14/07/2026
Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, mori pjesë në një seancë të posaçme të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik, e zhvilluar në ish-burgun e Spaçit, një vend, simbol i vuajtjeve të atyre që u përndoqën politikisht gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
Aktiviteti, i organizuar nga Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku dhe Nënkryetarja Iris Luarasi, mblodhi ambasadorë të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe familjarë të viktimave të burgut të Spaçit.
Spanja ka fituar një përvojë të rëndësishme në këtë fushë. Në vitin 2022, Parlamenti 🇪🇸 miratoi Ligjin për Kujtesën Demokratike, i cili zëvendësoi Ligjin për Kujtesën Historike të vitit 2007, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit tonë 🇪🇸 për dinjitetin e viktimave, drejtësinë, dëmshpërblimin dhe garantimin e mos përsëritjes së shkeljeve të tilla.
Është thelbësore që brezat e rinj të njohin historinë dhe vuajtjet që përjetuan kaq shumë njerëz vetëm sepse mbrojtën bindjet dhe lirinë e tyre. Kujtesa nuk i përket vetëm së kaluarës; ajo është një mjet i domosdoshëm për ndërtimin e shoqërive më të drejta, më të lira dhe më demokratike.
***
El Embajador de España en Albania, Gabriel Cremades, asistió a una sesión especial de la Comisión Parlamentaria para los Derechos Humanos y la Información Pública, celebrada en el antiguo penal de Spaç, un lugar que simboliza el sufrimiento de quienes fueron perseguidos políticamente durante el régimen comunista en Albania.
El acto, organizado por la presidenta de la Comisión, Jorida Tabaku, y su Vicepresidenta Iris Luarasi, reunió a embajadores acreditados en Albania, representantes de la sociedad civil, responsables políticos y familiares de las víctimas de la prisión de Spaç.
España ha adquirido una importante experiencia en este ámbito. En 2022, las Cortes Generales aprobaron la Ley de Memoria Democrática, que sustituyó a la Ley de Memoria Histórica de 2007, reafirmando el compromiso de nuestro país con la dignidad de las víctimas, la justicia, la reparación y la garantía de no repetición.
Es esencial que las nuevas generaciones conozcan la historia y el sufrimiento que padecieron tantas personas por defender sus ideas y su libertad. La memoria no pertenece únicamente al pasado: es una herramienta imprescindible para construir sociedades más justas, libres y democráticas.