Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara"

Directions Website Contact the organization

Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara", Government Organization, Tirane, Garnizoni "Skenderbej", Tirana.

Informojmë për të shkuarën '44-'91 përmes dokumenteve arkivore, dëshmive të ish të përndjekurve e familjarëve të tyre, perspektives së letërsisë & botimeve shkencore.

26/11/2026

Dr. Ornela Arapi, drejtore e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar në AIDSSH, theksoi se edukimi për demokraci nuk kufizohet në njohjen e institucioneve dhe rregullave demokratike, por kërkon kuptimin kritik të së kaluarës dhe ndërgjegjësimin për pasojat e diktaturës.

“Kujtesa historike është një burim i rëndësishëm për këtë proces, sepse ndihmon të kuptojmë se demokracia nuk është e mirëqenë, por kërkon njohje, angazhim dhe mbrojtje të vazhdueshme.”
Arapi prezantoi kontributin e Autoritetit përmes veprimtarive edukative, botimeve, dokumentarëve, vizitave në arkiv dhe burimeve digjitale, që synojnë ta shndërrojnë dokumentin historik në një mjet për të nxënit dhe reflektimin qytetar.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

07/11/2026

Një fotografi e panjohur, fëmijëria e ndërprerë e të atit dhe dëshmitë e zbuluara në arkiva janë vetëm një pjesë e rrëfimit. Ardita Repishti flet për përndjekjet nën dy regjime, historitë e shqiptarëve të mbetur në harresë, lidhjen e veçantë me Kosovën dhe trashëgiminë e p...

27/10/2026

Vrioni

“Drama e jetës” e Nestor Topencarovit përballë dokumenteve të ish-Sigurimit: Klubi i Librit në KorçëKorçë – Biblioteka “...
27/10/2026

“Drama e jetës” e Nestor Topencarovit përballë dokumenteve të ish-Sigurimit: Klubi i Librit në Korçë

Korçë – Biblioteka “Thimi Mitko”, ora 11:00

Nga birucat e Korçës në galeritë e Spaçit, historia e Nestor Topencarovit rikthehet në qytetin e Korçës përmes librit autobiografik “Drama e jetës” dhe dokumenteve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit.

Takimi i Klubit të Librit “Mësojmë nga e Kaluara”, organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), do të zhvillohet në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë, në orën 11:00, me pjesëmarrjen e pedagogëve të Departamentit të Historisë dhe Gjeografisë të Universitetit “Fan S. Noli”, si dhe mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar.

Në qendër të diskutimit do të jetë ballafaqimi i dëshmisë autobiografike me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për të kuptuar jo vetëm historinë personale të autorit, por edhe mekanizmat e përndjekjes politike gjatë diktaturës komuniste.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të **platformës edukative me burime të hapura “Mësojmë nga e Kaluara 44–91”, përmes së cilës AIDSSH synon të nxisë përdorimin e dokumenteve arkivore, dëshmive njerëzore dhe veprave letrare si burime plotësuese për mësimdhënien e historisë.

Diskutimi synon të hapë një dialog me pedagogët dhe mësuesit mbi mënyrat se si këto burime mund të përdoren në klasë, për të nxitur mendimin kritik dhe për të ndihmuar brezat e rinj të njohin historinë e diktaturës përmes fakteve, dokumenteve dhe përvojave njerëzore.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 Topencarov

12/10/2026

Flutura, vajza e regjisorit Viktor Stratobërdha, ishte gati shtatë vjeçe kur i ati u burgos. Sapo kishte filluar klasën e parë.

📚 Autoriteti kontribuon në programet e reja të Historisë për klasat VII-XI të Arsimit Parauniversitar Më 30 qershor 2026...
09/07/2026

📚 Autoriteti kontribuon në programet e reja të Historisë për klasat VII-XI të Arsimit Parauniversitar

Më 30 qershor 2026, Autoriteti mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Arsimit për prezantimin e risive të kurrikulës së Arsimit Parauniversitar për klasat II, VII dhe XI.
Autoriteti u përfaqësua nga Drejtoresha e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar, znj. Ornela Arapi, e cila ka qenë pjesë e procesit të konsultimit dhe hartimit të programeve të reja lëndore, duke përcjellë propozimet e Autoritetit për përfshirjen e fushës së kujtesës.
Në vijim të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, Autoriteti, në bashkëpunim me ISKK-në dhe ASCAP-in, ka dhënë kontribut në hartimin e programeve të reja të Historisë për klasat VII dhe XI.
Gjatë takimit u prezantua mënyra se si fusha e kujtesës është integruar në programet e reja lëndore, si rezultat i këtij bashkëpunimi institucional.
Kontributi i Autoritetit u përqendrua në përfshirjen e termave kyçe që lidhen me fushën e kujtesës, si dhe në rekomandimin, si burime mbështetëse për autorët e teksteve dhe mësuesit, të botimeve të Autoritetit të përshtatura për fëmijë dhe të miratuara nga ASCAP, platformës "Mësojmë nga e kaluara – Burime mësimore të hapura 1944–1991", si edhe të një game të gjerë burimesh që përfshijnë dokumente arkivore, dëshmi gojore, vende të kujtesës dhe materiale të tjera edukative, në funksion të pasurimit të procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.

Ornela Elezi Dorian Zanaliu Rovena Rrozhani

29/06/2026
Mësojmë nga e kaluara mëson përmes Klubit të Librit  në vendin e kujtesës.E si mund të mos lër gjurmë një aktivitet kur ...
01/06/2026

Mësojmë nga e kaluara mëson përmes Klubit të Librit në vendin e kujtesës.
E si mund të mos lër gjurmë një aktivitet kur zhvillohet në vendin e ndodhjes së ngjarjes të shkruar në libër, duke takuar personazhin dhe autorin e librit njëkohësisht.

Mësuesja Audenarda Balliu, nga shkolla e mesme e përgjithshme “Oso Kuka”, ndau përmes kësaj videoje përvojën dhe reflekt...
27/05/2026

Mësuesja Audenarda Balliu, nga shkolla e mesme e përgjithshme “Oso Kuka”, ndau përmes kësaj videoje përvojën dhe reflektimet e saj nga aktiviteti “Spaçi dje dhe sot”, i zhvilluar më 22 maj 2026 në ambientet e ish-kamp-burgut të Spaçit nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përveç informacionit të marrë për kamp-burgun e Spaçit, mësuesja ndan edhe njohuritë që mori mbi platformën edukative “Mësojmë nga e kaluara”, si një hapësirë digjitale edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezin e ri.

Spaçi, një klasë e hapur kujtese përmes librit memuaristik dhe dokumentevë arkivor nga AIDSSHAutoriteti për Informimin m...
23/05/2026

Spaçi, një klasë e hapur kujtese përmes librit memuaristik dhe dokumentevë arkivor nga AIDSSH

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me KIE, zhvilloi në ambientet e ish-kamp-burgut të Spaçit një aktivitet edukativ dhe reflektues me nxënës të shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada” dhe nxënës të shkollës së mesme Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Oso Kuka”.

Nxënësit u njohën me historinë e kamp-burgut të Spaçit, rëndësinë e përkujtimit të Revoltës së Spaçit, si edhe me punën e bëre në kuadër të projektit për edukimin për qytetari demokratike “Mësojmë për të kaluarën, veprojmë për të ardhmen”.

🔹 Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” zhvilluan një guidë në ambientet e kamp-burgut të Spaçit nën drejtimin e znj. Rovena Rozhani, e cila kishte përgatitur materiale orientuese dhe fletëpalosje informuese mbi historikun e kampit. Gjatë guidës, nxënësit dëgjuan edhe dëshmitë e z. Ioan Çeli dhe z. Artan Murrizi, të cilët dikur, në moshën e tyre, kishin vizituar Spaçin për të takuar baballarët e burgosur politikë.

Përmes këtyre rrëfimeve dhe vizitës në ambientet e kampit, nxënësit u njohën nga afër me historinë dhe funksionimin e një prej simboleve më të rënda të diktaturës komuniste. Pas guidës, ata realizuan punime artistike të frymëzuara nga informacioni, emocionet dhe përjetimet e marra gjatë kësaj eksperience edukative dhe reflektuese.

🔹 Ndërkohë, nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” zhvilluan një aktivitet të Klubit të Librit mbi veprën “Drama e jetës” të z. Nestor Topencarov. Përmes këtij libri me karakter memuaristik, ata u njohën me përvojën e rëndë që autori përjetoi në kamp-burgun e Spaçit, vuajtjet, përballjen me dhunën e sistemit komunist dhe qëndresën njerëzore në kushte çnjerëzore.

Diskutimi i librit u kthye në një moment reflektimi për të rinjtë mbi rëndësinë e kujtesës historike, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Gjatë aktivitetit, specialistet e Drejtorisë së Informacionit, znj. Elibjana Buçpapaj dhe znj. Anxhela Dervishi, u shpjeguan nxënësve mënyrën se si funksiononte Sigurimi i Shtetit, duke i njohur ata me mekanizmat e survejimit, kontrollit dhe përsekutimit që regjimi komunist ushtronte ndaj qytetarëve.

Përmes një materiali të përgatitur në bashkëpunim me znj. Mirela Murrizi, nxënësve iu prezantua edhe dosja e z. Nestor Topencarov procesi i hapjes së saj, si dhe dokumentet dhe informacionet që ajo përmban mbi periudhën e persekutimit dhe jetën në kamp-burgun e Spaçit.

Nxënësit dëgjuan rrëfimin prekës të autorit mbi kalvarin e vuajtjeve që ai përjetoi në burgun e Spaçit, të pasqyruara në librin “Shtigje të Ferrit”, dhe më pas vijuan guidën në ambientet e ish-kamp-burgut së bashku.

Një rol të rëndësishëm në këtë aktivitet patën edhe mësueset e shkollave pjesëmarrëse: Audenarda Balliu, Elona Pepa, Albana Kali, Jonida Vrapi dhe Vjolla Dedja, si edhe ekspertja e edukimit në zyrën e Këshillit të Europës, Anila Saljani, të cilat orientuan dhe mbështetën nxënësit gjatë gjithë aktivitetit edukativ dhe reflektues.

Në përmbyllje të aktivitetit, nxënësit e dy shkollave u mblodhën në sheshin ku, në vitin 1973, ish-të burgosurit politikë ngritën flamurin shqiptar pa yllin komunist, simbol i qëndresës dhe i aspiratës për liri. .

Gjimnazi "OSO KUKA" - Faqja Zyrtare Shkolla Jeronim De Rada



Gentiana Mara Sula Gentiana Sula Faqja Zyrtare Council of Europe Office in Tirana

Address

Tirane, Garnizoni "Skenderbej"
Tirana
1010

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aidssh - Platforma: "Mësojmë nga e kaluara":

Shortcuts

Share