Agjencia e Mbikeqyrjes Policore

Agjencia e Mbikeqyrjes Policore AMP ushtron veprimtarinë mbi Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe shërbimin Zjarrfikës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së ...
13/06/2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka dokumentuar fakte dhe prova të reja që lidhen me procedimin penal 304/2026, ku është nën hetim edhe punonjësi i policisë Ajdin Islamaj në atë kohë me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Nga akti i ekspertimit teknik i administruar në kuadër të hetimit ka rezultuar se në pasurinë në pronësi të babait të shtetasit në hetim, ku Ajdin Islamaj banon janë kryer punime ndërtimore pa lejen përkatëse të organeve kompetente, duke konsistuar në shtimin e një kati mbi një objekt ekzistues dykatësh, si dhe ndërhyrje të tjera ndërtimore e rikonstruktive me qëllim ndryshimin e destinacionit të objektit në funksion akomodimi (hotel).

Sipas konkluzioneve të ekspertëve të licencuar, struktura e realizuar përbën ndërtim të ri në kuptim të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe për kryerjen e saj kërkohej pajisja me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.
Nga verifikimet e kryera nuk rezulton të jetë miratuar ndonjë leje ndërtimi për realizimin e këtij kati shtesë.

Nga hetimet ka rezultuar se sipërfaqja e ndërtuar pa leje është jo më pak se 159 m² me funksion hotel.

Gjithashtu, bazuar në analizën e pamjeve satelitore dhe hetimeve eshte provuar se punimet janë realizuar gjatë vitit 2025, kohë ne të cilën edhe ka mbuluar zonen.

AMP vlerëson se respektimi i ligjit duhet të jetë standardi i parë dhe i panegociueshëm për çdo punonjës policie. Besimi i qytetarëve tek institucionet e zbatimit të ligjit cenohet rëndë kur vetë funksionarët publikë dyshohet se shkelin ligjin që kanë detyrimin ta zbatojnë dhe ta mbrojnë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe verifikimin e rrethanave që kanë mundësuar realizimin e këtyre ndërtimeve në

Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Klevis Qose mirëpriti delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së...
08/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Klevis Qose mirëpriti delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në një vizitë studimore në Tiranë, të kryesuar nga Ndihmësministri për Punët e Brendshëm, z. Ivica Stankovski, koordinatorin e DCAF z. Gent Salihi dhe ekipi i tyre drejtues.

Në këtë takim u vlerësua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në fushën e mbikëqyrjes policore dhe integritetit institucional.

Gjatë takimeve, palët shkëmbyen përvoja mbi organizimin dhe funksionimin e institucioneve të mbikëqyrjes policore, metodologjitë e hetimit operacional, trajtimin e ankesave të qytetarëve, mekanizmat e llogaridhënies dhe sfidat që lidhen me rritjen e transparencës dhe besimit të publikut.

Përfaqësuesit e AMP-së prezantuan modelin shqiptar të mbikëqyrjes policore, strukturën organizative dhe praktikat e punës së Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave, ndërsa delegacioni nga Maqedonia e Veriut ndau përvojën e reformave institucionale dhe prioritetet e Planit për Integritetin Policor 2026–2028.

Dy drejtuesit e institucioneve homologe konfirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

04/06/2026
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ekzekuton vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë t...
25/05/2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ekzekuton vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të hetimeve që lidhen me operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në qytetin e Sarandës.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, u ushtruan kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë zyrtarisht nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë ekzekutuar këto masa sigurimi:

• “Arrest në shtëpi” për personin nën hetim Blerim Tafçiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

• “Arrest me burg” për personin nën hetim Kristofor Shkrepa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

• “Arrest me burg” për personin nën hetim Kastriot Sotka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar me iniciativë  punonjësit e policisë: ...
16/05/2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar me iniciativë punonjësit e policisë:
• Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati;
• Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve
• Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin
• Inspektor Robert Çullaj, specialist zone;

ndaj të cilëve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale:

• “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
• “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal;
• “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.

Sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të goditur çdo formë abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht funksionit apo pozicionit të personave të përfshirë.

AMP inkurajon dhe mbështet çdo denoncim të ardhur nga qytetarët dhe mediat, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe verifikim të plotë të çdo informacioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe rritjes së besimit publik.

Gjatë monitorimit të mediave elektronike janë konstatuar raportime se në një objekt shumë katësh në ndërtim në rrugën “L...
13/05/2026

Gjatë monitorimit të mediave elektronike janë konstatuar raportime se në një objekt shumë katësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Nj. Administrative nr. 4, janë ndërtuar 2 kate banimi, në tejkalim të atyre të përcaktuara në lejën përkatëse leshuar nga Bashkia Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, ka rezultuar se objekti është ndërtuar në tejkalim të lejës së ndërtimit mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik, referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka administruar dokumentacionin shkresor si edhe ka marrë deklarimet e strukturave policore përkatëse, ku bazuar në veprimet e para hetimore ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dy punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

➡️ K. M., me detyrë Ndihmës Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4.
➡️ S. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

AMP falenderon mediat dhe inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 19 punonjës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe 4 punonjës së Inspekto...
06/05/2026

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 19 punonjës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe 4 punonjës së Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilët për një periudhë 3-javore iu nënshtruan trajnimit bazë mbi hetimin e krimit.

Ky cikël trajnimesh i mbështetur nga parnterët ndërkombëtarë përmes programit dhe në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë synon forcimin e kapaciteteve institucionale në garantimin e zbatimit të ligjit.

Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të Atdheut🇦🇱
05/05/2026

Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të Atdheut🇦🇱

Address

Rruga “Asim Vokshi”, Nr. 19/1
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Mbikeqyrjes Policore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share