Libra.al

Libra.al Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Libra.al, Political Party, .

16/04/2021

Duke marrë shkas nga postimi i z. Luan Rama, që pretendon se struktura e Partisë LIBRA Vlorë i është bashkuar LSI, u bëjmë me dije të gjithë anëtarëve të LIBRA-s se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Partia LIBRA, si një parti e mirëstrukturuar, nuk ka marrë asnjë vendim koalicioni me parti të tjera në këto zgjedhje. Për arsye të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, prania jonë nuk u bë e mundur për Zgjedhjet Parlamentare 2021.

Dëshirat e një apo dy anëtarëve tanë për t’iu bashkuar individëve të ndryshëm në këtë fushatë zgjedhore, nuk i jep të drejtë askujt të përfitojë duke përdorur dhe shfrytëzuar emrin e partisë LIBRA.

Është e drejtë e çdo qytetari të lirë, të bëjë zgjedhjet e veta se për cilën forcë politike do të votojë apo do të mbështesë, sikundër është e pa pranueshme abuzimi me emrin e strukturave të partisë LIBRA.

31/12/2020

Miq, dashamirës, bashkëatdhetarë, Viti i Ri 2021 ardhtë i mbarë, i begatë dhe plot shëndet! Qoftë vit i aspiratave dhe arritjeve të reja së bashku me zellin për t’i arritur ato! Paqe, mirësi e dashuri ju urojmë për këtë Vit të Ri!

LIBRA

29/12/2020

Greqia zgjerohet me12 milje në detin Jon.
Ka 2 ditë që mediat nuk po pushojnë së gjeturi fajtorin nga pala jonë, ndërkohë që ky është thjesht një veprim i njëanshëm i qeverisë greke, që vjen si pasojë e marrëveshjes së bërë nga qeveria Berisha dhe që gjykata Kushtetuese e kohës e rrëzoi.
Me teorinë greke nesër mund të mblidhet parlamenti dhe të vendosë që Vorio - Epiri është tokë greke dhe të kërkojë të futet 20 km në Shqipëri. Me sa më kujtohet kanë tentuar njëherë.
E njëjta gjë po ndodh edhe sot me detin, parlamenti grek ka vendosur të futet në ujrat shqiptare me 20 milje dhe kjo në gjuhën ushtarake quhet pushtim.
Nëse doni një përgjegjës për mosveprim, në këtë moment ai është komandanti i forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta, i vetmi përgjegjës në rast pushtimi të hapsirës shqiptare.

25/11/2020

Ndërsa bota bën përgatitje për hapjen e qendrave për vaksinimin e popullsisë, në Shqipëri politika e vetme është nëse duhen mbyllur shkollat apo jo.
Në të gjithë botën shkollat janë të hapura ne duam t'i mbyllim nën politikën e paaftësisë së manaxhimit të situatës.
Mjaft bëtë politikë me sëmundjen. Bashkohuni për të bërë të mundur ngritjen e një strategjie për vaksinimin sa më të shpejtë të personave me risk, në çdo cep të vendit, në çdo fshat sa do i thellë dhe i largët qoftë.
Njerëzit duan shërbim dhe jo politika boshe.

23/11/2020

Lëshohen çakenjtë dhe bëjnë politikë me vdekjen, pa dhënë asnjë shpresë për të gjallët.
Dëgjojmë e shohim çdo ditë se sa “gëzojnë” disa nga vdekjet e pandemisë dhe si të tjerët gënjejnë për të mbrojtur veten.
Pandemia do të mbarojë një ditë por jeta në Shqipëri do të vazhdojë dhe si rrjedhojë nuk mund të ushqehet me propagandë apo debate shterpë të politikës pa vizion. Kësaj politike, që sa herë i duhet të tregojë se pandemia është e pa manaxhueshme, të “vesh maskën” dhe sa herë ia do interesi ta zhvesh atë.
E pra, kjo është politika shqiptare e hienave, një politikë që ka vetëm një qëllim: të jetë në pushtet me çdo çmim.

Përshëndetje LIBRAKam kohë që ndjek faqen tuaj dhe më pëlqejnë shkrimet mbi denoncimet që qytetarë të ndryshëm dërgojnë ...
11/10/2020

Përshëndetje LIBRA

Kam kohë që ndjek faqen tuaj dhe më pëlqejnë shkrimet mbi denoncimet që qytetarë të ndryshëm dërgojnë këtu, e do i ftoja të vazhdojnë me denoncimin e padrejtësisë.

Unë dua të shtroj një shqetësim mbi gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet shtëpia e atdhetarit të madh Andon Zako Çajupit, në Sheper të Zagorisë, pas restaurimit nga Ministria e Kulturës.

E shpallur si monument i kategorisë I nga kjo Ministri, që në 2003, shtëpia e cila duhet të ishte kthyer në muze, tashmë është thjesht një ndërtesë bosh, me dyer të mbyllura dhe ku bagëtia e gjen si shesh pushim për të kryer nevojat e saj.

Kjo situatë e pakuptimtë ndodh edhe me shtëpinë e të madhit Gjergj Fishta, për të cilën Ministria e Kulturës më në fund ka vendosur ta restaurojë, por që mesa duket do të ketë të njëjtin fat, ku pas restaurimit, që do të kushtojë më shumë se sa një ndërtesë e re, dyert do të mbyllen.

01/10/2020

Triadës së politikës shqiptare, PS- PD - LSI, tashmë i ka hyrë frika dhe nga vota e simpatizantëve të tyre. Nuk konkurojnë dot me lista të hapura por kanë shpikur një model të ri mashtrimi.

Lista të hapura sipas renditjes së partisë.

Mgjtha jemi të bindur që këtë radhë do të marrin përgjigjen e duhur nga votuesi shqiptar.

24/09/2020

PS mbyll përsëri listat zgjedhore

Drafti i paraqitur nga PS për ndryshimet në kodin zgjedhor tregon lojën e pisët të përdorur nga pushteti për arritjen e ndryshimeve kushtetuese.
Sipas draftit të PS, nëse në fletën e votimit janë votuar dy ose më shumë kandidatë, votat parapëlqyese nuk do të llogariten fare, por do të llogaritet vetëm vota për partinë apo listën e koalicionit.
Pra, kryetarët e partive vendosin në pjesën e parë të listës kandidatët e favorizuar për fitore. Për ta ndryshuar këtë renditje duhet që një kandidat i renditur në pjesën e poshtme të listës, të marrë më shumë vota parapëlqyese sesa mesatarja e parties. Kjo mesatare llogaritet duke pjestuar numrin total të votave të marra nga partia politike në nië zonë zgjedhore me numrin e mandateve të fituara nga ajo forcë politike apo kualicion.
Ky draft në vetvete është sa absurd aq edhe i pakuptimtë. Sipas llogjikës së pushtetit, nëse kryetari të ka vendosur në një pozicion fitues, del deputet edhe me votën tënde, ndërkohë që ata të cilët nuk arrijnë mesataren e votave të partisë qoftë edhe për 1 votë, nuk mund të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre.
Kësaj i thonë: “Eja brenda se e ke dritaren hapur, vetëm se duhet të hipësh 7 kate”.
Njëkohësisht, pragu kombëtar prej 3% në një sistem rajonal i shton akoma më shumë nota korruptive dhe absurditet këtij drafti. Kjo do të thotë që një kandidat i pavarur të mos ketë asnjëherë mundësi të jetë pjesë e parlamentit shqiptar, duke u hequr mijra zgjedhësve pëlqimin dhe mundësinë për të pasur përfaqësuesit e tyre.
Prandaj, kjo klasë politike duhet të largohet e të ndëshkohet sa më fort.
Sigurisht që edhe këta kanë “idhtarët” që i votojnë, sepse e kanë patur gjyshin partizan apo të dënuar, pavarësisht gjendjes financiare në të cilën ndodhen.
Ka ardhur momenti i një ndryshimi rrënjësor në politikën shqiptare, ashtu siç ka ndodhur në mbarë botën ku janë përmbysur regjime diktatoriale të përgjakshme. Ka ardhur momenti të tregojmë se dimë të bëjmë diçka të mire për veten dhe vendin dhe se fjalët si “Shqipëria nuk bëhet” nuk mund të jenë të vërteta dhe moto famëkeqe në jetën e secilit prej nesh.

14/09/2020

Ku mund të ndodhë tjetër?!

Shkolla fillon me pushimin nga puna e ministres së arsimit.

Minatorët rrihen nga policia se kërkojnë rrogat e pamarra.

31/08/2020

Kushdo që do të përfshihet në faljen e detit Greqisë do të akuzohet për tradhëti kombëtare.

Mbani larg duar nga kufinjtë e Shqipërisë.

Address


Telephone

+355674023597

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libra.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Libra.al:

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed Government Service?

Share