RADIO TIRANA

RADIO TIRANA Tel: 04 222 47 05
Radio Tirana filloi transmetimin më 28 nëntor 1938. ttp://www.rtsh.al/?fq=radio https://sq.wikipedia.org/wiki/Radio_Tirana

Radio Tirana filloi transmetimin e emisioneve më 28 nëntor të vitit 1938, Mbreti Zog përmes një ceremonie inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri me fuqi 3 kilovat dhe me valë të shkurtra 40 metra e pagëzuar me emrin Radio-Tirana. Në mikrofonin e kësaj radioje kanë kaluar zëra nga më të njohurit në artin dhe kulturën shqiptare si Marije Kraja (soprano), Tonin Guraziu (pianist), Tefta Tashko Koço (soprano), Lola Gjoka (soprano), Dhora Leka (redaktorja e parë) , Kaliopi Plasari (spikerja e parë), Haki Bejleri (spikeri i parë), Viktori Xhaçka, Kristaq Andoniu, Sterio Spase, Mihal Popi, Besim Lubonja, Kadri Roshi, Reshat Arbana, Vera Zheji, Piro Naçe, Hamdi Sulçebej e mjaft të tjerë. Radio Tirana ka qenë "Akademia" e parë e gjuhës letrare shqipe duke e ruajtur dhe kultivuar atë. Përmes emisioneve të saj informative njohëse, edukative dhe kulturore, ajo ka luajtur një rol të pa zëvëndësueshëm në përçimin e vlerave kulturore të popullit shqiptar. Veç vlerave të saja artistike e kulturore, kjo radio përmban një vlerë kombëtare, arkivin në të cilën ndodhen zëra unike siç është një fjalim i poliedrikut shqiptar Fan Stilian Noli si dhe zëri i 'ambasadorit' të artit shqiptar Aleksandër Moisiu.

14/09/2026

📊 Sondazhi i ditës: ​
Kur mendoni për ditën e parë të shkollës, cila është gjëja e parë që ju vjen ndërmend dhe ju mbush me nostalgji?

A: Përgatitja (libra, përparëse, mjete)
B: Mësuesja e parë
C: Takimi me shokët/shoqet
D: Dhurata

11/09/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Si e shihni përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla?

A: Si një partner që lehtëson dhe pasuron procesin mësimor
B: Si një sfidë që rrezikon të zbehë mendimin kritik dhe punën e pavarur të nxënësve

10/09/2026

I shkroi të birit që vdiq deri në frymëmarrjen e fundit/ Përkthyesja rrëfen historinë pas Bestseller-it të NY Times: Kam qarë me ngashërim

10/09/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sa shpesh shkruani letra ose kartolina me dorë?

​A: Shumë shpesh
​B: Rallë
​C: Thuajse asnjëherë
​D: Nuk kam shkruar kurrë

09/09/2026

📊 Sondazhi i ditës:
​Sipas sociologjisë digjitale, konsumi i videove të shkurtra në Instagram dhe TikTok ka ulur hapësirën e vëmendjes. Shumë njerëz e kanë të vështirë të përfundojnë një libër apo një artikull të gjatë. Sa e keni të lehtë sot të përqendroheni pa prekur celularin?

A: Shumë të lehtë
B: Të vështirë
C: Aspak të lehtë

08/09/2026

📊 Sondazhi i ditës:
8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit. Nëse Inteligjenca Artificiale mund të shkruajë, analizojë e mendojë për ne, cili do të jetë roli i një njeriu "të arsimuar" në të ardhmen?

​A: Të marrë vendime etike e morale
B: Të krijojë nga përvoja personale
C: E shoh pa ndonjë rol

07/09/2026

Incidenti në aeroportin e Lajpcigut, kush fshihet pas? Gazetarja Hoxha: Si po përgatitet Gjermania kundër sulmeve ruse

07/09/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Çfarë ju bëri më shumë përshtypje këtë verë në Shqipëri?
​A. Rritja e numrit të turistëve
​B. Çmimet në bregdet
​C. Qetësia pas orës 24:00
​D. Pastërtia e menaxhimi i plazheve

07/08/2026

📊 Sondazhi i ditës:​
Sa libra merrni me vete në pushime?

A: Asnjë
B: ​Vetëm 1
C: ​2-3 libra
D: ​Më shumë se 3

06/08/2026

📊 Sondazhi i ditës:
Sipas një studimi, disa nga momentet më të bukura të jetës sonë thjesht kanë ndodhur për herë të fundit dhe ne nuk e kemi kuptuar. Për cilën nga këto "hera e fundit" ju merr më shumë malli kur e mendoni sot?

A: Lojërat në lagje
​B: Regjistrimi nga radioja në kasetë
​C: Shkrimi i një letre me dorë
D: Filmat vizatimorë të dielave në mëngjes

Address

Adresa: Rruga Ismail Qemali № 11, Tiranë
Tirana
1000

Telephone

042224705

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RADIO TIRANA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to RADIO TIRANA:

Shortcuts

Share