11/11/2026
Shqipëria është përballë një ndryshimi historik, thirrjes masive të shoqërisë për largimin e klasës së vjetër politike 35-vjeçare dhe daljes së të korruptuarve para drejtësisë.
Ky ndryshim nuk ndalet!
Këtë i thamë sot ambasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Sofia Moreira de Sousa.
Edi Rama nuk e ndal dot këtë ndryshim, as me dhunë ndaj protestuesve, as me tentativat e tij për të kapur drejtësinë, as me pazare.
Me Edi Ramën s’ka tryeza, s’ka marrëveshje, s’ka pazare. Ka vetëm një kërkesë: Dorëheqje!