09/06/2026
'Dorëheqje e qeverisë pa kushte! Krijim i një qeveri tranzitore, që ta mandatojmë për të drejtuar vendin për 12 muaj, deri sa të krijojmë procese demokratike. Qeveria tranzitore duhet të mandatohet që të sigurojë dhe garantojë, ndryshimin e kodit elektoral me sistem proporcional kombëtar, me lista 100% të hapura. T'i kërkohet qeverisë tranzitore, që të sigurojë dhe garantojë depolitizim të administratës zgjedhore. Të rikthehet edhe njëherë mundësia për referendume, që në rast se vjen nesër një kryeministër që ka tentativa për të fituar terren dhe për t'u kthyer në autoritar si Edi Rama, me mekanizmat e referendumit, ne mund t'ja ndalim turrin'
🗣️Bledar Meti, Lëvizja 'Shqipëria Bëhet', Londër