REC Albania

REC Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from REC Albania, Rr. Ismail Qemali, nr. 27, Tirana.

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri është një organizatë aktive jo-fitimprurëse me një larmi programesh mjedisore, zbatuar në komunitete të ndryshme të vendit dhe më gjerë në rajon.

World Nature Conservation Day 2026Sot kujtojmë rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe rolin që secili prej nesh ka në ruaj...
28/07/2026

World Nature Conservation Day 2026
Sot kujtojmë rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe rolin që secili prej nesh ka në ruajtjen e ekosistemeve, biodiversitetit dhe burimeve natyrore për brezat e ardhshëm.🦩
Përmes punës së përbashkët, ndërgjegjësimit dhe veprimeve konkrete, mund të kontribuojmë në një të ardhme më të qëndrueshme për planetin tonë.🐢🌳🐬🌱🦅🌿

📸 Fotografitë: Stafi i REC Albania

World Nature Conservation Day 2026
Today, we recognize the importance of protecting nature and the role each of us plays in preserving ecosystems, biodiversity, and natural resources for future generations.🦩
Through collective efforts, awareness, and concrete actions, we can contribute to building a more sustainable future for our planet. 🐢🌳🐬🌱🦅🌿

📸 Photos: REC Albania Staff

🌿Këto ditë patëm kënaqësinë të mirëprisnim në REC Albania një grup vullnetarësh nga Scouts et Guides de France.Ata kontr...
23/07/2026

🌿Këto ditë patëm kënaqësinë të mirëprisnim në REC Albania një grup vullnetarësh nga Scouts et Guides de France.

Ata kontribuan, duke mbështetur monitorimin e breshkave detare përgjatë bregdetit shqiptar. 🦩🐢🌊

Kontributi i tyre u bë i mundur në kuadër të projektit "ELEVATE: Empowering Local Environmental Voices in Albania through Engagement", duke forcuar bashkëpunimin dhe angazhimin e të rinjve në mbrojtjen e natyrës.

Faleminderit për energjinë, përkushtimin dhe pasionin tuaj! 💙


🌿 We recently had the pleasure of welcoming a group of volunteers from Scouts et Guides de France to REC Albania.

They contributed by supporting sea turtle monitoring along the Albanian coast. 🦩🐢🌊

Their contribution was made possible through the "ELEVATE: Empowering Local Environmental Voices in Albania through Engagement" project, strengthening cooperation and youth engagement in nature conservation.

Thank you for your energy, dedication, and passion! 💙

Legjislacioni mjedisor, në një platformë të vetme.Platforma EJA ofron akses të centralizuar në legjislacionin mjedisor n...
21/07/2026

Legjislacioni mjedisor, në një platformë të vetme.

Platforma EJA ofron akses të centralizuar në legjislacionin mjedisor në Shqipëri.

Informohu. Vepro. Mbro mjedisin.

In memory of Magdolna Tóthné Nagy, a dear colleague and valued partner of REC Albania from its earliest days, from 1994 ...
20/07/2026

In memory of Magdolna Tóthné Nagy, a dear colleague and valued partner of REC Albania from its earliest days, from 1994 to 2026. She leaves behind a remarkable legacy through her invaluable contributions to public participation and the promotion and application of the Aarhus Convention's tools, across the region and beyond.

REC Shqipëri mori pjesë së bashku me ekspertë të ruajtjes së natyrës, studiues, politikëbërës dhe përfaqësues të shoqëri...
14/07/2026

REC Shqipëri mori pjesë së bashku me ekspertë të ruajtjes së natyrës, studiues, politikëbërës dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë Evropa në Konferencën Pan-Evropiane BESTbelt 2026, e zhvilluar në rajonin Friuli Venezia Giulia të Italisë, në zemër të Brezit të Gjelbër Itali–Slloveni.

Si aktiviteti përmbyllës i projektit BESTbelt, financuar nga Bashkimi Evropian, konferenca mblodhi rreth 120 pjesëmarrës nga 25 vende dhe 80 organizata për të festuar arritjet e projektit dhe për të diskutuar të ardhmen e Brezit të Gjelbër Evropian.

Përmes sesioneve interaktive, prezantimeve të projekteve, ekspozitave me postera dhe diskutimeve në grupe, pjesëmarrësit shqyrtuan zgjidhje praktike për ruajtjen e biodiversitetit, restaurimin e ekosistemeve, menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe angazhimin e komuniteteve.

Konferenca ofroi për REC Shqipëri një mundësi të shkëlqyer për të krijuar lidhje me organizata nga e gjithë Evropa, për të shkëmbyer njohuri dhe praktika të mira, si dhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e ruajtjes së natyrës dhe restaurimit të ekosistemeve.

Edhe pse projekti BESTbelt ka përfunduar, partneritetet dhe idetë e krijuara gjatë konferencës do të vazhdojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e biodiversitetit, forcimin e komuniteteve lokale dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të peizazheve me vlerë që përbëjnë Brezin e Gjelbër Evropian.

🌿 Pjesëmarrja e REC Shqipëri në konferencë ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të organizatës për promovimin e ruajtjes së biodiversitetit, menaxhimit të qëndrueshëm të peizazheve dhe bashkëpunimit rajonal në mbështetje të Nismës së Brezit të Gjelbër Evropian.



REC Albania joined conservation practitioners, researchers, policymakers, and civil society representatives from across Europe at the BESTbelt Pan-European Conference 2026, held in the Friuli Venezia Giulia region of Italy, at the heart of the Italian-Slovenian Green Belt.

As the final event of the EU-funded BESTbelt project, the conference brought together around 120 participants from 25 countries and 80 organisations to celebrate the achievements of the initiative and discuss the future of the European Green Belt.

Through interactive sessions, project presentations, poster exhibitions, and group discussions, participants explored practical solutions for biodiversity conservation, ecosystem restoration, sustainable land management, and community engagement.

The conference offered an excellent opportunity for REC Albania to connect with organisations from across Europe, exchange knowledge and good practices, and explore opportunities for future collaboration on nature conservation and ecosystem restoration.

As the BESTbelt project concludes, the partnerships and ideas fostered during the conference will continue to contribute to protecting biodiversity, strengthening local communities, and promoting sustainable management of the valuable landscapes that make up the European Green Belt.

🌿 REC Albania’s participation in the conference was part of its ongoing commitment to promoting biodiversity conservation, sustainable landscape management, and regional cooperation in support of the European Green Belt Initiative.

📌SHTYHET AFATI I APLIKIMIT PËR EKSPERTË TË MEDIAS, QEVERISJES, TRANSPARENCËS DHE MJEDISIT*Afati i ri: 17/07/2026👉 Klikon...
10/07/2026

📌SHTYHET AFATI I APLIKIMIT PËR EKSPERTË TË MEDIAS, QEVERISJES, TRANSPARENCËS DHE MJEDISIT

*Afati i ri: 17/07/2026

👉 Klikoni në këtë link për të aksesuar Termat e Referencës:
https://recshqiperi.org/2026/07/10/thirrje-per-eksperte-3/

📢 THIRRJE PËR EKSPERTË
Kërkohet një ekspert ndërkombëtar me të paktën 10 vite përvojë dhe një ekspert kombëtar me të paktën 5 vite përvojë në fusha relevante si mjedisi, media, qeverisja ose transparenca.

Ky shërbim vjen në kuadër të projektit Environmental Justice Albania (EJA), i zbatuar nga REC Albania në partneritet me BIRN Albania dhe Blue Link, me mbështetjen e OSCE Presence in Albania dhe financim nga IPA III i Bashkimit Evropian.

📅Afati i aplikimit: 10 korrik 2026

📧Aplikimet dërgohen në: [email protected]

Për detaje, lutemi referojuni termave të referencës në link-un vijues: https://recshqiperi.org/2026/06/17/thirrje-per-aplikime/

📌SHTYHET AFATI I APLIKIMIT PËR EKSPERTË TË DREJTËSISË MJEDISORE, GJYKATAVE DHE PROKURORISË*Afati i ri: 17/07/2026👉 Kliko...
10/07/2026

📌SHTYHET AFATI I APLIKIMIT PËR EKSPERTË TË DREJTËSISË MJEDISORE, GJYKATAVE DHE PROKURORISË

*Afati i ri: 17/07/2026

👉 Klikoni në këtë link për të aksesuar Termat e Referencës:
https://recshqiperi.org/2026/07/10/thirrje-per-eksperte-4/

📢 THIRRJE PËR EKSPERTË
Kërkohet një ekip ekspertësh i përbërë nga një Ekspert Ndërkombëtar dhe një Ekspert Kombëtar, me përvojë në të drejtën mjedisore, drejtësinë penale dhe trajnime për institucione të sistemit të drejtësisë.

Ky shërbim vjen në kuadër të projektit Environmental Justice Albania (EJA), i zbatuar nga REC Albania në partneritet me BIRN Albania dhe Blue Link, me mbështetjen e OSCE Presence in Albania dhe financim nga IPA III i Bashkimit Evropian.

📅Afati i aplikimit: 10 korrik 2026

📧Aplikimet dërgohen në: [email protected]

Për detaje, lutemi referojuni termave të referencës në link-un vijues: https://recshqiperi.org/2026/06/17/thirrje-per-eksperte-2/

🌿 REC Albania vijon angazhimin e saj në fushën e drejtësisë mjedisore në Shqipëri.Ndërsa jemi ende në proces zbatimi të ...
01/07/2026

🌿 REC Albania vijon angazhimin e saj në fushën e drejtësisë mjedisore në Shqipëri.

Ndërsa jemi ende në proces zbatimi të projektit EJA – Environmental Justice Albania, përmes të cilit po adresojmë një seri sfidash që lidhen me rrugëtimin e të drejtës mjedisore në hallkat e sistemit publik të drejtësisë, institucionet ligjzbatuese, prokuroria dhe gjykatat, kësaj përpjekjeje i shtohet edhe një nismë e re komplementare: "CEJ Act: Access to Public Participation and Justice System on Environmental Matters in Albania".

CEJ Act synon të fuqizojë qytetarët, komunitetet lokale, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, gazetarët, gratë dhe të rinjtë që të njohin më mirë të drejtat e tyre mjedisore, të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të përdorin në mënyrë më efektive mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen e mjedisit.

Zbatimi i këtij projekti do të realizohet nga një koalicion organizatash i udhëhequr nga REC Shqipëri dhe Res Publica, me mbështetjen e partnerëve lokalë në disa rajone të vendit.

Drejtimet kryesore të punës do të fokusohen në dy shtylla kryesore:

1. Fuqizimin e komuniteteve dhe OSHC-ve përmes trajnimeve rajonale “Act Justice” dhe zhvillimit të mjeteve praktike për identifikimin, dokumentimin dhe raportimin e shkeljeve mjedisore.

2. Forcimin e qasjes në drejtësi mjedisore përmes mbështetjes fillestare ligjore, dokumentimit të rasteve, pasurimit të platformës EJA me raste studimore dhe advokimit për një zbatim më efektiv të ligjit mjedisor.

Drejtësia mjedisore fillon aty ku komunitetet informohen, marrin zë dhe veprojnë.

Ky postim është realizuar në kuadër të projektit “CEJ Act”, zbatuar nga REC Shqipëri në partneritet me Res Publica dhe partnerë lokalë, me mbështetjen financiare të Expertise France. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e REC Albania dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e donatorit.

Ky cikël advokues dhe informues rreth varfërisë energjitike i REC Albania mbështetet përmes nismës "S-Energy", të Climat...
30/06/2026

Ky cikël advokues dhe informues rreth varfërisë energjitike i REC Albania mbështetet përmes nismës "S-Energy", të Climate Action Network Europe (CAN Europe), dhe financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit "Funding Fairer Futures".

Postimi është përgatitur me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e REC Shqipëri dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i qëndrimit të Bashkimit Evropian.


Address

Rr. Ismail Qemali, Nr. 27
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542232928

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when REC Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share