Partia Demokratike e Shqipërisë

Partia Demokratike e Shqipërisë Faqja zyrtare e Partisë Demokratike në Facebook

14/09/2026

Sanksionet ranë,
BUDALLENJTË MBETËN!

14/09/2026

Lili Sula: Viti i ri shkollor nis me 4 mashtrime nga qeveria, arsimi shqiptar në gjendje të rëndë dhe jashtë çdo standardi

Deklarata e anëtares së kryesisë së PD, Lili Sula:

Në emër të Partisë Demokratike, urime të përzemërta dhe suksese fëmijëve që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës, dhe të gjithë nxënësve që nisin një vit të ri shkollor!

Mirënjohje të veçantë për mësuesit, të cilët çdo ditë, me përkushtimin e misionit të tyre fisnik, ndihmojnë në formimin e brezave dhe në ndërtimin e së ardhmes së kombit.

Partia Demokratike përshëndet dhe mbështet plotësisht thirrjet dhe kërkesat publike të shprehura në deklaratën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar dhe deklaratën e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë për të gjitha çështjet e parashtruara lidhur me gjendjen e rëndë të arsimit shqiptar: mbi pasigurinë e vendit të punës së mësuesit, pasigurinë juridike dhe ekonomike të mësuesve, politizimin e arsimit dhe të rezultateve ndërkombëtare PISA.

Ky vit shkollor fillon me të paktën katër mashtrime dhe projekte propagandistike nga qeveria – ndërsa shqiptarët në muajin e katërt në protestë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama për shkak të politikave antikombëtare dhe gjendjes rrënuese të arsimit:

-Manipulimin e rezultateve të testimit PISA 2025 – duke i dhënë nxënësve mësimin më të shëmtuar në prag të nisjes së shkollës që të gënjejnë dhe mashtrojnë, siç bënë kreu i qeverisë dhe ministrja e arsimit.

– Survejimin e fëmijëve në shkolla si pjesë e projektit Smart City, në shkelje të ligjeve të vendit dhe të disa ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, si dhe duke dhunuar liritë e individit që janë parakusht themelet për rritjen dhe arsimimin e nxënësve.

-Projektin e dështuar ‘Pas shkolle’ që propangandon qëndrim më të gjatë në shkollë për fëmijët dhe orë mësimi që të lehtësojë prindërit, por ndërkohë nuk përmendet asnjëherë ngrënia e fëmijëve, kuzhinat, mensat apo kushtet higjienike, të cilat nuk përmbushin asnjë standard që nxënësit të qëndrojnë në shkollë.

– Qeveria mashtron mësuesit dhe qytetarët për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla sipas dokumentit të publikuar para pak ditësh, sepse nuk u ka siguruar shkollave infrastrukturë digjitale, lënda e TIK -ut nuk zhvillohet dhe as që ka marrë mundimin të bëjë trajnime për mësuesit.

Më dramatik është fakti se shkollat janë boshatisur apo mbyllur nga keqqeverisja e E. Ramës që ka shpopulluar vendin duke larguar mijëra familje e mijëra nxënës.

Në këtë ditë të parë të vitit shkollor, Partia Demokratike zotohet se në krye të qeverisë do të rikthejë arsimin si prioritet kombëtar, duke e nxjerrë arsimin nga rekordet që e listojnë në fund të botës dhe do t’i kthejë dinjitetin dhe statusin që meriton mësuesit.

14/09/2026

- Kryetari i PD, Prof Dr Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

14/09/2026

- Prononcim për media

14/09/2026

- Prononcim për media

12/09/2026

- “FREEDOM WORKS” Rikthimi nga ShBA i kryetarit të Partisë Demokratike

12/09/2026
12/09/2026

- Ceremonia përkujtimore e rënies së TRIBUNIT TË DEMOKRACISË, Azem Hajdari

Sot në ora 11:00 Partia Demokratike e Shqipërisë organizon ceremoni përkujtimore në Memorialin e Azem Hajdarit në rastin...
12/09/2026

Sot në ora 11:00 Partia Demokratike e Shqipërisë organizon ceremoni përkujtimore në Memorialin e Azem Hajdarit në rastin e ditës së rënies së Tribunit të Demokracisë AZEM HAJDARI.

11/09/2026

Mesazhi ambasadorit gjerman, Dizdari: Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton, integrimi në BE kërkon drejtësi të pavarur dhe luftë reale ndaj korrupsionit

Deklarata e Sekretares për Integrimin Europian në PD, Fjoralba Dizdari:

Në një intervistë për Deutsche Welle, Ambasadori gjerman Karl Bergner përcolli një mesazh të qartë për Shqipërinë.

Gjermania e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por rruga drejt BE-së kërkon meritë, reforma reale dhe rezultate konkrete.

Veçanërisht domethënëse është fjalia e tij: “Ndryshimi i ligjeve nuk mjafton.”

Sepse integrimi europian nuk është thjesht miratimi i ligjeve apo hapja e kapitujve të negociatave. Në fund, ajo që ka rëndësi është se si funksionojnë institucionet, sa e pavarur është drejtësia dhe nëse korrupsioni luftohet realisht, edhe në nivelet më të larta.

Integrimi europian nuk është thjesht numri ligjeve të miratuara në Kuvend, por se si ato zbatohen.

Nëse gjyqtari është i pavarur, nëse korrupsioni luftohet realisht, edhe kur prek emra të mëdhenj, nëse shteti funksionon njësoj për qytetarin e thjeshtë dhe për zyrtarin.

Ambasadori gjerman e ka cilësuar respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën e papenguar kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin në nivelet e larta, si parakushte të panegociueshme për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i procesit europian: Shqipëria nuk integrohet vetëm duke përafruar ligjet me ato të Bashkimit Europian, por duke i zbatuar ato në praktikë dhe duke garantuar që standardet europiane të jenë pjesë e funksionimit të shtetit.

Ky është edhe standardi me të cilin duhet ta shohim procesin e integrimit.

Për Partinë Demokratike, Europa nuk është një destinacion që arrihet vetëm në Bruksel. Është një mënyrë tjetër e të qeverisurit: zgjedhje të lira e të ndershme, institucione të pavarura sipas parimit ‘checks and balance’, ndarja e krimit nga shteti, transparencë, konkurrencë e ndershme dhe shtet i së drejtës dhe rendit ligjor.

Këto janë parimet tona, dhe besojmë edhe të shqiptarëve, të cilët kanë rrethuar zyrën e atij që bën krejt të kundërtën e tyre, prej 104 ditësh.

Address

Partia Demokratike E Shqipërisë, Bulevardi Zhan D'Ark
Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokratike e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share