24/09/2020
PS mbyll përsëri listat zgjedhore
Drafti i paraqitur nga PS për ndryshimet në kodin zgjedhor tregon lojën e pisët të përdorur nga pushteti për arritjen e ndryshimeve kushtetuese.
Sipas draftit të PS, nëse në fletën e votimit janë votuar dy ose më shumë kandidatë, votat parapëlqyese nuk do të llogariten fare, por do të llogaritet vetëm vota për partinë apo listën e koalicionit.
Pra, kryetarët e partive vendosin në pjesën e parë të listës kandidatët e favorizuar për fitore. Për ta ndryshuar këtë renditje duhet që një kandidat i renditur në pjesën e poshtme të listës, të marrë më shumë vota parapëlqyese sesa mesatarja e parties. Kjo mesatare llogaritet duke pjestuar numrin total të votave të marra nga partia politike në nië zonë zgjedhore me numrin e mandateve të fituara nga ajo forcë politike apo kualicion.
Ky draft në vetvete është sa absurd aq edhe i pakuptimtë. Sipas llogjikës së pushtetit, nëse kryetari të ka vendosur në një pozicion fitues, del deputet edhe me votën tënde, ndërkohë që ata të cilët nuk arrijnë mesataren e votave të partisë qoftë edhe për 1 votë, nuk mund të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre.
Kësaj i thonë: “Eja brenda se e ke dritaren hapur, vetëm se duhet të hipësh 7 kate”.
Njëkohësisht, pragu kombëtar prej 3% në një sistem rajonal i shton akoma më shumë nota korruptive dhe absurditet këtij drafti. Kjo do të thotë që një kandidat i pavarur të mos ketë asnjëherë mundësi të jetë pjesë e parlamentit shqiptar, duke u hequr mijra zgjedhësve pëlqimin dhe mundësinë për të pasur përfaqësuesit e tyre.
Prandaj, kjo klasë politike duhet të largohet e të ndëshkohet sa më fort.
Sigurisht që edhe këta kanë “idhtarët” që i votojnë, sepse e kanë patur gjyshin partizan apo të dënuar, pavarësisht gjendjes financiare në të cilën ndodhen.
Ka ardhur momenti i një ndryshimi rrënjësor në politikën shqiptare, ashtu siç ka ndodhur në mbarë botën ku janë përmbysur regjime diktatoriale të përgjakshme. Ka ardhur momenti të tregojmë se dimë të bëjmë diçka të mire për veten dhe vendin dhe se fjalët si “Shqipëria nuk bëhet” nuk mund të jenë të vërteta dhe moto famëkeqe në jetën e secilit prej nesh.