Lëvizja BASHKË

Lëvizja BASHKË Mendjet bashkë, zemrat bashkë! E ardhmja është e të gjithëve! Shqipëria është në një krizë të trefishtë: ekonomike, shoqërore e politike. Kontribuo:
1.

Ekonomia e vendit po merr të tatëpjetën. Niveli i jetesës së qytetarëve është nga më të ulëtit në Evropë. Pagat, pensionet, ndihma ekonomike dhe të ardhurat e tjera nuk i mundësojnë shumicës dërrmuese të shoqërisë një jetë minimalisht dinjitoze. Papunësia mbetet e lartë dhe kushtet e punës të rrezikshme e tjetërsuese. Nga ana e kundërt, një grusht oligarkësh e njerëzish të pushtetshëm pasurohen në

kurrizin tonë, duke na shfrytëzuar, grabitur dhe uzurpuar të përbashkëtat. Për shkak të pamundësive ekonomike, shoqëria shqiptare po përjeton një nga momentet më të këqija të historisë sonë bashkëkohore. Punëtorë e të papunë, studentë e profesionistë, të reja e të rinj po marrin arratinë nga vendi duke e kërkuar shpresën gjetiu në Perëndim. Të pushtetshmit dhe oligarkët po na e bëjnë të pajetueshëm vendin tonë, duke na shtyrë drejt gomoneve dhe punës ilegale në vendet e tjera. Në vend që të eksportonim produktet e punës dhe krijimtarisë sonë, prej tri dekadash vazhdojmë të eksportojmë njerëz. Kjo ndarje e dhunshme nga vendi e bashkëqytetarët, e shoqëruar me degradimin e shërbimeve publike dhe hapësirave komunitare, po na armiqëson me njëri-tjetrin, duke degraduar në agresivitet ndaj më të dobtëve. Kriza ekonomike e shoqërore është produkt i një krize politike permanente. Në tri dekada Shqipëria është sunduar dhunshëm, hajdutërisht e manipulativisht nga dy parti. PS dhe PD, e rreth e rrotull tyre një tufë partizash klienteliste, nuk përfaqësojnë shtresat e gjera të popullsisë. Ato janë struktura të ndryshkura burokratike, të korruptuara tejendanë, nën sundimin despotik të kryetarëve të paskrupullt, shërbyese të interesave të oligarkëve dhe pa vizion e perspektivë tjetër përpos korrupsionit sistematik. Mekanizmi kryesor përmes të cilit ato kanë arritur të mbledhin vota është klientelizmi si kompensim i vobektë për mungesën e punës dinjitoze, shërbimeve publike dhe drejtësisë shoqërore. Koha e tyre po merr fund. Vjeturinat partiake nuk vlejnë as për muze. Askush nuk beson më në to, ndërkohë që po i braktisin edhe nostalgjikët e fundit. Ato janë ngrehina pompoze nga jashtë e të ndryshkura nga brenda, që një lëvizje shoqërore serioze do t’i rrëzonte një herë e përgjithmonë. Për ta ngritur këtë lëvizje duhet të bëhemi Bashkë. Të gjithë ne, njerëzit e punës e të krijimtarisë, të vuajtjeve e nëpërkëmbjes, të ëndrrave e aspiratave, të organizuar e të bashkuar në një shumësi që mposht zullumqarët, ngadhënjen mbi vështirësitë dhe ndërton një shoqëri të drejtë e të begatë. Lëvizja BASHKË - Më shumë se parti. Antarësohu: https://bit.ly/3j9BwGS . PayPal (https://www.paypal.me/levizjabashke)

2. Llogari bankare në LEK
Banka: UNION BANK
Numër llogarie: 113688880020119
Përshkrimi i llogarisë: PARTIA LËVIZJA BASHKË
IBAN: AL03214113020113688880020119
Swift: UNALALTR

3. Llogari bankare në EURO
Banka: UNION BANK
Numër llogarie: 113688880020128
Përshkrimi i llogarisë: PARTIA LËVIZJA BASHKË
IBAN: AL51214113020113688880020128
Swift: UNALALTR

29/07/2026

ALBANIA IS NOT FOR SALE!

27/07/2026

DHUNA NUK NA NDAL, SHIHEMI NË SHESH!

27/07/2026

Para pak minutash policët e Edi Ramës kanë arrestuar pabesisht aktivistët e Lëvizjes BASHKË Ariela Zeneli, Anxhela Nasto, Loreta Koleci dhe Aumirald Dalliu, të cilët nuk po bënin asgjë përveçse po rrinin në trotuar.

Kësaj qeverie të korruptuar i ka ikur çdo fije arsyeje. Hajdutët nuk përmbahen më përpara as ligjit, as normave dhe asgjëje tjetër.

Pushtetit të mbajtur me dhunë e kërcënime i ka ardhur fundi!

23/07/2026

POLICIA ARRESTON DHUNSHËM PROTESTUESIT

Mes shumë qytetarëve të arrestuar pak më parë nga policia janë edhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË Mirela Ruko, Emiljando Kita dhe Ylli Tafaruçi.

Qeveria e korruptuar e Edi Ramës është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur vjedhjet e derisotme dhe për të mbajtur pushtetin që i siguron që të mos përfundojnë në burg. Po populli tashmë është zgjuar dhe është ngritur në këmbë. Keqbërësit do të përfundojnë përpara drejtësisë.

Poshtë qeveria e oligarkëve dhe kriminelëve!

Lironi qytetarët!

Lironi aktivistët!

22/07/2026

Arlind Qori flet për median amerikane Slate Magazine mbi protestat në Shqipëri.

19/07/2026

Pse duhet të vazhdojë protesta?

- Ndiqni intervistën e Gabriel Rakajt me Osman Stafën.

18/07/2026

Është ndërtuar një model ekonomik që mbush llogaritë bankare të një pakice dhe zbraz Shqipërinë.

- Ndiqeni Mirza Balajn në Solo Intervista.

16/07/2026

SHFUQIZO LIGJIN 21/2024!

15/07/2026

Edi Rama jepe dorëheqjen!

Address

Rruga Islam Petrela Nr. 92
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lëvizja BASHKË posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Lëvizja BASHKË:

Shortcuts

Share