Ambasada Gjermane Tiranë

Ambasada Gjermane Tiranë Mirёseerdhёt në Facebook të Ambasadës Gjermane nё Shqipёri! Instagram:

💧 Çfarë ndodh kur lidhja me një sistem funksional të trajtimit të ujërave të ndotura nuk është e mundur?Për bizneset e t...
11/09/2026

💧 Çfarë ndodh kur lidhja me një sistem funksional të trajtimit të ujërave të ndotura nuk është e mundur?

Për bizneset e turizmit dhe institucionet, trajtimi i decentralizuar i ujërave të ndotura mund të ofrojë një zgjidhje praktike — duke ndihmuar në mbrojtjen e burimeve ujore dhe në mbështetjen e ekonomive lokale të qëndrueshme.

Përmes Bashkëpunimit Gjerman, GIZ po mbështet Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve për t’i kthyer kërkesat ligjore dhe mjedisore në zgjidhje konkrete që bizneset dhe institucionet mund t’i zbatojnë në praktikë.

Mbështetja përfshin gjithashtu përmirësimin e eficiencës së energjisë dhe monitorimit të performancës në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe ngritjen e laboratorit të parë në Shqipëri për analizimin e llumrave të krijuara nga trajtimi i tyre.

Dje, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore dhe të bizneseve të turizmit u mblodhën për të diskutuar se si këto zgjidhje mund t’u përgjigjen nevojave konkrete në terren.

Trajtimi më i mirë i ujërave të ndotura ndihmon në mbrojtjen e burimeve ujore, krijon kushte më të mira për turizëm të qëndrueshëm dhe ekonomi lokale më të forta.

-

💧 What happens when connecting to a functioning wastewater treatment system isn’t possible?

For tourism businesses and institutions, decentralised wastewater treatment can offer a practical alternative — helping protect water resources while supporting sustainable local economies.

Through German Cooperation, GIZ is supporting the National Water Supply and Sewerage Agency to turn legal and environmental requirements into practical solutions for businesses and institutions.

This support also focuses on improving energy efficiency and performance monitoring at wastewater treatment plants, as well as establishing Albania’s first laboratory for analysing sludge generated through wastewater treatment.

Yesterday, representatives of national and local institutions and tourism businesses came together to discuss how these solutions can respond to needs on the ground.

Better wastewater treatment helps protect water resources and creates better conditions for sustainable tourism and stronger local economies.

Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung (BMZ) Ambasada Gjermane Tiranë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve

🇦🇱️ I MES DASHURISË DHE MALLIT 🎶 Një mbrëmje e veçantë kushtuar këngës artistike gjermane (Kunstlied) – aty ku muzika, g...
11/09/2026

🇦🇱️ I MES DASHURISË DHE MALLIT 🎶

Një mbrëmje e veçantë kushtuar këngës artistike gjermane (Kunstlied) – aty ku muzika, gjuha dhe poezia takohen.

✨ Flaka Goranci, mezzo-soprano
🎹 Silvana Skënderi, piano

📅 E martë, 15 shtator 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Holli Koncertor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOBAP), Tiranë

Në program: Mahler, Wagner, Brahms dhe Schoeck.

Një udhëtim muzikor përmes dashurisë, mallit dhe poezisë, në një repertor që zbulon gjithë thellësinë emocionale dhe artistike të këngës gjermane.

🎓 Në kuadër të projektit, më 14 shtator do të zhvillohet edhe një workshop për studentët dhe studentet e kantos të Universitetit të Arteve në Tiranë.

🤝 Projekti mbështetet nga TKOBAP, Ambasada Gjermane në Tiranë, Ambasada Austriake dhe Ambasada Zvicerane, në kuadër të Ditës së Gjuhës Gjermane.

🎟️ Biletat:
Çdo ditë në biletarinë e TKOB-së: 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
Ditët e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:00

Ju mirëpresim për një mbrëmje të paharrueshme muzikore! ❤️

🇩🇪 I ZWISCHEN LIEBE UND SEHNSUCHT 🎶

Ein besonderer Konzertabend rund um das deutsche Kunstlied – die einzigartige Verbindung von Musik, Sprache und Poesie.

✨ Flaka Goranci, Mezzosopranistin
🎹 Silvana Skënderi, Klavier

📅 Dienstag, 15. September 2026
🕗 20:00 Uhr
📍 Saal des Nationaltheaters für Oper und Ballett (TKOBAP), Tirana

Mit Werken von Mahler, Wagner, Brahms und Schoeck.

Ein musikalischer Abend über Liebe, Sehnsucht und Poesie – und über die besondere künstlerische Tiefe des deutschen Liedes.

🎓 Begleitend findet am 14. September ein Workshop für Gesangsstudierende der Universität der Künste in Tirana statt.

🤝 Das Projekt wird unterstützt von TKOBAP, der Deutschen Botschaft in Tirana, der Österreichischen Botschaft und der Schweizerischen Botschaft im Rahmen des Tages der deutschen Sprache.

🎟️ Tickets:
Täglich an der TKOB-Kasse: 10:00–14:00 und 16:00–20:00 Uhr
An den Vorstellungstagen: 10:00–14:00 und 16:00–19:00 Uhr

Wir freuen uns auf Sie! ❤️

10/09/2026

08/09/2026
🇦🇱️ I Festivali i 21-të Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA) në Tiranë: 14 – 19 shtator 2026𝗧𝗲𝗺𝗮 𝗲 𝘃𝗶...
07/09/2026

🇦🇱️ I Festivali i 21-të Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut (IHRFFA) në Tiranë: 14 – 19 shtator 2026

𝗧𝗲𝗺𝗮 𝗲 𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟲 – “𝗟𝘂𝗳𝘁𝗮, 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗾𝗲𝘀, 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝘀𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘃𝗶𝗸𝘁𝗶𝗺𝗮𝘃𝗲”

Për të 21-ën herë, “International Human Rights Film Festival Albania” do të sjellë në Tiranë filma dhe krijues nga e gjithë bota, të cilët trajtojnë çështje të të drejtave të njeriut.

Gjatë gjashtë ditëve të festivalit do të shfaqen 30 filma premierë në vende të ndryshme të Tiranës, përfshirë Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi dhe disa shkolla të mesme të qytetit.

Shfaqjet e filmave do të zhvillohen në prani të regjisorëve, aktivistëve dhe anëtarëve të ekipeve filmike, të ndjekura nga seanca pyetje-përgjigje me publikun. Programi do të përfshijë gjithashtu forume të posaçme filmash në institucione të ndryshme.

Gjermania mbështet festivalin edhe këtë vit – sepse angazhimi për të drejtat e njeriut është një gur themeli i politikës së jashtme gjermane.

👉 Më shumë informacione mbi programin: https://ihrffa.net/program/

🇩🇪 I 21. Internationales Menschenrechtsfilmfestival (IHRFFA) in Tirana: 14. – 19. September 2026

Thema 2026 – „Krieg, das Streben nach Frieden, Rechtsstaatlichkeit und das Gedenken an die Opfer“

Zum 21. Mal bringt das „International Human Rights Film Festival Albania“ Filme und Filmschaffende aus aller Welt nach Tirana, die sich mit Menschenrechten auseinandersetzen.

Während des sechstägigen Festivals werden 30 Premieren an verschiedenen Orten in Tirana gezeigt – darunter an der Marubi Film- und Multimediaakademie sowie an mehreren Gymnasien der Stadt.

Täglich finden Filmvorführungen in Anwesenheit von Regisseuren, Aktivisten und Mitgliedern der Filmteams statt, gefolgt von Publikumsdiskussionen und Fragerunden. Darüber hinaus wird es spezielle Filmforen in verschiedenen Institutionen geben.

Deutschland unterstützt das Festival auch in diesem Jahr – denn das Engagement für die Menschenrechte ist ein Grundpfeiler der deutschen Außenpolitik.

👉 Mehr Informationen zum Programm: https://ihrffa.net/program/

International Human Rights Film Festival-Albania

03/09/2026

🇦🇱 I Së bashku për bashki të forta dhe kushte më të mira jetese! 🇩🇪🤝🇦🇱

E ngarkuara e re me punë e Ambasadës Gjermane në Shqipëri vizitoi, në kuadër të një turi prezatues, bashkitë e Vlorës dhe Himarës. Gjermania i mbështet të dyja bashkitë prej shumë vitesh me projekte të Bashkëpunimit për Zhvillim – ndër të tjera në fushën e furnizimit me ujë, trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimit të mbetjeve.

Në Vlorë, me mbështetjen e Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, është ndërtuar një impiant modern për ndarjen e mbetjeve, si dhe një landfill sipas standardeve të BE-së. Ai pritet të vihet së shpejti në funksion. ♻️ Gjithashtu, venddepozitimi i vjetër i mbetjeve në mes të qytetit po mbyllet dhe izolohet me mbështetjen e Gjermanisë. Kështu, zjarret dhe erërat e pakëndshme aty së shpejti do t’i përkasin së kaluarës. Gati 150.000 banorë përfitojnë çdo vit nga ndikimet pozitive në mjedis dhe shëndet.

Në Himarë, një impiant i ri për trajtimin e ujërave të zeza, i ndërtuar sipas standardeve më të larta të BE-së, siguron për rreth 16.000 banorë pastrimin e plotë të ujërave të ndotura dhe gjire të pastra. 💧 Falë projekteve tona gjatë dekadave të fundit në një numër të madh bashkish, rreth 1,6 milionë njerëz përfitojnë tashmë nga furnizimi i përmirësuar me ujë dhe trajtimi i ujërave të ndotura – cka përbën mbi 60% të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë.

Gjithashtu, në Himarë u vu në funksion hotspot-i i fundit WiFi4WB, duke bërë të mundur tashmë internetin publik falas Wi-Fi në të 61 bashkitë e Shqipërisë – një projekt 🇪🇺 🇩🇪 🇦🇱 për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirje digjitale.

Qëllimi: shërbime më të mira për qytetarët – dhe një e ardhme e pastër dhe e denjë për të jetuar. 🌱

🇩🇪 I Gemeinsam für starke Kommunen und bessere Lebensbedingungen! 🇩🇪🤝🇦🇱

Die neue Ständige Vertreterin der Deutschen Botschaft in Albanien besuchte im Rahmen einer Kennenlerntour die Kommunen Vlora und Himara. Deutschland unterstützt beide Kommunen seit vielen Jahren mit Projekten der Entwicklungszusammenarbeit – unter anderem bei Wasserversorgung, Abwasser und Abfallentsorgung.

In Vlora wurde mit Unterstützung der deutschen KfW-Entwicklungsbank eine moderne Müllsortieranlage sowie eine sanitäre Deponie nach EU-Standards gebaut. Sie soll schon bald in Betrieb gehen. ♻️ Die alte Müllkippe mitten in der Stadt wird ebenfalls mit deutscher Unterstützung versiegelt. Damit gehören Brände und unangenehme Gerüche dort bald der Vergangenheit an. Knapp 150.000 Einwohner profitieren jährlich von den positiven Umwelt- und Gesundheitswirkungen.

In Himara sorgt eine neue Kläranlage, die nach höchsten EU-Standards gebaut wurde, für rund 16.000 Einwohner für die vollständige Reinigung der Abwässer und saubere Buchten. 💧 Durch unsere Projekte in den letzten Jahrzehnten in einer Vielzahl von Gemeinden profitieren mittlerweile rd. 1,6 Mio. Menschen von einer verbesserten Wasserversorgung sowie Abwasserentsorgung – das entspricht über 60% der Gesamtbevölkerung Albaniens.

Zudem wurde in Himara der letzte WiFi4WB-Hotspot in Betrieb genommen, mit dem es jetzt kostenloses öffentliches WLAN in allen 61 Gemeinden Albaniens gibt – ein 🇪🇺 🇩🇪 🇦🇱 Projekt für nachhaltige Entwicklung und digitale Inklusion.

Das Ziel: bessere Services für die Bürgerinnen und Bürger – und eine saubere, lebenswerte Zukunft. 🌱

02/09/2026

🇦🇱 I Tani e dimë se Rusia është përgjegjëse për tentativën për sulm me eksploziv në aeroportin e Leipzigut. Sulmet e përsëritura hibride të Rusisë ndaj Gjermanisë dhe Evropës janë të papranueshme. Ne nuk do të lejojmë të frikësohemi dhe as të përçahemi – dhe do t’u përgjigjemi provokimeve të Rusisë në mënyrë të përshtatshme dhe të vendosur.

🇩🇪 I Wir wissen jetzt, dass Russland für den versuchten Sprengstoffanschlag am Flughafen Leipzig verantwortlich ist. Russlands wiederholte hybride Angriffe auf Deutschland und Europa sind inakzeptabel. Wir lassen uns weder einschüchtern noch spalten - und reagieren auf Russlands Provokationen angemessen und entschlossen.

🇦🇱 I Nga Maqedonia e Veriut drejt Shkodrës! 🎶🇦🇱Pas ndalesës në Maqedoninë e Veriut, Kori i Charité Berlin vazhdon turneu...
31/08/2026

🇦🇱 I Nga Maqedonia e Veriut drejt Shkodrës! 🎶🇦🇱

Pas ndalesës në Maqedoninë e Veriut, Kori i Charité Berlin vazhdon turneun e tij koncertor dhe udhëton drejt Shqipërisë – më saktësisht në Shkodër.

Atje e pret një takim i veçantë muzikor me Korin Polifonik „Prenkë Jakova“. Një mbrëmje ku tradita të ndryshme korale takohen, shkëmbejnë dhe krijojnë së bashku. 🎵

📍 Katedralja e Shën Shtjefnit, Shkodër
📅 9 shtator 2026, Ora 19:30
🎟️ Hyrja është e lirë!

Nën drejtimin e Adrian Emans, Kori i Charité Berlin do të prezantojë programin e tij aktual „Carried by the Wind“.

Së bashku me Korin Polifonik „Prenkë Jakova“, nën drejtimin e Gjon Shllakutkori mezi pret provat e përbashkëta, shkëmbimin frymëzues muzikor dhe një mbrëmje koncertore të veçantë në zemër të Shkodrës.

✨ Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj mbrëmjeje – hyrja është e lirë!

Ky projekt mbështetet nga Instituti Goethe.

🇩🇪 I Von Nordmazedonien nach Shkodër! 🎶🇩🇪

Nach seinem Aufenthalt in Nordmazedonien setzt der Charité Chor Berlin seine Konzertreise fort und reist weiter nach Albanien – genauer gesagt nach Shkodër.

Dort erwartet den Chor ein besonderer musikalischer Austausch mit dem Polyphonen Chor „Prenkë Jakova“. Ein Konzertabend, an dem unterschiedliche Chorkulturen aufeinandertreffen, sich inspirieren lassen und gemeinsam Musik gestalten. 🎵

📍 St. Stephen’s Cathedral, Shkodër
📅 9. September 2026
🕢 19:30 Uhr
🎟️ Eintritt frei!

Unter der Leitung von Adrian Emans präsentiert der Charité Chor Berlin sein aktuelles Programm „Carried by the Wind“.

Gemeinsam mit dem Polyphonen Chor „Prenkë Jakova“ unter der Leitung von Gjon Shllaku freut sich der Chor auf gemeinsame Proben, inspirierenden musikalischen Austausch und einen besonderen Konzertabend im Herzen von Shkodër.

✨ Kommen Sie vorbei – der Eintritt ist frei!

Dieses Projekt wird durch das Goethe-Institut gefördert.

Charité Chor Berlin

🇦🇱 I 35 Vjet Trekëndëshi Vajmarit 🇩🇪🇫🇷🇵🇱Gjermania, Franca dhe Polonia bashkëpunojnë në këtë format që nga viti 1991. Në ...
28/08/2026

🇦🇱 I 35 Vjet Trekëndëshi Vajmarit 🇩🇪🇫🇷🇵🇱

Gjermania, Franca dhe Polonia bashkëpunojnë në këtë format që nga viti 1991. Në qendër të tij është koordinimi politik mbi politikën e jashtme dhe sigurinë evropiane.

E veçanta: Trekëndëshi i Vajmarit nuk është as aleancë dhe as organizatë ndërkombëtare. Nuk ka traktat themelues dhe as sekretariat të përhershëm.

Në qendër është mirëkuptimi përmes shkëmbimit të rregullt politik. Sot, ndër të tjera, bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, mbështetja për Ukrainën, si dhe për përballja me dezinformimin dhe ndikimin e huaj. Në formatin „Weimar Plus“, të tre vendet përfshijnë gjithashtu partnerë të tjerë evropianë.

Tre vende, 35 vjet, një format për mirëkuptim.

👉 Faktet kryesore për Trekëndëshin e Vajmarit në një përmbledhje.

A ka nevojë politika globale sot për më shumë formate informale si Trekëndëshi i Vajmarit?

🇩🇪 I 35 Jahre Weimarer Dreieck 🇩🇪🇫🇷🇵🇱

Deutschland, Frankreich und Polen arbeiten seit 1991 in diesem Format zusammen. Im Mittelpunkt steht die politische Abstimmung über europäische Außen- und Sicherheitspolitik.

Das Besondere: Das Weimarer Dreieck ist weder Bündnis noch internationale Organisation. Es gibt keinen Gründungsvertrag und kein permanentes Sekretariat.

Im Mittelpunkt steht die Verständigung durch regelmäßigen politischen Austausch. Heute geht es dabei unter anderem um europäische Verteidigung, die Unterstützung der Ukraine sowie den Umgang mit Desinformation und ausländischer Einflussnahme. Im Format „Weimar Plus“ beziehen die drei Länder zudem weitere europäische Partner ein.

Drei Länder, 35 Jahre, ein Format für Verständigung.

👉 Die wichtigsten Fakten zum Weimarer Dreieck im Überblick.

Braucht die globale Politik heute mehr informelle Formate wie das Weimarer Dreieck?

26/08/2026

🇦🇱 I Një shteg për ecjeje? Çfarë ndryshimi mund të sjellë ai? ⛰️

Në Shtegun High Scardus, përgjigjja shkon përtej kënaqësisë që ofrojnë panoramat spektakolare malore.

Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shtigjet e vjetra malore janë shndërruar në një itinerar ndërkufitar për ecje të gjata, duke i sjellë dashamirësit e natyrës dhe entuziastët e aktiviteteve në natyrë më afër disa prej peizazheve më të paprekura të Ballkanit Perëndimor, si dhe me njerëzit që i kanë këto vende shtëpi.

Në etapat shqiptare, vizitorët përshkojnë Korabin dhe kullotat e larta të Gramës, takojnë barinj, qëndrojnë në bujtina të menaxhuara nga familje dhe përjetojnë ngrohtësinë dhe mikpritjen e komuniteteve lokale.

Bashkëpunimi ynë për Zhvillim, së bashku me partnerët nga rajoni, ka mbështetur zhvillimin e Shtegut High Scardus – me një vizion të qartë: Turizmi i butë dhe i qëndrueshëm mund të krijojë të ardhura dhe në këtë mënyrë t’i mbajë njerëzit në vendlindjet e tyre, duke mbrojtur njëkohësisht trashëgiminë natyrore dhe kulturore që i bën unike këto zona malore.

Sot, Shtegu High Scardus është një destinacion turistik i njohur ndërkombëtarisht. Suksesi i saj më i madh, megjithatë, zbulohet gjatë vetë udhëtimit: kufijtë shndërrohen në lidhje, vendet e izoluara bëhen destinacione dhe traditat lokale bëhen pjesë e përvojës.

📍 Shqipëri | Kosovë | Maqedonia e Veriut

🇩🇪 I Ein Wanderweg? Was kann der verändern? ⛰️

Auf dem High Scardus Trail geht die Antwort weit über den Genuss von spektakulären Bergpanoramen hinaus.

In Albanien, im Kosovo und in Nordmazedonien sind alte Bergpfade zu einer grenzüberschreitenden Fernwanderroute geworden, die Naturliebhaber und Freunde der Bewegung näher an einige der unberührtesten Landschaften des westlichen Balkans und an die Menschen bringt, die dort zu Hause sind.

Auf den albanischen Etappen überqueren Wanderer das Korab-Gebirge und die Hochweiden von Grama und begegnen dabei Hirten, übernachten in familiengeführten Gästehäusern und erfahren Herzlichkeit und Gastfreundlichkeit lokaler Gemeinschaften.

Unsere Entwicklungszusammenarbeit hat gemeinsam mit Partnern aus der Region die Entwicklung des High Scardus Trail unterstützt – und zwar mit einer klaren Idee: Sanfter und nachhaltiger Tourismus kann Einkommen schaffen und dadurch Menschen in ihrer Heimat halten, und gleichzeitig das Natur- und Kulturerbe schützen, das diese Bergregionen einzigartig macht.

Heute ist der High Scardus Trail ein international anerkanntes Reiseziel. Sein vielleicht größerer Erfolg zeigt sich jedoch entlang des Weges selbst: Grenzen werden zu Verbindungen, abgelegene Orte werden zu Reisezielen und lokale Traditionen werden zu einem Teil des Erlebnisses.

📍 Albanien | Kosovo | Nordmazedonien

Address

Rruga Skënderbej
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 12:00
Tuesday 08:00 - 12:00
Wednesday 08:00 - 12:00
Thursday 08:00 - 12:00
Friday 08:00 - 12:00

Telephone

+35542274505

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada Gjermane Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share