Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Public & Government Service, Rruga Mihal Duri, Tirana.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të nd...
10/09/2026

Në vijim të kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të ndryshme të vendit, sot në datën 10.09.2026, në orët e para të mëngjesit është ushtruar kontroll në IEVP Shkodër, nga ku në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosur S.Gj., janë konstatuar 1 (një) aparat celular dhe 2 (dy) qese të tejdukshme, në brendësi të të cilave gjenden lëndë narkotike të dyshara të llojit cannabis sativa.

Në përfundim të kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është kryer arrestimi në flagrancë i të burgosurit S. Gj., për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë:

1-Shtetasi i burgosur E. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;
2-Shtetasi F. D. me detyrë punonjës policie në IEVP Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3-Shtetasi A. Ll. me detyrë punonjës policie në IEVP Shkodër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do dërgohen për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].

 ⚖️ Mbikëqyrja që sjell transparencë.Gjatë 8-mujorit të vitit 2026, AMSEVP ka referuar 232 raste në Prokurori, ndërsa 28...
09/09/2026

⚖️ Mbikëqyrja që sjell transparencë.
Gjatë 8-mujorit të vitit 2026, AMSEVP ka referuar 232 raste në Prokurori, ndërsa 287 autorë janë proceduar penalisht.
📊 Të dhënat tregojnë jo vetëm shifrat, por edhe punën për evidentimin dhe ndjekjen e çdo rasti.
🔎 Më shumë mbikëqyrje. Më shumë transparencë. Më shumë përgjegjshmëri.

03/09/2026
Sot në datën 25.08.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi ...
25/08/2026

Sot në datën 25.08.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve O.A. i burgosur në IEVP Jordan Misja (313) dhe S. Z. familjar i të burgosurit, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim”, “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shperthyese dhe municioneve", të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Nga informacionet e siguruara ne rrugë operative në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, gjatë kontrollit ne vijë të dytë në IEVP Jordan Misja (313), është konstatuar në ushqimet e sjella nga familjari S. Z. për të burgosurin O. A., një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis dhe kokainë dhe konkretisht:
1- 17 doza të dyshuara lëndë narkotike kanabis;
2- 12 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S.Z. është gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe kanabis, si edhe një fishek.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].

28/07/2026

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale vë në dispozicion të qytetarëve kanale zyrtare komunikimi për paraqitjen e ankesave, kërkesave dhe çdo shqetësimi që lidhet me sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ankesat mund të paraqiten nëpërmjet Linjës së Gjelbër, me postë elektronike, në faqen zyrtare të internetit, si edhe dorazi ose me postë pranë selisë së AMSEVP-së.

Një sistem më i drejtë ndërtohet edhe kur qytetarët dinë ku dhe si të raportojnë shqetësimin e tyre.

Linja e Gjelbër: 044 20 40 20
E-mail: [email protected]
Website: www.amsevp.gov.al
Adresa: Rruga “Mihal Duri”, Tiranë, Shqipëri.

  Toni Gogu Nga sot, amnistia është realitet.Ka përqafime që flasin më shumë se fjalët.Pas çdo fotografie është një hist...
15/07/2026

Toni Gogu Nga sot, amnistia është realitet.
Ka përqafime që flasin më shumë se fjalët.
Pas çdo fotografie është një histori, një familje që pret dhe një mundësi e dytë që sjell me vete edhe përgjegjësinë për të nisur një kapitull të ri.
Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku. Ky është kuptimi më i thellë i ligjit: t'i japë një shans të ri kujt e meriton, duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe sigurinë e shoqërisë.

14/07/2026

AMSEVP ushtron funksionet e saj në zbatim të Ligjit nr. 28/2026, me mision garantimin e ligjshmërisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.

Përmes këtij prezantimi institucional, ju ftojmë të njiheni me misionin, kompetencat, organizimin dhe mekanizmat e mbikëqyrjes që udhëheqin veprimtarinë e Agjencisë.

AMSEVP – Mbrojtje. Transparencë. Drejtësi.

🌐 www.amsevp.gov.al
📧 [email protected]
☎️ Numri i Gjelbër: 044 20 40 20

  Toni Gogu Merita nuk është vetëm një vlerësim për individin; ajo është standardi mbi të cilin ndërtohen institucionet....
13/07/2026

Toni Gogu Merita nuk është vetëm një vlerësim për individin; ajo është standardi mbi të cilin ndërtohen institucionet.

K/Komisar Jetmir Demushi i ka shërbyer për vite me radhë Policisë së Burgjeve në detyra që kërkojnë përgjegjësi, disiplinë dhe vendimmarrje.
Akordimi i gradës "Drejtues" vlerëson këtë rrugëtim dhe përcjell një mesazh të qartë: shërbimi me përgjegjësi nuk kalon pa u vënë re.

Kur institucionet dinë të njohin dhe të vlerësojnë këtë kontribut, ato afirmojnë meritën, përgjegjësinë dhe integritetin si standarde të shërbimit publik.

🇺🇸 Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekze...
04/07/2026

🇺🇸 Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale shpreh urimet më të përzemërta për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Kjo ditë përkujton vlerat e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, të cilat mbeten themel i forcimit të institucioneve dhe shtetit të së drejtës.

Happy Independence Day! 🇺🇸

Sot në datën 25.06.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi ...
25/06/2026

Sot në datën 25.06.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P. me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës dhe A. M. i burgosur në IEVP Durrës, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe sh*tja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.

Kjo pasi, në IEVP Durrës, nga kontrolli i ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me DPB është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve A. P., gjatë ushtrimit të detyrës brenda në IEVP, i ka dhënë të burgosurit A. M., një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

AMSEVP është duke kryer të gjitha veprimet e tjera verifikuese dhe hetimore për këtë rast dhe raste të ngjashme brenda kësaj IEVP-je, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].

Address

Rruga Mihal Duri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale:

Shortcuts

Share