Qendra e Formimit Profesional 1 Tiranë

Qendra e Formimit Profesional 1 Tiranë Aftësime të Formimit Profesional të çertifikuara nga shteti shqiptar. Projekti i ORT ishte si fillim vetem per nje vit trajnimi ne Shqiperi.

DRFPP Nr 1 Tiranë, në bashkëpunim me, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), mundëson organizimin e kurseve të trajnimit profesional për të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe për të gjithë të interesuarit që duan kualifikime të mëtejshme. Aplikimi dhe regjistrimi bëhet pranë DRFPP Nr 1 Tiranë.



Çertifikimi

Në fund të kursit çdo kursant që ndjek rregullisht kursin pajiset me Çertifikatë të lëshuar nga shteti shqiptar. Historiku i Qendres Amerikane te Trajnimit ORT

Tirane, Shqiperi

Qendra Amerikane e Trajnimit, ose sic quhej ne vitet qe pasuan revolucionin demokratik ne Shqiperi, ORT, u hap per here te pare ne Tirane menjehere pas vizites se Sekretarit te Shtetit Amerikan ne Shqiperi Xhejms Bejker ne vitin 1991. Si fillim kjo qender trajnimi filloi aktivitetin ne katin e trete te shkolles industrial te mbremjes e cila pas nje viti i kaloi nen mbrojtje Ministries se Punes . Kjo e fundit investoi ne rimodelimin e ish shkolles industriale te mbremjes duke i dhene edhe pamjen qe ka sot. Nga ana tjeter organizata amerikane ORT ne bashkepunim me USAID solli materialet e nevojshme mesimore nga USA duke e pajisur shkollen e re me kompjutera, makina shkrimi, makina qepese, stofra dhe basma per fustane, pajisjet e plota per kursin e kozmetologjise, materiale dhe pajisje elektrike, materiale per kursin e hotelerise dhe biznesit etj. Por, si pasoje e suksesit dhe interesimit te studenteve per te ndjekur kurset amerikane, kjo organizate e shtriu aktivitetine saj edhe per 5 vite te tjera: 1991-1997

ORT eshte nje organizate boterore e cila sponsorizhet nga izraelite dhe qe ofron edukimin nepermjet trajnimit ne rreth 100 vende te botes. Kjo organizate krijoi te parin program per te rritur nepermjet traijnimit per tu punesuar ne fusha te caktuara ne Shqiperi. Gjithashtu ORT ndihmoi Ministrine e Punes te Shqiperise ne krijimin e departamentit te trajnimit profesional per te drejtuar shkollat ne vend. Ne dy vitet e para Qendra Amerikane e Trajnimit ne Tirane pranonte studentet te cileve u ishte ndaluar e drejta e shkollimit nen regjimin komunist enverian. Listat e studentevet vinin ne ate kohe nga Shoqata e te Persekutuarvet Politike me qender ne Tirane. Interesimi i studentevet qe jashtezakonisht i madh aq sa, kur kjo shkolle u be e mundur jo vetem per ish te perndjekurit politike, por per te gjithe, ne ditet e regjistrimit ne si drejtori kerkonim ndihme per te mbajtur rregullin. Drejtori i projektit amerikan Dr. Sterling Hayden dha nje ndihmese shume te madhe ne mekembjen dhe forcimin e kesaj shkolle. Gjithashtu ai dha ndihmesen e tij ne hapjen edhe te disa qendravet trajnimi te tjera ne qytete te ndryshme te Shqiperise, si Durres, Shkoder, Vlore, dhe Korce. Dr. Hayden e shikoje jo vetem si drejtues te projektit madhor por edhe si nje punetor te palodhur me “gozhde e cekic ne dore” duke rregulluar ambjenet e shkolles. Shembulli i mire i tij si punetor i palodhur, i thjeshte, dhe profesionist i rralle ndikoi per mire ne formimin e personelit mesimor shqiptar te sapo formuar me edukaten amerikane te punes. Qellimi I drejtuesvet amerikane te ORT ishte qe, pas largimit te tyre dhe perfundimit te projektit, Qendra e Trajnimit te vazhdonte te funksiononte me sukses edhe per shume vite te tjera. Dhe ja, sot kjo shkolle po feston 20 vjetorin e themelimit te saj me krenari per punen e kryer ne keto vite, qe nxori dhe vazhdon te nxjerre nga bangat e saj me mijra studente te trajnuar dhe te pergatitur per te hapur menjehere bizneset e tyre ne fushen qe ata u trajnuan. I uroj nga zemra gezuar ditelindjen shkolles se pare amerikane ne Shqiperi qe u ngrit pas rrezimit te murit komunist. Aferdita Hall –Xhafo

Ish -Drejtore e Qendres Amerikane te Trajnimit

Tirane, Shqiperi

30/07/2026

|🇦🇱🇪🇺

|🇦🇱🇪🇺
30/07/2026

|🇦🇱🇪🇺

30/07/2026

|🇦🇱🇪🇺
🍰✨ Pasioni bëhet profesion në QFPP Nr. 1 Tiranë!
Në kursin e Pastiçerisë, kursantët aftësohen përmes mësimit teorik dhe praktik në:
👨‍🍳 përgatitjen e brumërave, kremrave, tortave dhe ëmbëlsirave;
🎂 teknikat profesionale të dekorimit dhe prezantimit;
📚 zbatimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore;
⚖️ përdorimin e pajisjeve profesionale të pastiçerisë.

✅️Çdo aftësi e fituar është një hap më pranë punësimit dhe suksesit profesional.

✅️Punëkërkuesit e papunë e përfitojnë kursin falas.
✅️Të interesuarit të aplikojnë tek e-albania ose të informohen dhe orientohen nga sekretaria e qendrës TEL.042228427 CEL.0684240063 😊.

✅️Apliko tani : https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
✅️https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12549

✅️https://aftesi.puna.gov.al

30/07/2026

|🇦🇱🇪🇺
💼 Sipërmarrja dhe Zhvillimi i Planit të Biznesit
💡 Çdo biznes i suksesshëm nis me një ide dhe një plan të mirë.
Në kursin "Sipërmarrja dhe Zhvillimi i Planit të Biznesit", kursantët tanë fitojnë njohuri dhe aftësi praktike për ta kthyer idenë e tyre në një plan biznesi të qartë dhe të realizueshëm duke hedhur me besim hapat e parë drejt sipërmarrjes.
🌱 Ne besojmë se çdo ide meriton mundësinë të zhvillohet dhe të kthehet në një histori suksesi.

✅️Punëkërkuesit e papunë e përfitojnë kursin falas.
✅️Të interesuarit të aplikojnë tek e-albania ose të informohen dhe orientohen nga sekretaria e qendrës TEL.042228427 CEL.0684240063 😊.

✅️Apliko tani : https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
✅️https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12549

✅️https://aftesi.puna.gov.al

|🇦🇱🇪🇺📌Rregjistrimet janë të hapura për kursin "ASISTENCË E KUJDESIT AFATGJATË".✅️Punëkërkuesit e papunë e përfitojnë kur...
30/07/2026

|🇦🇱🇪🇺
📌Rregjistrimet janë të hapura për kursin "ASISTENCË E KUJDESIT AFATGJATË".
✅️Punëkërkuesit e papunë e përfitojnë kursin falas.
✅️Të interesuarit të aplikojnë tek e-albania ose të informohen dhe orientohen nga sekretaria e qendrës TEL.042228427 CEL.0684240063 😊.

✅️Apliko tani : https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
✅️https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12549

✅️https://aftesi.puna.gov.al

21/07/2026

|🇦🇱🇪🇺
🧵✂️ Çdo veshje fillon me një ide, por merr jetë falë duarve të afta. Në kursin "Modelim Veshjesh për Femra", çdo ditë është një hap më pranë një profesioni.Gjatë kursit ato mësojnë:
👗 Si të modelojnë dhe të krijojnë veshje për femra.
✂️ Si të presin dhe të qepin funde, fustane, këmisha, pantallona klasike, fund-pantallona dhe xhaketa etj.
🪡 Si të punojnë me kujdes, saktësi dhe kreativitet, duke i kthyer idetë në veshje të realizuara me duart e tyre.
Çdo model i përfunduar është rezultat i praktikës, durimit dhe përkushtimit. Këto janë aftësi që jo vetëm zhvillojnë talentin, por hapin edhe mundësi të reja për punësim apo për të ndërtuar një aktivitet të pavarur në të ardhmen.
📌Rregjistrimet janë të hapura .
✅️Punëkërkuesit e papunë e përfitojnë kursin falas.
✅️Të interesuarit të aplikojnë tek e-albania ose të informohen dhe orientohen nga sekretaria e qendrës TEL.042228427 CEL.0684240063.
✅️Apliko tani : https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
✅️https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12549
✅️ https://aftesi.puna.gov.al

Address

Qender E Formimit Profesional Publik, Rruga Asim Vokshi
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542228427

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Formimit Profesional 1 Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra e Formimit Profesional 1 Tiranë:

Shortcuts

Share

Category