Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u krijua me VKM 419/ 2018. Monitoron portalet “Mjek & Infermier për Shqipërinë”.

Ka në varësi 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, 360 qendra shëndetësore dhe spitalet deri në autonomizimin e tyre.

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërpre...
27/07/2026

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026

Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërprerje ofrimin e shërbimeve për pushuesit në të gjitha zonat turistike. Me staf të dedikuar dhe orar të zgjatur, ekipet tona janë çdo ditë në terren për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

📊 Për periudhën 20-26 korrik 2026:
✅ 5355 vizita të realizuara në qendrat shëndetësore verore
🌍 11% e vizitave i përkisnin pushuesve të huaj

🩺 Diagnozat më të shpeshta:
* Gastroenterite
* Hipertension arterial
* Pickime / alergji

📍 Qendrat me numrin më të lartë të vizitave:

* Pogradec
* Shëngjin
* Himarë

🏥 Në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

OSHKSH mori pjesë në aktivitetin kombëtar për financimin e shërbimeve për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore 📍 Më 2...
24/07/2026

OSHKSH mori pjesë në aktivitetin kombëtar për financimin e shërbimeve për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore

📍 Më 21 korrik 2026, OSHKSH mori pjesë në aktivitetin kombëtar “Nga angazhimi në financim: Investimi në shërbimet e specializuara për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore”, organizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve të zhvillimit.

👥 Drejtoria Qendrore e OSHKSH u përfaqësua nga Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme, znj. Rexhina Bici.

📖 Gjatë aktivitetit u prezantua studimi kombëtar “Me çfarë kostoje? Kostimi i Shërbimeve të Specializuara për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Shqipëri”, i cili analizon kostot reale të ofrimit të këtyre shërbimeve, financimin aktual dhe nevojën për përforcimin e mbështetjes publike në përputhje me standardet e Konventës së Stambollit.

💬 Diskutimet u përqendruan në mundësitë për integrimin e kostimit të shërbimeve në planifikimin afatmesëm dhe buxhetin e shtetit, zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e shërbimeve cilësore, të aksesueshme dhe të financuara në mënyrë të qëndrueshme.

🤝 Pjesëmarrja e OSHKSH në këtë aktivitet vjen në kuadër të misionit të tij për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, të aksesueshme dhe të orientuara ndaj nevojave të qytetarëve.

🧠 Dita Botërore e TruritShëndeti i trurit është themeli i mirëqenies fizike, emocionale dhe sociale. Kujdesi për shëndet...
22/07/2026

🧠 Dita Botërore e Trurit

Shëndeti i trurit është themeli i mirëqenies fizike, emocionale dhe sociale. Kujdesi për shëndetin mendor është pjesë e pandashme e kujdesit shëndetësor dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Përmes shërbimeve të kujdesit shëndetësor, promovimit të shëndetit, këshillimit dhe ndërhyrjes në kohë, punojmë çdo ditë për të mbështetur mirëqenien mendore të qytetarëve.

Është koha t’i japim përparësi shëndetit mendor. 💙

21/07/2026

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!Email: info@tv...

📢 Është hapur zyrtarisht Thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës!Nëse jeni 21–29 vjeç dhe keni përfunduar...
20/07/2026

📢 Është hapur zyrtarisht Thirrja XI e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës!

Nëse jeni 21–29 vjeç dhe keni përfunduar studimet Bachelor ose Master, aplikoni për të zhvilluar një praktikë pune pranë institucioneve publike dhe hidhni hapin e parë drejt karrierës suaj.

Programi ofron:
✅ Praktikë pune 3-mujore;
✅ Kompensim financiar në formën e trajtimit ushqimor;
✅ Program trajnimi nga ASPA;
✅ Mundësi punësimi me kontratë 1-vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

🗓️ Afati i aplikimit: deri më 16 gusht 2026.

💻 Aplikimi kryhet vetëm online në platformën zyrtare:

praktika.rinia.gov.al

Mos e humbisni këtë mundësi për të fituar përvojë profesionale dhe për të ndërtuar karrierën tuaj në administratën publike.

20/07/2026
🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërpre...
20/07/2026

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026

Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërprerje ofrimin e shërbimeve për pushuesit në të gjitha zonat turistike. Me staf të dedikuar dhe orar të zgjatur, ekipet tona janë çdo ditë në terren për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

📊 Për periudhën 13-19 korrik 2026:
✅ 5196 vizita të realizuara në qendrat shëndetësore verore
🌍 13% e vizitave i përkisnin pushuesve të huaj

🩺 Diagnozat më të shpeshta:
* Hipertension arterial
* Gastroenterite
* Pickime / alergji

📍 Qendrat me numrin më të lartë të vizitave:

* Pogradec
* Shëngjin
* Velipojë

🏥 Në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

Kur dielli nuk fal, kujdesi nuk duhet harruar. ☀️🧴 Përdorni krem mbrojtës me SPF💧 Pini ujë rregullisht🌳 Qëndroni në hije...
19/07/2026

Kur dielli nuk fal, kujdesi nuk duhet harruar. ☀️

🧴 Përdorni krem mbrojtës me SPF
💧 Pini ujë rregullisht
🌳 Qëndroni në hije gjatë orëve të pikut

Shijoni verën, por mbroni shëndetin!

☀️ VERA ME MENDKëshilla të thjeshta për një verë më të sigurt, të treguara me pak humor.Qeshim pak, por kujdesemi shumë....
18/07/2026

☀️ VERA ME MEND
Këshilla të thjeshta për një verë më të sigurt, të treguara me pak humor.
Qeshim pak, por kujdesemi shumë.
Shijoje verën, pa e lënë shëndetin me pushime!

Address

Rruga “Marubi”, Laprakë, Tiranë
Tirana
1025

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Shortcuts

Share