Shërbimi i Provës

Shërbimi i Provës Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Pergjithshme të
Shërbimit të Provës

👏🏻👏🏻👏🏻
30/07/2026

👏🏻👏🏻👏🏻

Drejtori i Përgjithshëm z. Besmir Kola, zhvilloi takime pune me stafin e Degëve Territoriale të Shërbimit të Provës Elba...
29/07/2026

Drejtori i Përgjithshëm z. Besmir Kola, zhvilloi takime pune me stafin e Degëve Territoriale të Shërbimit të Provës Elbasan, Vlorë dhe Fier, në kuadër të vizitave në strukturat territoriale të institucionit. 🤝

Gjatë takimeve u diskutuan ecuria dhe mbarëvajtja e punës, sfidat dhe nevojat e degëve, me fokus zbatimin e Ligjit për Amnistinë dhe koordinimin e veprimeve për garantimin e një procesi sa më efikas. ⚖️

Një tjetër prioritet ishte ofrimi i shërbimeve sa më pranë qytetarëve, përmes forcimit të bashkëpunimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit. 👥🏛️

🤝 Shërbimi i Provës: Më shumë se mbikëqyrje
28/07/2026

🤝 Shërbimi i Provës: Më shumë se mbikëqyrje

Çfarë ndodhi gjatë javës së kaluar?‼️
27/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë javës së kaluar?‼️

Drejtori i Përgjithshëm, zhvilloi një takim pune me stafin e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës, në kuadër...
24/07/2026

Drejtori i Përgjithshëm, zhvilloi një takim pune me stafin e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës, në kuadër të vizitave në strukturat territoriale të institucionit.

🤝 Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim me stafin, u njoh nga afër me ambientet e punës dhe u diskutuan problematikat, sfidat dhe nevojat e degës, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe forcimin e bashkëpunimit.

🔹 Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se rehabilitimi dhe riintegrimi i personave nën mbikëqyrje duhet të mbeten në qendër të misionit të Shërbimit të Provës. Ai nënvizoi rëndësinë e një qasjeje profesionale dhe njerëzore, ku specialistët të jenë sa më pranë personave nën mbikëqyrje, duke i mbështetur në procesin e ndryshimit, riintegrimit dhe parandalimit të përsëritjes së veprave penale.

✅ Shërbimi i Provës do të vijojë të forcojë rolin e tij në sistemin e drejtësisë, duke punuar çdo ditë për një shërbim më efektiv, më pranë qytetarëve dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e komunitetit.

SiguriaKomunitetit

🤝 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës zhvilloi një takim pune me stafin e Degëve Territoriale Lezhë dhe Shkodë...
23/07/2026

🤝 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës zhvilloi një takim pune me stafin e Degëve Territoriale Lezhë dhe Shkodër.

💬 Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim me stafin, u diskutuan problematikat dhe sfidat e hasura në punën e përditshme, si edhe u vizituan ambientet e punës, me synim përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë dhe forcimin e bashkëpunimit.

🌱 Në fokus të takimit ishte rehabilitimi dhe riintegrimi i personave nën mbikëqyrje, duke theksuar angazhimin që Shërbimi i Provës të jetë gjithmonë më pranë njerëzve dhe komunitetit, përmes një qasjeje profesionale dhe mbështetëse.

23/07/2026

Toni Gogu
Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit duhet lexuar i plotë. Kush lexon vetëm arritjet, gënjen veten. Kush lexon vetëm problemet, gënjen të tjerët. Raporti njeh progresin e reformës, por evidenton edhe sfidat, adresimi i të cilave kërkon rezultate të verifikueshme, punë të përditshme dhe përgjegjësi.

22/07/2026

Toni Gogu

  Toni Gogu ☀️ Mirëmëngjes!Sot, në orën 11:00, do të jem para gazetarëve në një konferencë për shtyp.Nëse ke një një pye...
22/07/2026

Toni Gogu
☀️ Mirëmëngjes!
Sot, në orën 11:00, do të jem para gazetarëve në një konferencë për shtyp.
Nëse ke një një pyetje, shkruaje në komente. Do ta lexoj me vëmendje.

🤝 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës zhvilloi një takim me stafin e Degës Territoriale Tiranë, në kuadër të n...
21/07/2026

🤝 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës zhvilloi një takim me stafin e Degës Territoriale Tiranë, në kuadër të njohjes nga afër me punën, organizimin dhe sfidat e përditshme të degës.

💬 Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, forcimit të standardeve profesionale dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimit, me fokus zbatimin sa më efektiv të misionit të Shërbimit të Provës.

🤝 Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe dëgjimin e problematikave të ngritura nga stafi, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe punës në ekip.

Address

Rr. “Jordan Misja”, Pranë Gjykatës Së Krimeve Të Rënda
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbimi i Provës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share