projekt të detajuar, së bashku me të gjithë dokumentacionin teknik përkatës;

* Dokumenti i Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;

* Analiza nga autoritetet përkatëse e gjetjeve dhe rekomandimeve të Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;

* Studimi mbi ndikimet mjedisore të projektit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe komponentë të tjerë mjedisorë;

* Garantimi i përputhshmërisë së projektit të paraqitur me legjislacionin shqiptar mjedisor dhe me standardet, legjislacionin dhe rregulloret mjedisore të Bashkimit Europian.

🦅
FAKTET JANË MË LART.

KUSHDO QË DO PËRPIQET TA TËRHEQË SHQIPËRINË PRAPË POSHTË, NUK DO T’IA DALË KURRË MË.
SHQIPËRIA NUK DO TË FRIKËSOHET NGA ËNDRRAT E MËDHA.
POPULLI SHQIPTAR NUK DO TË STRUKET PËRBALLË ASNJË SFIDE TË MADHE.
SË BASHKU NE DO TA BËJMË SHQIPËRINË EUROPIANE PRINCESHË TË TURIZMIT MESDHETAR DHE DO T’U TREGOJMË EDHE TË GJITHË ATYRE QË E PËRGOJUAN SI S’KA MË KEQ SHTETIN TONË, SE SHQIPËRIA E KA SHUMË SERIOZISHT TRANSFORMIMIN E SAJ EPOKAL❤️

13/06/2026

NUK E NJOH YLL LIMANIN.

Nuk e dëgjoj muzikën e tij. Por dhunën online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit; një formë degradimi e jetës publike në kanalet sociale tanimë e ngritur në një nivel të ri dhune në grup, që nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen në qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forcën e fjalës.

Fakti është se po bie pak e nga pak histeria ndërkombëtare e rrjeteve sociale, e cila nuk ka asnjë lidhje me natyrën e Shqipërisë, me Zvërnecin a me flamingot e Nartës, por ushqehet nga kundërshtira ideologjike të sojsoshme, ku padyshim kundërshtia ndaj Presidentit amerikan është kryesorja fare - se ndryshe dyshoj shumë që një ndërkombëtar i vetëm do të merrej me një projekt zhvillimi turistik në Shqipëri. E s’ka si ndodh ndryshe, do bjerë pak e nga pak, sepse Shqipëria është një shesh shumë i vogël për përsheshin global anti-Trump!

Por nga ana tjetër po ngrihet përditë e më shumë një dallgë dhune verbale, plot presion, vulgaritet e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit, që nga thirrjet rrugëve “çohuni nga kafja” se medemek atdheu ju thërret, tek thirrjet për të bllokuar rrugë se medemek kush do të bëjë punë të tjera duhet detyruar të merret me punën atdhetare të bulevardit, e deri tek një histeri intimiduese online në emër të atdheut që s’ka asnjë lidhje me elegancën e me paqen e flamingove!

Historia na ka treguar më shumë se sa njëherë dhe më shpesh se sa në një kohë, që kjo është pikërisht forma se si janë shfaqur historikisht shumë lëvizje të cilat më pas janë shndërruar në shembëlltyra të organizuara të intolerancës politike e sociale. Jo duke bindur me argumente logjikë, por duke u imponuar me presion pseudo- moral. Jo duke respektuar të drejtën e tjetrit për të menduar ndryshe, por duke e shpallur tradhtar, të sh*tur, armik të popullit apo bashkëpunëtor të së keqes këdo që nuk i nënshtrohet thirrjes pseudo-atdhetare.

Me auto-sugjestionin se vetëm një grup njerëzish zotëron të vërtetën absolute, ushqehet përçmimi ndaj shumicës që nuk bashkohet me ta dhe mbështetet ideja e ligë, se ata që nuk protestojnë duhen turpëruar, izoluar, penguar apo deri edhe largqoftë, dhunuar fizikisht derisa të detyrohen të zgjedhin anë. Dhe kështu demokracia nuk merr më shumë frymë, po fillon të humbasë pulsin e saj.

Asnjë lëvizje ekstremiste nuk nis duke marrë pushtetin me forcë, po duke pretenduar se vetëm ajo e përfaqëson kombin, vetëm ajo e dëgjon zërin e popullit dhe vetëm ajo ka të drejtën morale për të vendosur në emër të popullit se kush është patriot e kush jo.

Në Itali, skuadronet e zeza të Musolinit u shfaqën duke intimiduar kundërshtarët në rrugë para se të pushtonin institucionet - kush ecte në punën e tij ishte shënjestra e tyre e preferuar. Në Gjermani, militantët nazistë krijuan rrugëve një klimë frike e presioni shoqëror, kohë përpara se të fitonin pushtetin - çohuni nga kafja ishte ulërima e tyre e preferuar. Në Greqi, Agimi i Artë u ngrit mbi të njëjtën frymë përjashtuese, agresive dhe nacionaliste, duke ushqyer ndasi, urrejtje dhe presion ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohej hajvanllëkut të vet pseudo-patriotik, për “Greqinë që duhet të ishte vetëm e grekëve”!

“Ne jemi populli i vërtetë” dhe kush s’është me ne është “armiku i popullit”, është formula që i paraprin pasojave të rënda politike e shoqërore, kur kjo formulë përqafohet nga një grupim njerëzish me fjalor të kufizuar, po me mëri të shfrenuar.

Dhe këtu nuk është aspak fjala se kush proteston sot duhet etiketuar me vrap si neo-fashist, kurrësesi jo, sepse shumëkush nga ushtruesit e dhunës online as nuk e di fare se çfarë bën! Por fjala është tek fakti se kush dhunon online ata që nuk rreshtohen me protestën, e që janë padiskutim shumica e popullit shqiptar (edhe përtej shumicës që mbështet qeverinë e Partisë Socialiste), jo vetëm nuk e bën Shqipërinë më të mirë po godet mu aty ku Shqipëria ka pikën e vet më të fortë, refuzimin e saj organik ndaj frymës nacional-socialiste apo neo-komuniste, prej të cilave shqiptarët kanë parë picirrin e zi dhe të cilat kanë bashkuar në bulevard edhe ekstremet politike të shqiptarizmës së shtirur, nga llapaqorrat tek qorrallapat pa harruar grusht-shtetasit e lodhur të 1998-ës apo të ardhurit nga treva të tjera shqiptare për të mbrojtur Shqipërinë Etnike nga investimet e huaja!

Prandaj diskutimi nuk është aspak nëse dikush proteston apo jo. Protesta është e drejtë demokratike dhe duhet respektuar gjithmonë; shumica qeverisëse e Partisë Socialiste e ka respektin për protestën një ndër plot arritjet demokratike të Shqipërisë nën udhëheqjen e saj. Por po ashtu, e drejta e fjalës është më e rëndësishme se sa përmbajtja e fjalëve dhe kur protesta nxjerr si hije të vetën pretendimin se kush nuk proteston është më pak qytetar, më pak patriot apo më pak shqiptar, atëherë demokracia nuk rrezikohet nga lart po nga poshtë.

Dhe historia na ka mësuar më shumë se sa një herë, që kur dialogu zëvendësohet nga anatema, argumenti nga sharja dhe bindja nga frikësimi, e kur turma merr kot duke i dhënë vetes të drejtën të vendosë kush ka të drejtë të flasë e kush jo, përfundimi nuk është kurrë liria po fundi i saj. Nga kjo frymë Shqipëria vetëm humbet, ekonomia vetëm tkurret, investimet vetëm largohen dhe e ardhmja vetëm mjegullohet.

Por ky popull nuk ka ardhur deri këtu për t’u kthyer mbrapa atje ku ishte, po për t’u ngjitur më lart. Pa frikë nga lartësia ku s’ka qenë kurrë, po me bindjen që çfarë e ka penguar në shekuj të arrijë aty, nuk ka për ta penguar dot më! Dhe me vendosmërinë për t’ia dalë deri në fund këtë herë, edhe sikur të tërë djajtë të bëhen bashkë për t’ia punuar, siç ia kanë punuar jo njëherë në historinë e vet të dhimbshme🇦🇱🦅🇪🇺

12/06/2026
12/06/2026
11/06/2026

😂❤️

11/06/2026
11/06/2026

Tregu i përbashkët 🇪🇺 ka ~ 450 milionë konsumatorë. Një treg i vetëm me rregulla të njëjta për të gjithë.

Nëse duam të jemi pjesë, biznesi shqiptar duhet të jetë gati kur momenti të vijë.
Në seancën dëgjimore për Kapitullin 1 të negociatave "Lëvizja e Lirë e Mallrave" pyeta Zv.Ministrin përgjegjës: ku jemi?

Ky është diskutim për çdo sipërmarrës, çdo prodhues, çdo eksportues që kërkon të konkurrojë me sukses në një treg me rregulla strikte dhe standarde e certifikime për të cilat duhet punuar që tani.

10/06/2026
10/06/2026

🏛 Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme në
seancë dëgjimore për ecurinë e negociatave të anëtarësimit 🇪🇺 Kapitullin 25 “Shkenca dhe kërkimi”,
Kapitullin 26 “Arsimi dhe kultura”.
Kapitujt më nevralgjikë për të ardhmen tonë 🇦🇱

Address

Boulevard Dëshmorët E Kombit No. 1
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Romina Kuko posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Romina Kuko:

Share