Senati Demokristian

Senati Demokristian Senati Demokritstian

Ndahet nga jeta Akademik     !Ngushëllime Familjes & kolegëve akademik, miqëve🙏Akademik Mark Tirta qoftë mirë me Zotin🙏
27/08/2026

Ndahet nga jeta Akademik !

Ngushëllime Familjes & kolegëve akademik, miqëve🙏
Akademik Mark Tirta qoftë mirë me Zotin🙏

Ndahet nga jeta akademik emeritus Mark Tirta





Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë se sot më 27 gusht 2026 u nda nga jeta akademik emeritus Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare, një personalitet i rëndësishëm i albanologjisë dhe një nga zërat më të spikatur të studimit të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Me largimin e tij, shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar të përkushtuar, i cili për më shumë se gjashtë dekada ia kushtoi jetën kërkimit shkencor, dokumentimit dhe interpretimit të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me përpjekjen për të njohur, ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm pasurinë e jashtëzakonshme të traditave, besimeve, miteve, zakoneve dhe mënyrave të jetës së popullit shqiptar.

Akademik Mark Tirta lindi më 21 maj 1938 në Orosh të Mirditës. Kreu studimet e larta në degën Histori-Gjuhësi të Universitetit të Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1961. Pas studimeve punoi në arsim në rrethin e Mirditës, ndërsa në vitin 1968 nisi veprimtarinë kërkimore në sektorin e etnografisë të Institutit të Historisë.

Prej vitit 1979 vijoi veprimtarinë pranë Institutit të Kulturës Popullore, ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij shkencore. Në vitin 2008 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike. Në vijim të veprimtarisë së tij të gjatë akademike e shkencore, ai mori statusin Akademik Emeritus.

Akad. Mark Tirta ishte një prej studiuesve që e njohu kulturën shqiptare jo vetëm përmes burimeve të shkruara, por edhe përmes kërkimit të drejtpërdrejtë në terren. Ai mori pjesë në ekspedita të shumta në vise të ndryshme shqiptare, duke mbledhur dhe dokumentuar dëshmi të rëndësishme mbi jetën, traditat, zakonet, besimet dhe mënyrat e organizimit të komuniteteve shqiptare. Kjo përvojë e gjerë e terrenit u bë një prej veçorive dalluese të punës së tij shkencore.

Puna e tij kërkimore ishte e shumëanshme dhe preku disa nga çështjet themelore të etnologjisë shqiptare. Ai u mor në mënyrë të veçantë me migrimet e popullsisë shqiptare dhe mitologjinë popullore, gjithashtu studimet e tij u shtrinë edhe në aspektet e familjes, veshjeve popullore, së drejtës zakonore, toponimisë e antroponimisë, artit popullor, historisë së etnologjisë shqiptare dhe personaliteteve të kësaj fushe.

Trashëgimia e tij bibliografike është e jashtëzakonshme. Ai la pas një trashëgimi të gjerë studimore. Ka botuar mbi 300 punime shkencore e kulturore, ka marrë pjesë me mbi 100 kumtesa në sesione shkencore, simpoziume, konferenca dhe kongrese shkencore kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa rreth 42 punime të tij janë botuar në gjuhë të huaja.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Mitologjia ndër shqiptarë” 2004, “Etnologjia e shqiptarëve”2003, 2006, “Etnologjia e përgjithshme” 2001, 2008, “Migrime të shqiptarëve” 1999, “Mjeshtëria e kërkimit shkencor në etnologji” 2006, “Panteoni e simbolika, doke e kode...” 2007 dhe “Lëvizjet migruese të shqiptarëve, të brendshme e në popujt më afër” 2013.

Në historinë e studimeve shqiptare, akademik Mark Tirta do të kujtohet si një prej dijetarëve që i dha një dimension të rëndësishëm shkencor studimit të kulturës tradicionale shqiptare. Ai e pa etnologjinë jo vetëm si një fushë të mbledhjes dhe përshkrimit të fakteve, por si një mënyrë për të kuptuar historinë, kujtesën, identitetin dhe vazhdimësinë kulturore të shqiptarëve. Përmes punës së tij, shumë dëshmi të kulturës materiale dhe shpirtërore shqiptare u dokumentuan dhe u bënë pjesë e kujtesës së shkruar shkencore.

Librat, studimet dhe materialet që la pas përbëjnë një pasuri të çmuar për studiuesit e sotëm dhe të ardhshëm të etnologjisë, antropologjisë, folklorit, historisë së kulturës dhe albanologjisë.

Me ndarjen e tij nga jeta, Akademia e Shkencave e Shqipërisë humbet një nga figurat e saj të shquara, ndërsa shkenca shqiptare humbet një studiues që i kushtoi gjithë jetën njohjes së rrënjëve kulturore të shqiptarëve.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkësisë shkencore për këtë humbje të rëndë.


I paharruar kujtimi i Akademik Emeritus Mark Tirta!

Për ceremoninë e lamtumirës do njoftoheni në vijim.

Për më shumë lexoni linkun; https://www.facebook.com/share/p/19NPaPPBrR/?mibextid=wwXIfr

www.akad.gov.al

Urime për PSHDK Kosovë !Ju priftë e mbara kryetar Z.     🙏
14/02/2026

Urime për PSHDK Kosovë !
Ju priftë e mbara kryetar Z. 🙏

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Daulina Osmanin të Sportit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Zef Morina në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka uruar Morinën për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.
Po ashtu, me vendim të kryeministrit, Daulina Osmani është emëruar zëvendësministre e Sportit dhe Rinisë.
Osmani kishte ushtruar më parë detyrën e zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë mandatit të kaluar.
Kryeministri Kurti e uroi edhe Osmanin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në realizimin e përgjegjësive të saj në kuadër të angazhimeve institucionale.

22/10/2023

I pavdekshmi, ka datën e lindjes...

At
(23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940)

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë.

Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.

Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve.

Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi.
Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe veprat e Fishtës të kësaj periudhe.

Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj.
Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë.

Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar.

Më 1908, ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.

Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare.

Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj.

Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, "Komisinë letrare" që kishte për qëllim formimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar.

Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës.

Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar.

Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, shkruan, boton e riboton pareshtur.
Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj.

Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e veprimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937)...

Veprat:
- Lahuta e Malcíse - poemë (Zarë, 1925)
- Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907)
- Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909)
- Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911)
- Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
- Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912)
- Hylli i Dritës - revistë (1913), themelues.
- Juda Makabé - tragjedi (1914)
- Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923)
- Mrizi i Zânavet (Shkodër, 1924)
- Shën Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
- Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
- Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Poezi, sikur është shkruar sot :

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t`ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t`na qelbi fis e atdhè?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m`do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me `i gjysmë setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komçë t`njtitme nën grykë:
pantallonat me "gjyslykë"
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t`tanë gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t`gjith njerzisë...
tuj u sh*te ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n`"smoking", tash në "bon-jour"
ju, qi dje s`kish*t as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m`pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurè",
"kosha gjelash" si kubure,
"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viçi",
"kunguj t`mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t`Atdheut
kane ra n`luftë si shqipe t`leta,
kanë shkri gja e shpija t`veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n`vend qi ju me u vu n`konop,
a se brinjt m`jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m`ndo `i prrue
për me shtrue ndo `i rrugë të shtetit...



Komunikim i Kishës Katolike Shqiptare për Censin!
20/09/2023

Komunikim i Kishës Katolike Shqiptare për Censin!

KomunikimTë dashur besimtarë katolikë,Me anë të këtij komunikimi dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se me datë 18 shtator 2023 do të nisë censi (regjistrimi) i popullsisë dhe i banesave nga ana e INSTAT-it (Insitutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë) në të gjithë vendi...

Address

Abdi Toptani
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Senati Demokristian posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Senati Demokristian:

Shortcuts

Share