Open Data Albania

Directions Website

Open Data Albania Promoting Transparency through Data! Kujt i intereson se c'behet ne te vertete ne Shqiperi, tek Open Data mund te gjeni te dhena statistikore.

Open Data eshte nje filozofi e perqafuar fillimisht nga vende dhe shoqeri me demokraci dhe transparence ne nivele te larta. Tashme Open Data eshte nje filozofi qe perqafohet edhe ne Shqiperi ...

Ky projekt realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) me mbështetje financiare te Netherland Embassy in Tirana

🔎 SALILLARI, kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit💰 29.8 miliardë lekë është vler...
07/11/2026

🔎 SALILLARI, kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit

💰 29.8 miliardë lekë është vlera totale që shoqëria Salillari ka arkëtuar përmes transaksioneve të drejtpërdrejta nga Thesari i Shtetit gjatë 15 viteve të fundit, duke u renditur si biznesi me arkëtimet më të larta nga Buxheti i Shtetit për këtë periudhë.
https://spending.data.al/sq/perfitues/salillari

📊 Institucionet publike që kanë kryer pagesat më të mëdha për këtë kompani janë:

▪️ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)

▪️ Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)

▪️ Bashkia Tiranë

Arkëtimet nga Thesari rezultojnë të vazhdueshme nga viti në vit, ndërsa 2025 shënon vitin me vlerën më të lartë të arkëtimeve, me 4.1 miliardë lekë.
https://spending.data.al/sq/perfitues/salillari/infografika.pdf

📂 Ku mund të gjenden të dhënat?

🔹 Open Spending Albania – Të gjitha transaksionet e Thesarit të Shtetit për këtë subjekt, të publikuara në databazën e krijuar nga AIS.

🔹 Open Procurement Albania – Procedurat e prokurimit publik dhe tenderat e fituar nga shoqëria Salillari.

🔹 Open Corporates Albania – Të dhënat mbi shoqërinë, aktet dhe dokumentet që lidhen me veprimtarinë e saj, programet publike dhe licencimet shtetërore.

💻 Këto databaza, të krijuara nga AIS, mundësojnë monitorimin e flukseve financiare nga buxheti publik drejt bizneseve, kontraktimeve publike dhe marrëdhënieve të tyre me institucionet shtetërore.

🔎 Mirëmbajtja e sistemit të arkivës digjitale në RTSH, tender ICT me një flamur të kuq📺 Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH)...
07/11/2026

🔎 Mirëmbajtja e sistemit të arkivës digjitale në RTSH, tender ICT me një flamur të kuq

📺 Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ka zhvilluar gjatë vitit 2026 një procedurë prokurimi për “Mirëmbajtjen e sistemit të arkivës (storage) Dell Isilon”, një komponent i rëndësishëm i infrastrukturës teknologjike për ruajtjen dhe administrimin e të dhënave digjitale.

📌 Tenderi, me numër reference REF-90983-06-23-2026, ka këto të dhëna:

Fondi limit: 15,133,333 lekë

Oferta fituese: 14,528,000 lekë

Operatorë ekonomikë pjesëmarrës: 2

Statusi: “Njoftuar Fituesi”

🚩 1 flamur i kuq, sipas sistemit të monitorimit të prokurimeve publike.

Oferta fituese përfaqëson rreth 96% të fondit limit, ndërsa diferenca është 605,333 lekë.

Prania e një flamuri të kuq sinjalizon nevojën për monitorim dhe analizë të mëtejshme të procedurës, por nuk përbën në vetvete provë të një shkeljeje ligjore.

💻 Ky tender është pjesë e Regjistrit të Prokurimeve Publike ICT dhe Digjitalizimit, të realizuar nga AIS, i cili mundëson akses publik në të dhënat mbi konkurrencën, ofertat, procedurat dhe indikatorët e riskut në kontraktimet publike të teknologjisë.

🔗 Shikoni të dhënat e tenderit: seshpejti tek Open Procurement Albania

🔎 Digjitalizimi dhe integrimi i deklarimeve të pasurisë pranë ILDKPKI pritet të përmirësohet përmes një tenderi ICTNjë n...
07/11/2026

🔎 Digjitalizimi dhe integrimi i deklarimeve të pasurisë pranë ILDKPKI pritet të përmirësohet përmes një tenderi ICT

Një nga tenderat e vitit 2026 ka pikërisht këtë qëllim: përmirësimin e digjitalizimit dhe integrimit të deklarimeve të pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

📌 Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë (biznese), nga të cilët 2 janë skualifikuar.

Aktualisht, statusi i tenderit është “Njoftuar Fituesi”, ndërkohë që procedura ka kaluar edhe në fazën e ankimimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

💻 Ky tender është pjesë e Regjistrit të Prokurimeve Publike ICT, të realizuar nga AIS, i cili së shpejti do të jetë në dispozicion të publikut.

Regjistri synon të rrisë transparencën dhe aksesin në informacion mbi kontraktimet publike në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke mundësuar monitorimin e konkurrencës, procedurave dhe përdorimit të fondeve publike.

06/11/2026

🚨 446 MILIONË LEKË SHPËRBLIME SPECIALE PËR FORCAT POLICORE TË ANGAZHUARA NË PËRBALLIMIN E PROTESTËS

💰 Në vetëm 6 ditë, Qeveria ka shpërndarë 446 milionë lekë të reja për shpërblime speciale të punonjësve të Policisë së Shtetit, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 787, datë 19.10.2026.

📌 Sipas të dhënave të transaksioneve të Thesarit, pagesat janë ekzekutuar në dy data:

📅 23 tetor 2026

📅 29 tetor 2026

👮 Shpërblimet janë paguar për personelin e këtyre strukturave të Policisë së Shtetit:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Reparti Special RENEA

Qendra e Furnizimit Materialo-Teknik (QFMT), struktura që furnizon edhe mjetet dhe pajisjet për përdorimin e gazit lotsjellës

Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Tiranë

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale

Drejtoria e Antiterrorit

Komisariati i Policisë, Njësia e Sigurisë Shkodër

Komisariati i Policisë Berat

🔎 TRANSPARENCA E PAGESAVE PUBLIKE

Të dhënat mbi transaksionet, me përshkrimin përkatës sipas VKM-së nr. 787, datë 19.10.2026, janë publikuar në databazën e organizatës AIS – Spending Data Albania.
https://spending.data.al/sq/transaksione?kerko=VKM%20787%20dt%2019.10.2026&faqe=1
📊 Përmes kësaj databaze mund të gjurmohen pagesat e ekzekutuara nga Thesari, datat e transaksioneve, institucionet përfituese dhe vlerat përkatëse.

🔗 Burimi: Spending Data Albania
https://spending.data.al

Çdo pagesë e kryer nga thesari i shtetit shqiptar, 2012–2026: kush pagoi, kush u pagua, sa dhe për çfarë.

06/11/2026

🔎 KONCESIONET E BASHKISË TIRANË: Jo vetëm Inceneratori, por edhe Shkollat me PPP!

💰 2.1 MILIARDË LEKË PAGESA PËR SHOQËRINË KONCESIONARE Z.M.A.

Nga analiza e transaksioneve të Thesarit konstatojmë se Bashkia Tiranë ka rritur volumin dhe vlerën e pagesave për një tjetër projekt koncesionar, përveç atij të Inceneratorit: Projektin e Shkollave dhe Institucioneve Arsimore me PPP.

Një nga shoqëritë zbatuese të këtij projekti është Shoqëria Koncesionare Z.M.A., e cila, sipas të dhënave të Spending Data Albania, ka arkëtuar tashmë 2.1 miliardë lekë nga Bashkia Tiranë.

📌 Kjo shoqëri pritet të vijojë të figurojë në regjistrin e pagesave të Bashkisë Tiranë deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare.

Kush është Shoqëria Koncesionare Z.M.A.?

Shoqëria zotërohet nga tre kompani shqiptare te cilat në vitin 2018 fituan tenderin për një kontratë Partneriteti Publik-Privat (PPP) me Bashkinë Tiranë, në kuadër të projektit për ndërtimin e institucioneve arsimore.

📊 Dokumentet dhe të dhënat janë publike:

🔹 Spending Data Albania – Lista e pagesave të Thesarit në favor të shoqërisë:
https://spending.data.al/sq/perfitues/shoqeria-koncesionare-z-m-a

🔹 OpenCorporates Albania – Pasaporta e shoqërisë, struktura e pronësisë dhe të dhënat e regjistrimit:
https://www.opencorporates.al/sq/nuis/L81729026T

🔹 Open Procurement Albania – Koncesione – Pasaporta e procedurës së tenderimit dhe të dhënat mbi kontratën PPP.


🔎 KONCESIONET E BASHKISË TIRANË: Jo vetëm Inceneratori, por edhe Shkollat me PPP! https://spending.data.al/sq/perfitues/shoqeria-koncesionare-z-m-a/infografika.pdf

03/10/2026

Deklarime Pasurore funksionar te larte te Drejtesise
Hedhur deklaratat e vitit 2025 per anetaret e SPAK, GJKKO BKH

Adnan Xholi 2025 https://spending.data.al/sq/zyrtar/adnan-xholi

Alfred Shehu https://spending.data.al/sq/zyrtar/alfred-shehu

Altin Dumani

Arben Kraja https://spending.data.al/sq/zyrtar/arben-kraja

Behar Dibra https://spending.data.al/sq/zyrtar/behar-dibra

Doloreza Muasabelliu https://spending.data.al/sq/zyrtar/doloreza-musabelliu

Dorina Bejko https://spending.data.al/sq/zyrtar/dorina-bejko

Dritan Prenci https://spending.data.al/sq/zyrtar/dritan-prenci

Edvin Kondili https://spending.data.al/sq/zyrtar/edvin-kondili

Elida Kackini Celami https://spending.data.al/sq/zyrtar/elida-kackini-celami

Elvin Gokaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/elvin-gokaj

Ened Nakuci https://spending.data.al/sq/zyrtar/ened-nakuci

Enkeleda Millonai https://spending.data.al/sq/zyrtar/enkeleda-millonai

Klodjan Braho https://spending.data.al/sq/zyrtar/klodjan-braho

Manjola Kajana https://spending.data.al/sq/zyrtar/manjola-kajana

Ols Dado https://spending.data.al/sq/zyrtar/ols-dado

Sotir Kllapi https://spending.data.al/sq/zyrtar/sotir-kllapi

Vladimir Mara https://spending.data.al/sq/zyrtar/vladimir-mara

Atalanta Zeqiraj https://spending.data.al/sq/zyrtar/atalanta-zeqiraj

Dhimiter Lara https://spending.data.al/sq/zyrtar/dhimiter-lara

Elsa Ulliri https://spending.data.al/sq/zyrtar/elsa-ulliri

Bib Ndreca https://spending.data.al/sq/zyrtar/bib-ndreca

Ardit Mustafaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/ardit-mustafaj

Erjon Bani https://spending.data.al/sq/zyrtar/erjon-bani

Erjon Cela https://spending.data.al/sq/zyrtar/erjon-cela

Etleva Deda https://spending.data.al/sq/zyrtar/etleva-deda

Flojera Davidhi https://spending.data.al/sq/zyrtar/flojera-davidhi

Flora Hajredinaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/flora-hajredinaj

Florjan Kalaja https://spending.data.al/sq/zyrtar/florjan-kalaja

Igerta Hysi https://spending.data.al/sq/zyrtar/igerta-hysi

Iliriana Olldashi https://spending.data.al/sq/zyrtar/iliriana-olldashi

Irena Gjoka https://spending.data.al/sq/zyrtar/irena-gjoka

Mimiana Muca https://spending.data.al/sq/zyrtar/miliana-muca

Nertina Kosova https://spending.data.al/sq/zyrtar/nertina-kosova

Rudina Palloj https://spending.data.al/sq/zyrtar/rudina-palloj

Saida Dollani https://spending.data.al/sq/zyrtar/saida-dollani

Tereza Merkaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/tereza-merkaj

Joni Keta https://spending.data.al/sq/zyrtar/joni-hysen-keta



Hedhur deklaratat e vitit 2025 per anetaret KLGJ KLP ILD

Arta Mandro https://spending.data.al/sq/zyrtar/arta-mandro

Moisi Duda https://spending.data.al/sq/zyrtar/moisi-duda

Vate Staka https://spending.data.al/sq/zyrtar/vate-staka

Olger Eminaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/olger-eminaj

Ledina Lera Riza https://spending.data.al/sq/zyrtar/ledina-lera-riza

Mirela P. Bogdani https://spending.data.al/sq/zyrtar/mirela-p-bogdani

Erind Merkuri https://spending.data.al/sq/zyrtar/erind-merkuri

Erind Germenji https://spending.data.al/sq/zyrtar/erind-germenji

Sokol Stojani https://spending.data.al/sq/zyrtar/sokol-stojani

Zeqir Hoda https://spending.data.al/sq/zyrtar/zeqir-hoda

Erion Fejzulla https://spending.data.al/sq/zyrtar/erion-fejzulla ISHTE

Violanda Theodhori https://spending.data.al/sq/zyrtar/violanda-theodori

Ilir Rusi https://spending.data.al/sq/zyrtar/ilir-rusi

Emona Muci https://spending.data.al/sq/zyrtar/emona-muci

Ridvan Hado https://spending.data.al/sq/zyrtar/ridvan-hado

Yllka Rupa https://spending.data.al/sq/zyrtar/yllka-rupa

Markelian Koca https://spending.data.al/sq/zyrtar/markelian-koca

Irena Plaku https://spending.data.al/sq/zyrtar/irena-plaku

Gentiana Mucaj https://spending.data.al/sq/zyrtar/gentiana-mucaj

Klodian Kurushi https://spending.data.al/sq/zyrtar/klodian-kurushi

Albens Tabaku https://spending.data.al/sq/zyrtar/albens-tabaku

Bledar Bajri https://spending.data.al/sq/zyrtar/bledar-bajri

Artur Metani https://spending.data.al/sq/zyrtar/artur-metani

Artur METANI, Këshilltar. Pasuria, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara, 2003–2025.

1.12 miliardë euro për 14 koncesione dhe PPP | Pagesat nga Thesari i Shtetit deri në 2026Përditësim i statistikës mbi pa...
03/10/2026

1.12 miliardë euro për 14 koncesione dhe PPP | Pagesat nga Thesari i Shtetit deri në 2026

Përditësim i statistikës mbi pagesat e kryera nga Thesari/Buxheti i Shtetit për 14 kontrata koncesionare dhe PPP, me pagesa të regjistruara gjatë viteve të fundit dhe deri në vitin 2026.

Sipas përmbledhjes së të dhënave, 14 koncesionet kanë përfituar rreth 103.46 miliardë lekë, që në kolonën e konvertuar të tabelës korrespondon me rreth 1.125 miliardë euro.

Lista:

Gjoka 87 – Rruga e Arbrit: 24.50 mld lekë | €266.30 mln
S2 Albania – Skanimi: 14.65 mld lekë | €159.21 mln
Sani Service – Sterilizimi: 11.81 mld lekë | €128.33 mln
Integrated Energy BV SPV – Mbetjet Tiranë: 11.16 mld lekë | €121.35 mln
Laboratory Network: 9.17 mld lekë | €99.65 mln
Albanian Highway Concession: 4.52 mld lekë | €49.11 mln
Integrated Technology Waste Treatment Fier: 4.17 mld lekë | €45.28 mln
Albtek Energy – Inceneratori Elbasan: 3.32 mld lekë | €36.08 mln
Rruga Orikum–Llogara: 3.10 mld lekë | €33.70 mln
Z.M.A – Shkolla koncesionare Tiranë: 1.66 mld lekë | €18.07 mln
Shoqëria Koncesionare Tiranë 4: 0.92 mld lekë | €10.02 mln
Dia Vita: 5.42 mld lekë | €58.86 mln
3P Life Logistic: 6.57 mld lekë | €71.42 mln
Devoll Hydropower: 2.50 mld lekë | €27.23 mln

TOTAL: 103.46 MILIARDË LEKË ≈ 1.125 MILIARDË Eu
Më datë 31 Dhjetor 2024, portali ynë Open Data Albania publikoi artikullin: “Pagesa Transaksione Thesari 2015–2025”.

Ky publikim përmbante të dhëna të strukturuara mbi pagesat e kryera përmes Thesarit të Shtetit për kontrata koncesionare dhe Partneritete Publike Private (PPP) për periudhën 2015–2025.

Në analizë u përfshinë:

të dhënat e realizuara për periudhën 2015–2023;
të dhënat e vitit 2024 dhe planifikimet e miratuara në Buxhetin e Shtetit 2025;
vizualizime të plota sipas kontratave, përfituesve dhe vlerave të pagesave.

Artikulli bazohet në të dhënat e Regjistrit të Koncesioneve dhe në databazat e pagesave të Thesarit, të cilat mundësojnë ndjekjen e transaksioneve dhe shpenzimeve publike sipas kontratave.

Kliko link për të parë publikimin dhe vizualizimet e plota. https://ndiqparate.al/?p=23039
Kjo përmbajtje u rikthye ne vemendje para pak ditësh dhe përbën një interes të veçantë për mënyrën se si ka vepruar sektori dhe se si janë shpenzuar paratë publike.

Por të dhënat e Pagesa Thesari për vitin 2025 (jo deri në vitin 2025) dhe për vitin 2026 na japin një panoramë edhe më të rëndë të pagesave nga transaksionet e Thesarit për PPP apo koncesione me financim shtetëror.

Lista dhe vlera e transaksioneve për të gjitha vitet arrijnë në një total prej 103.46 miliard leke shiko Spending.Data.al te dhena te perditesuara

Vlerat janë të renditura si vijon:
Gjoka 87, zbatuese e kontratës koncesionare/PPP “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, ka arkëtuar nga Thesari, deri më 28 shtator 2026, një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh.

Transaksionet për këtë kompani kanë nisur në vitin 2019 dhe deri më sot janë regjistruar 32 pagesa Link https://spending.data.al/sq/perfitues/gjoka-87
S2 Albania është kompania që zbaton kontratën koncesionare “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë”.

Pasaporta e kompanisë tregon se zinxhiri i pronësisë shkon deri te regjistri i bizneseve në Kaliforni, SHBA.

Sipas përshkrimit të marrëveshjes koncesionare për skanimin, të dhënat e Aparatit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se, deri në shtator 2026, kompania ka realizuar një total prej 14,647,032,589 lekësh, përmes 526 transaksioneve. Pagesat: RAIFFEISEN BANK SH.A · Aparati Drejt.Pergj.Doganave (3535) · «skanim» — Open Spending Albania
https://spending.data.al/sq/transaksione?kerko=skanim&inst_code=1010077&perf_id=raiffeisen-bank-sh-a&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=
Sani Service është një kompani e krijuar për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për sterilizimin. Kjo kontratë është pjesë e një hetimi dhe procedimi penal, në kuadër të dyshimeve për parregullsi në prokurimin dhe zbatimin e saj, si dhe është objekt i hetimeve për veprat penale kundër korrupsionit.

Pagesat ndaj Sani Service nuk janë ekzekutuar përmes Thesarit, megjithëse financohen nga sektori dhe fondet shtetërore për shëndetësinë. Sipas të dhënave të Open Data Albania, në dhjetor 2024 shpenzimet faktike, ose të konsoliduara, për këtë kontratë evidentoheshin në vlerën 11,806,850,000 lekë. Pasporta e shoqerise https://opencorporates.al/sq/nuis/L51910021C
Kompania koncesionare/PPP për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë, Integrated Energy BV SPV, ka arkëtuar dhe vijon të arkëtojë përmes Thesarit një vlerë totale prej 11,164,574,209 lekësh. Pagesat: Integrated Energy BV SPV — Open Spending Albania

Vete kompania eshte ne skeuestro preventive dhe ne administrim te kontrolluar Integrated Energy BV SPV https://opencorporates.al/sq/nuis/L72031013B
Laboratory Network është një tjetër koncesion i nisur në vitin 2019, në formën e PPP-së, në sektorin e shëndetësisë. Deri tani, pagesat nga Thesari i Shtetit për këtë subjekt kanë arritur në vlerën prej 9,167,906,646 lekësh LABORATORY NETWORKS — Open Spending Albania https://spending.data.al/sq/perfitues/laboratory-networks?viti=2019
https://spending.data.al/sq/perfitues/laboratory-networks/infografika
Albanian Highway Concession sh.p.k. ka arkëtuar drejtpërdrejt nga Thesari i Shtetit një vlerë prej 4,517,737,000 lekësh, përmes transaksioneve të kryera nga Thesari.

Ndërkohë, për mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës, kompania realizon edhe të ardhura përmes pagesave të drejtpërdrejta nga përdoruesit e rrugës. https://spending.data.al/sq/perfitues/albanian-highway-concession
Inceneratori i Fierit qëndron në nivelin e arkëtimeve prej 4,165,862,828 lekësh. Kjo është një nga tre shoqëritë e krijuara për përpunimin e mbetjeve me incinerim, tashmë nën hetim penal.

Shiko linkun për pagesat. https://spending.data.al/en/transaksione?kerko=&inst_code=&perf_id=integrated-technology-waste-treatment-fier&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=
Inceneratori i Elbasanit i ka përmbyllur arkëtimet nga buxheti i shtetit në vlerën prej 3,319,546,195 lekësh. Këto arkëtime janë kryer nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit. https://spending.data.al/en/transaksione?kerko=&inst_code=&perf_id=albtek-energy&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=
Shoqëria që zbaton koncesionin për rrugën Llogara–Orikum ka arkëtuar një vlerë prej 3.1 miliardë lekësh. Pagesat për këtë shoqëri kanë filluar në vitin 2022. https://spending.data.al/sq/perfitues/shoqeria-koncensionare-rruga-orikum-llogara Ndërkohë, Bashkia Tiranë ka tashmë dy kontraktorë si përfitues të pagesave për shkollat dhe objektet arsimore koncesionare.

Shoqëria koncesionare Z.M.A zbaton koncesione në sektorin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, në kuadër të projektit të shkollave koncesionare. Ky koncesion ka arkëtuar deri tani 1,662,793,625 lekë.

Ndërsa koncesioni i dytë për shkollat dhe objektet arsimore në Tiranë shënon një vlerë më të ulët të arkëtimeve deri tani nga Thesari.

Shoqëria Koncesionare Tiranë 4 ka arkëtuar deri tani një vlerë prej 921,715,651 lekësh. Pasaporta e shoqerise Link Shoqeria Koncesionare Tirana 4 https://opencorporates.al/sq/nuis/M02219001K
Dy kompani koncesionare në sektorin e shëndetësisë kanë evidentuar deri tani këto vlera arkëtimesh:

Dia Vita sh.p.k. – 5,415,023,000 lekë
3P Life Logistic – 6,570,896,000 lekë

Ndërkohë, Devoll Hydropower ka marrë nga Thesari i Shtetit pagesa në vlerën 2,504,847,241 lekë, me përshkrimin “Financim kosto infrastrukture tek koncesionari”.
https://spending.data.al/sq/transaksione?kerko=financim+kosto+te+infrastruktures+tek+koncensionari&inst_code=&perf_id=devoll-hydropower&pay_cat=°e_id=&vlera=&from_date_ekz=&to_date_ekz=&from_date_reg=&to_date_reg=

1.12 miliardë euro për 14 koncesione dhe PPP | Pagesat nga Thesari i Shtetit deri në 2026

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Open Data Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share