Gazeta Diaspora Shqiptare

Gazeta Diaspora Shqiptare Faleminderit që jeni pjesë e komunitetit tonë!

🌍 Gazeta “Diaspora Shqiptare” 🗞️ është burimi juaj kryesor për lajme nga dhe për Diasporen shqiptare.
📚 Na ndiqni për lajmet më të fundit dhe ndani me ne dashurinë për kulturën shqiptare.

Vendimi i Hagës ngjall reagime te shqiptarët në Belgjikë - Nga Soni MemociReagimet individuale të shqiptarëve në Belgjik...
17/09/2026

Vendimi i Hagës ngjall reagime te shqiptarët në Belgjikë - Nga Soni Memoci

Reagimet individuale të shqiptarëve në Belgjikë pas vendimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së sjellin në vëmendje kujtesën e luftës, raportin me drejtësinë ndërkombëtare, standardet europiane dhe përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës.

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur reagime emocionale dhe pikëpyetje edhe te shqiptarët në Belgjikë. Përmes opinioneve personale, qytetarë të ndryshëm kanë shprehur trishtim, kundërshtim ndaj aktgjykimit dhe shqetësim për mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.

Më 16 shtator 2026, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet për krime lufte. Ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Në reagimet e përcjella nga komuniteti shqiptar në Belgjikë, ky zhvillim shihet jo vetëm përmes dimensionit juridik, por edhe në lidhje me sakrificat e popullit të Kosovës, rolin e aleatëve perëndimorë dhe pritshmëritë ndaj institucioneve europiane.

Amet Gjanaj: Shqetësim për drejtësinë dhe thirrje për pajtim kombëtar

Një prej reagimeve vjen nga Amet Gjanaj, aktivist dhe politikan i cili e konsideron vendimin e Hagës një goditje ndaj ndjenjës së drejtësisë historike të shqiptarëve.

Në opinionin e tij, ai shpreh shqetësimin se aktgjykimi mund të përdoret për të barazuar agresorin me viktimën dhe për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së.

Gjana ngre gjithashtu dyshime për ndikime politike mbi procesin dhe për mundësinë që vendimi të shfrytëzohet nga Serbia. Këto mbeten pretendime të autorit dhe nuk shoqërohen me prova konkrete për ndërhyrje në vendimmarrjen gjyqësore.

Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇

Gjykata Speciale si një sprovë e shtetndërtimit - Nga Evarist BeqiriEmocione të shumta këto ditë, britma për “tradhti” d...
17/09/2026

Gjykata Speciale si një sprovë e shtetndërtimit - Nga Evarist Beqiri

Emocione të shumta këto ditë, britma për “tradhti” dhe po aq mllef i derdhur rrugëve e studiove për vendimin e Hagës. Ne duhet të vendosim një vijë ndarëse të qartë qysh në fillim. Sot ne nuk jemi këtu për të mbrojtur historinë e Kosovës nga gjykata, por për të mbrojtur thelbin e shtetit të Kosovës nga vetë ne.

Dënimi i krerëve të UÇK-së është pa diskutim i rëndë. Për shumëkënd, ai rëndon edhe më tepër për shkak të asimetrisë së thellë gjeopolitike në raport me pandëshkueshmërinë e aparatit gjenocidal serb. Por nëse këtë dhimbje kombëtare e kthejmë sot në një luftë civile politike, duke akuzuar Tiranën për Hagën, Prishtinën për përçarje, apo duke mallkuar aleatët që e mbajnë Kosovën në këmbë, atëherë ne po bëjmë fiks atë që kërkon Beogradi. Kthimi i kësaj tragjedie juridike në një kalë beteje mes tifozëve të pushteteve në Tiranë dhe militantëve në Prishtinë, është banalizim i historisë dhe tallje me vetë luftën.

Retorikat boshe, statuset në Facebook që kërkojnë tradhtarë në çdo cep, rezolutat e vonuara për konsum patriotik, apo fjalimet “historike” dhe bisedat e dështuara lobuese nëpër forume ndërkombëtare, treguan atë që dihej: faktin se sa e vogël dhe e pavlerë është politika ditore e Tiranës dhe Prishtinës përballë drejtësisë ndërkombëtare. Drejtësia nuk zhbëhet me lobime televizive.
Sot Kosova po kalon një sprovë brutale të pjekurisë së saj si shtet. A ka Kosova fuqinë të ndajë sakrificën sublime të UÇK-së nga përgjegjësia individuale e themeluesve të saj?

Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇

SHBA/ Shoqata “Kraja” kundër dënimeve në Hagë:Drejtësi të barabartë për të gjithë Shoqata “Kraja” në New York ka reaguar...
17/09/2026

SHBA/ Shoqata “Kraja” kundër dënimeve në Hagë:Drejtësi të barabartë për të gjithë

Shoqata “Kraja” në New York ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, duke shprehur mospajtim të thellë me aktgjykimet. Në deklaratën e saj, shoqata thotë se vendimi prek jo vetëm individët e dënuar, por edhe kujtesën historike të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa kërkon drejtësi dhe standarde të barabarta në trajtimin e krimeve të luftës.

MOSPAJTIM ME DËNIMET NË HAGË-DEKLARATË E SHOQATËS “KRAJA” DHE POPULLIT KRAJAN

Ne, Shoqata Kraja dhe populli krajan, nuk mund të heshtim!
Në emër të Shoqatës Kraja dhe popullit krajan shprehim shqetësimin, keqardhjen dhe mospajtimin tonë të thellë me dënimet e shqiptuara ndaj ish pjestarëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Për ne kjo çështje nuk është vetëm një proces gjygësor. Ajo prekë kujtesën, dinjitetin dhe historinë e një populli që ka kaluar nëpër një periudhë të jashtëzakonshme vuajtjesh, dhune dhe pasigurie. Pranda çdo vendim që lidhet me luftën e UÇK-së ndiqet me vëmendje, reagime dhe emocione të medha në të gjithë trojet shqiptare po ashtu edhe në diasporë.

Ne e respektojme parimin e drejtësisë dhe të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor. Mirëpo, respektimi i drejtësisë nuk do të thotë se qytetarët duhet të heshtin kur kanë dyshime, shqetësime apo mospajtime me një vendim gjyqësor. Prandaj, Shoqata Kraja dhe populli krajan nuk pajtohen me perceptimin se historia e luftës së UÇK-së mund të lexohet vetëm përmes akuzave ndaj disa individëve, duke lene në hije rrethanat historike në të cilat ndodhi lufta.

Lexo të plotë në linkun në koment 👇

Sherif Krniq:Një vendim gjykate s’mund ta fshijë historinë e sakrificën e Kosovës Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kalif...
17/09/2026

Sherif Krniq:Një vendim gjykate s’mund ta fshijë historinë e sakrificën e Kosovës

Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, Sherif Krniq, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një deklaratë të tij, Krniq shprehet se kjo është një ditë e dhimbshme për familjet e të akuzuarve dhe për shumë shqiptarë që e kanë përjetuar luftën e Kosovës.

“Sot është një ditë që dhemb. Si shqiptar, nuk mund të mos ndiej dhimbje për këta burra dhe për familjet e tyre.”

Ai thekson se Kosova e ka paguar lirinë me shumë gjak dhe se sakrifica e popullit të Kosovës nuk duhet të harrohet.

“Ka familje që ende presin të dinë fatin e më të dashurve të tyre, ka nëna që presin djemtë dhe ka dëshmorë që nuk u kthyen kurrë në shtëpi”, shprehet Krniq.

Kryetari i Shoqatës “Malësia” nënvizon rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjësisë individuale, duke theksuar njëkohësisht se një vendim gjykate nuk mund të fshijë historinë e një populli dhe luftën e tij për liri.

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

Itali/ “Gjërat që mbeten”, romani i ri i Klaudio Findikut Një udhëtim mes kujtimeve, rrënjëve, dashurive dhe plagëve të ...
17/09/2026

Itali/ “Gjërat që mbeten”, romani i ri i Klaudio Findikut

Një udhëtim mes kujtimeve, rrënjëve, dashurive dhe plagëve të së kaluarës. Me “Gjërat që mbeten”, Klaudio Findiku sjell një histori njerëzore dhe emocionuese, në të cilën largimi bëhet ndonjëherë hapi i parë për të kuptuar se ku duhet të kthehemi.

Ka vende që i lëmë pas, njerëz që humbasim gjatë rrugës dhe kujtime që mendojmë se i kemi harruar. Por vitet kalojnë dhe kuptojmë se disa gjëra nuk janë larguar kurrë vërtet.

Ato mbeten brenda nesh. Në heshtje.

Duke pritur momentin e duhur për të na kujtuar se kush kemi qenë dhe, ndoshta, kush jemi ende.

Pikërisht nga kjo ide lind “Le cose che restano” – “Gjërat që mbeten”, romani i ri i shkrimtarit dhe poetit Klaudio Findiku, një vepër që e vendos lexuesin përballë një prej pyetjeve më të thella të jetës: çfarë ndodh me ne kur, pas shumë vitesh, detyrohemi të kthehemi aty ku gjithçka nisi?

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

Kompozitori Edmond Zhulali: “Marshi i UÇK-së” lindi në ditët e luftës dhe pas vendimit në Hagë mbetet një nderim për luf...
17/09/2026

Kompozitori Edmond Zhulali: “Marshi i UÇK-së” lindi në ditët e luftës dhe pas vendimit në Hagë mbetet një nderim për luftëtarët e Kosovës - Nga Julia Vrapi

“Marshi i UÇK-së” është një nga këngët më të njohura që lidhet me luftën e Kosovës. E krijuar në një periudhë të vështirë për shqiptarët e Kosovës, kënga pati një ndikim të madh dhe u përhap shpejt në mesin e shqiptarëve. Pas muzikës së kompozitorit të njohur Edmond Zhulalit, vargjeve të poetit Agim Doçit dhe interpretimit të Arif Vladit qëndron një histori e veçantë krijimi.

Në intervistën dhënë për gazetaren Julia Vrapi, Edmond Zhulali rikthehet te historia e krijimit të “Marsh*t të UÇK-së”, duke ndarë emocionet që e shoqëruan atë periudhë dhe jehonën që pati kënga te shqiptarët. Ai kujton edhe koncertet “Kosovë djep lirie”, të zhvilluara në Shqipëri dhe në Europë, si dhe atë që kjo këngë përfaqëson për të, pas më shumë se dy dekadash.

Rrëfimi i kompozitorit vjen pas vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, të cilin Edmond Zhulali e cilëson si një vendim të padrejtë që prek rëndë ndjenjat dhe interesat e gjithë kombit shqiptar. Edmond Zhulali është vlerësuar me titujt “Veteran luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, si dhe “Medalja Presidenciale e Meritave” nga Presidenti Hashim Thaçi.

Lexo intervistën e plotë në link në koment 👇

Nga Haga, një kambanë alarmi për shqiptarët - Nga Anila HykaNuk na e ka fajin Europa në këtë rast.Vendimin në Hagë te Gj...
16/09/2026

Nga Haga, një kambanë alarmi për shqiptarët -
Nga Anila Hyka
Nuk na e ka fajin Europa në këtë rast.
Vendimin në Hagë te Gjykatës së Posaçme të Kosovës, sot për 4 drejtuesit e UÇKse shumë të revoltuar ja vënë fajin Europës !!!
Para se t’ia kërkojmë fajin të tjerëve, duhet të shohim çfarë nuk kemi bërë ne vetë.
Ndërkohë që dy kokat e shqiponjës sonë janë copëzuar në shumë “koka” që luftojnë se kush do të jetë lider, Serbia prej vitesh punon sistematikisht për interesat e veta: diplomaci, lobim, aleanca, ndikim dhe një narrativë të organizuar ndërkombëtare.
Ne, përkundrazi, harxhojmë një pjesë të madhe të energjisë sonë duke luftuar njëri-tjetrin , përfshirë këtu dhe në Diasporë.
Ku është strategjia jonë kombëtare afatgjatë?

Kur i kemi parë drejtuesit politikë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, bashkë me diplomatë, akademikë, profesionistë, sipërmarrës dhe diasporën, të ulen seriozisht në një tryezë për të ndërtuar një strategji 20–30-vjeçare për interesat shqiptare?
Po i kemi pare në samite show që me shumë flasin e dëgjojnë veten dhe lëvdatat servile ndaj tyre.
Jo për një parti. Jo për një mandat. Jo për një lider. Për kombin të mblidhen.

Këmbanat e alarmit kanë kohë që bien. Mjafton të shohim ngërçet politike në Kosovë, skandalet dhe akuzat për korrupsion në Shqipëri, përçarjet mes faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, apatine ndaj reagimit të situates së crregjistrimit të shqiptarëve në Preshevë dhe mungesën e koordinimit të qëndrueshëm diplomatik.
Kemi dy shtete me shumicë shqiptare, një diasporë të fuqishme në Evropë dhe SHBA dhe mijëra profesionistë të suksesshëm në botë, por ende nuk kemi ndërtuar fuqinë institucionale dhe rrjetin e koordinuar që ky potencial mund të krijonte.
Prandaj, para se të themi “na e bëri Europa”, duhet të bëjmë një pyetje shumë më të vështirë:
Çfarë kemi bërë ne, së bashku, që interesat tona të mbrohen atje ku merren vendimet?

Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇

Haga, Beogradi dhe heshtja jonë:Kur propaganda punon, ndërsa shteti rri spektator   - Nga Asllan Dibrani – LuaniSot nuk ...
16/09/2026

Haga, Beogradi dhe heshtja jonë:Kur propaganda punon, ndërsa shteti rri spektator - Nga Asllan Dibrani – Luani

Sot nuk ishte një ditë e zakonshme për Kosovën.

Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Vendimi nuk është juridikisht përfundimtar dhe mund të ankimohet.
Ky është fakti juridik.

Por përtej tij ekziston edhe një plagë historike, politike dhe shpirtërore që nuk mund të futet në katër rreshta aktgjykimi.

Sepse UÇK-ja për shqiptarët nuk është një shkurtesë burokratike.

UÇK-ja është emblema e çlirimit të Kosovës.

Është emri nën të cilin mijëra burra e gra morën mbi vete barrën e luftës kundër pushtimit serb. Është kujtesa e atyre që ranë. Është ëndrra e atyre që mbijetuan. Është kapitulli pa të cilin nuk mund të shkruhet historia e lirisë së Kosovës.

Dhe sot, sado që juridikisht thuhet se nuk po gjykohet UÇK-ja si organizatë, në ndërgjegjen e një pjese të madhe të shqiptarëve është e pamundur të ndahet plotësisht simboli nga njerëzit që e drejtuan atë. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë katër figura qendrore të historisë së UÇK-së.

Prandaj sot, për mua, emblema e UÇK-së sikur u mbulua me një shami të zezë. Jo sepse historia e saj u shua. Jo sepse lufta për çlirim humbi kuptimin. Por sepse katër prej njerëzve që përfaqësuan atë histori u dënuan në një gjykatë që vetë institucionet e Kosovës ndihmuan ta krijonin. Dhe kjo dhemb.

Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇

Vendimi i Hagës/ Agron Dedivanaj: “Historia e UÇK-së nuk fshihet me vendime!” Pas vendimit të shqiptuar në Hagë ndaj kre...
16/09/2026

Vendimi i Hagës/ Agron Dedivanaj: “Historia e UÇK-së nuk fshihet me vendime!”

Pas vendimit të shqiptuar në Hagë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtori i shkollës shqipe në Miçigan dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Agron Dedivanaj, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm patriotik për mbarë shqiptarët.

Në një moment që ai e cilëson të dhimbshëm për shqiptarët, Dedivanaj thekson se asnjë vendim gjykate, asnjë presion dhe asnjë padrejtësi e perceptuar nuk mund ta fshijë kujtesën historike dhe sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Evropa, edhe kësaj here, si shumë herë më parë, në çastet kur duhej të dëgjonte zërin tonë, e anoi peshoren në favor të të tjerëve. Por ne shqiptarët e kemi mësuar nga historia se dinjiteti ynë nuk falet, liria jonë nuk harrohet dhe krenaria jonë kombëtare nuk matet me vendimet e të tjerëve.”

Sipas Dedivanajt, shqiptarët kanë kaluar shekuj përballë sfidave, padrejtësive dhe përpjekjeve për t’u mohuar të drejtën për të qenë të lirë. Megjithatë, ai nënvizon se shpirti shqiptar ka ditur gjithmonë të mbijetojë dhe të qëndrojë në këmbë.

“Mund të na gjykojnë, mund të na dënojnë, mund të përpiqen të na e ndryshojnë historinë, por nuk mund të na e ndryshojnë shpirtin. Nuk mund të na e shuajnë gjuhën. Nuk mund të na e heqin flamurin nga zemra. Nuk mund të na e fshijnë kujtesën e sakrificës.”

Duke folur nga diaspora shqiptare në Miçigan, Dedivanaj vë theks të veçantë te brezi i ri. Ai shprehet se detyra e shqiptarëve është që fëmijëve t’u përcillet gjuha, historia, kultura dhe dashuria për kombin.

Agron Sylvia Dedivanaj

Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Miçigan: Për Kosovën qëndrojmë të gjithë në këmbë Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan...
16/09/2026

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Miçigan: Për Kosovën qëndrojmë të gjithë në këmbë

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, duke shprehur shqetësim dhe zhgënjim për atë që e konsideron si një proces që, në perceptimin e saj, nuk ka reflektuar standarde të njëjta drejtësie.

“Edhe kësaj here, nga Haga prisnim drejtësi — një drejtësi të paanshme, të mbështetur mbi prova dhe mbi përgjegjësinë individuale”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Sipas “Jehonës së Malësisë”, përgjegjësia duhet të përcaktohet individualisht dhe mbi prova konkrete, pa e vendosur në bankën e të akuzuarve historinë e luftës dhe të qëndresës së një populli të tërë.

Shoqata thekson se shqiptarët e Kosovës e njohin nga afër çmimin e lirisë, duke kujtuar vrasjet, dëbimet masive, persekutimin dhe krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare gjatë luftës.

“Një popull që luftoi për të mbijetuar dhe për të jetuar i lirë nuk mund të shpallet fajtor si komb. Mund të gjykohen individë, por nuk mund të gjykohet një popull për të drejtën e tij për të mbrojtur jetën, familjen, shtëpinë dhe lirinë”, shprehen nga shoqata.

“Jehona e Malësisë” nënvizon se kërkesa për drejtësi për çdo viktimë është e drejtë, por kjo, sipas saj, nuk duhet të çojë në relativizimin e historisë apo në barazimin e përgjegjësive.

Në reagimin e saj, shoqata shpreh gjithashtu solidaritet me familjet e atyre që humbën jetën dhe me të gjithë ata që, sipas saj, mbajnë ende plagët e luftës.
“Ne nuk harrojmë. Ne nuk përkulemi. Ne qëndrojmë”, thuhet në përfundim të reagimit.

Shoqata “Jehona e Malësisë” e mbyll deklaratën me një mesazh për brezat e ardhshëm: “Për ata që dhanë gjithçka. Për ata që qëndruan. Për brezat që do të vijnë. Kosovë — krenare, e lirë dhe me kokën lart!”

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Diaspora Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gazeta Diaspora Shqiptare:

Shortcuts

Share