Urdhri i Infermierit të Shqipërisë

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, Public & Government Service, Resh*t Petrela, Tirana.

💙 Mirënjohje për vitet e përkushtimit në shërbim të kujdesit shëndetësor💙Pas një rrugëtimi të gjatë profesional në Spita...
12/06/2026

💙 Mirënjohje për vitet e përkushtimit në shërbim të kujdesit shëndetësor💙

Pas një rrugëtimi të gjatë profesional në Spitalin Infektiv, QSUT, Infermierja Qefsere Ismaili dhe Sanitarja Shqiponja Lila përmbyllin me dinjitet një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre profesionale.
Për shumë vite me radhë, ato kanë qenë pjesë e pandarë e ekipit shëndetësor, duke shërbyer me përkushtim, përgjegjësi, humanizëm dhe profesionalizëm. Përmes punës së tyre të palodhur, kanë fituar respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e pacientëve, duke lënë pas një shembull të vyer për brezat që do të vijojnë këtë mision fisnik.
U shprehim mirënjohjen dhe respektin më të sinqertë për kontributin e çmuar që kanë dhënë gjatë gjithë viteve të shërbimit dhe u urojmë që kjo etapë e re e jetës të jetë e mbushur me shëndet, qetësi, lumturi dhe shumë momente të bukura pranë familjeve të tyre.
🙏 Faleminderit për përkushtimin, sakrificën dhe vlerat që keni përcjellë ndër vite. Emri dhe kontributi juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së kolegëve tuaj. 💐

🗣NJOFTIM 🩺 Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP)🧑‍⚕️ Urdhri i Infermierit të Shqipërisë zhvillon në datat 27, ...
11/06/2026

🗣NJOFTIM
🩺 Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP)
🧑‍⚕️ Urdhri i Infermierit të Shqipërisë zhvillon në datat 27, 28, 29 dhe 30 Qershor 2026 Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP).
📍 Kandidatët e regjistruar duhet të paraqiten sipas kalendarit përkatës në adresën: “Bookstore”, Bulevardi Zogu I, Tiranë (Ambjentet e Albanian University).
📄 Listat me emrat e praktikantëve të regjistruar janë publikuar më poshtë. Ju lutemi të kontrolloni me kujdes datën dhe orarin e paraqitjes.
https://urdhriinfermierit.org/lista-emerore-per-provimin-vap-8/

⚠️ Për çdo problematikë, pasaktësi ose paqartësi lidhur me listat e publikuara, kandidatët mund të paraqesin kërkesën e tyre në adresën e emailit [email protected] deri më datë 22 Qershor 2026.

Suksese!

UISH zhvillon nga data 27, 28 , 29 dhe 30 qershor 2026 provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) për profesionet : Infermieri, Mami, Fizioterapi, Tek-Imazherie, Tek-Laboratori dhe Logopedi. Më poshtë gjenden listat emërore të praktikantëve të regjistruar, të cilët duhet të…

Me krenari dhe emocion të veçantë ndajmë një arritje historike për infermierinë shqiptare: Shqipëria tashmë është pjesë ...
08/06/2026

Me krenari dhe emocion të veçantë ndajmë një arritje historike për infermierinë shqiptare: Shqipëria tashmë është pjesë e familjes globale të International Council of Nurses.
Falënderim i sinqertë për të gjithë kolegët, bashkëpunëtorët dhe institucionet që kontribuuan në këtë rrugëtim.
Ky është një sukses i përbashkët dhe një hap i rëndësishëm në forcimin e zërit të infermierëve shqiptarë në komunitetin ndërkombëtar. 🌍🤝
ICN - International Council of Nurses 🙏

🎉 Exciting news! ICN is pleased to welcome the Urdhri i Infermierit të Shqipërisë (Order of Nurses of Albania, AON) as its newest National Nursing Association member, further strengthening the global voice of nursing and expanding ICN’s representation of nurses worldwide.

🔗 Read more: https://bit.ly/4vwZlbk

📍 Vlorë, 30–31 Maj 2026Në kuadër të workshop-it të dytë “The Development of a Centre of Excellence for Nursing and Strat...
02/06/2026

📍 Vlorë, 30–31 Maj 2026

Në kuadër të workshop-it të dytë “The Development of a Centre of Excellence for Nursing and Strategies of Research”, u zhvilluan diskutime dhe shkëmbime profesionale mbi çështje me rëndësi për zhvillimin e infermierisë dhe sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Fokusi i aktivitetit ishte:
▪️ Analiza e transformimeve të sistemeve shëndetësore dhe kontributi i tyre në zhvillimin e qëndrueshëm;
▪️ Krijimi i një mjedisi të orientuar drejt ekselencës dhe cilësisë në praktikën infermierore;
▪️ Nxitja dhe implementimi i kërkimit shkencor në infermieri në Shqipëri.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional, si dhe në promovimin e praktikave të bazuara në evidencë për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

📘 LIBRI I ABSTRAKTEVEKonferenca Kombëtare e Profesionistëve të Shëndetësisë12  Maj 2026🎯 Tema: “Edukimi i Profesionistëv...
28/05/2026

📘 LIBRI I ABSTRAKTEVE
Konferenca Kombëtare e Profesionistëve të Shëndetësisë
12 Maj 2026
🎯 Tema: “Edukimi i Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor në Epokën Digjitale”
Teknologjia
Realiteti Virtual
Inteligjenca Artificiale

🔗 Në linkun bashkëngjitur do të gjeni Librin e Abstrakteve, i cili përmban 113 punime shkencore nga fusha të ndryshme si Infermieria, Logopedia, Fizioterapia, Imazheria, Mamia dhe Teknika e Laboratorit.

�https://urdhriinfermierit.org/wp-content/uploads/2026/05/LIBRI-I-ABSTRAKTEVE-2026-2.pdf

📚 Një kontribut i vlefshëm akademik dhe profesional në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe edukimit shëndetësor.
✨ Ju urojmë lexim të këndshëm!

🌙✨ Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë përcjell urimet më të sinqerta d...
27/05/2026

🌙✨ Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë përcjell urimet më të sinqerta dhe të përzemërta për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe për çdo familje shqiptare. 🤍
Qoftë kjo festë e bekuar një mesazh paqeje, mirësie, shëndeti dhe begatie, duke sjellë harmoni e gëzim për të gjithë. 🙏
🌿 Gëzuar Kurban Bajramin! ✨

📢 NJOFTIM PËR STUDENTËT NË PRAKTIKË 🎓 Të gjithë studentët e regjistruar në sezonin e praktikës Shkurt 2026 duhet të mbyl...
26/05/2026

📢 NJOFTIM PËR STUDENTËT NË PRAKTIKË

🎓 Të gjithë studentët e regjistruar në sezonin e praktikës Shkurt 2026 duhet të mbyllin Praktikën Profesionale deri më datë 27 Maj 2026 (brenda ditës së nesërme) 🗓️

👨‍🏫 Mbyllja e praktikës kryhet nga mbikëqyrësi i praktikës, sipas procedurave përkatëse 📋✅

🔗 Mënyrën e mbylljes së praktikës dhe dhënies së vlerësimit e gjeni në linkun më poshtë:
https://urdhriinfermierit.org/njoftim-per-drejtuesit-e-praktikes-profesionale-vap/

📸🩺 Në  Konferencën e organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, u prezantuan postera shkencorë dhe profesionalë ...
22/05/2026

📸🩺 Në Konferencën e organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, u prezantuan postera shkencorë dhe profesionalë të përgatitur nga profesionistët e shëndetësisë, të fokusuar në tematika bashkëkohore, inovacion dhe praktikë klinike.
Këto punime pasqyruan nivelin profesional, angazhimin në kërkimin shkencor dhe përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e kujdesit shëndetësor dhe edukimit profesional. 📚

Më datë 22 Maj, Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë pranë Albanian University organizon Konferencën e X-të Shk...
21/05/2026

Më datë 22 Maj, Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë pranë Albanian University organizon Konferencën e X-të Shkencore me temë:
🩺 “Infermieria, nga Edukimi në Klinikë”
Në këtë aktivitet janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë profesionistët e fushës.
📍 Vendi: Tirana International Hotel, Salla Classic
🕗 Regjistrimi i profesionistëve: 08:00 – 09:00
💳 Tarifa e pjesëmarrjes: 1500 ALL
🎤 Hapja e konferencës: Ora 09:00
📌 Konferenca është në proces akreditimi nga ASCK.
Albanian University UFO
↪️ Klikoni linkun për regjistrim:
https://forms.office.com/e/yif787KikC?origin=lprLink⁠�

📸🩺 Foto album nga Dita Ndërkombëtare e InfermierëveNjë ditë e mbushur me dije, inovacion, emocione dhe vizion për të ard...
15/05/2026

📸🩺 Foto album nga Dita Ndërkombëtare e Infermierëve
Një ditë e mbushur me dije, inovacion, emocione dhe vizion për të ardhmen e kujdesit shëndetësor.
Teknologjia, inteligjenca artificiale, realiteti virtual dhe kërkimi shkencor u bënë pjesë e një platforme të përbashkët profesionale.
🙏 Faleminderit të gjithë profesionistëve, pedagogëve, studentëve dhe partnerëve institucionalë që kontribuan në suksesin e kësaj dite.

Address

Resh*t Petrela
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urdhri i Infermierit të Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Urdhri i Infermierit të Shqipërisë:

Share