Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Directions Website Contact the organization

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar. Ajo ka vulën dhe stemën e vet. Selia e DPA ndodhet në Tiranë.

Ajo është institucion në varësi të Kryeministrit DPA është person juridik.

27/11/2026

📻 Radio Ejani sjell kronikën nga veprimtaria dhe ekspozita e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me rastin e 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Kinë.

🎥 Ndiqni kronikën me fjalët përshëndetëse të pjesëmarrësve në këtë veprimtari.

27/11/2026

, më 27 nëntor 1926, firmoset me Italinë, "Pakti i Miqësisë dhe i Sigurimit".

Një tjetër ndalesë në Muzeun Arkivor, këtë herë me nxënësit e shkollës “Faik Konica”.Përmes ekspozitave dhe materialeve ...
26/11/2026

Një tjetër ndalesë në Muzeun Arkivor, këtë herë me nxënësit e shkollës “Faik Konica”.

Përmes ekspozitave dhe materialeve të paraqitura, ata patën mundësinë të njihnin disa nga momentet dhe personazhet që kanë lënë gjurmë në historinë tonë, duke e parë të kaluarën përtej faqeve të librave.

Muzeu Arkivor është një hapësirë e hapur për këdo që dëshiron të eksplorojë historinë dhe të zbulojë më shumë përmes dokumenteve.

26/11/2026

Shqipëria u shpall e pavarur më 28 nëntor 1912, me ngritjen e flamurit në Vlorë. Por, cilat ishin hapat e fundit që ndërmorën patriotët shqiptarë të udhëhequr nga Ismail Qemali?

26/11/2026

, më 26 nëntor 1912, u ngrit flamuri Kombëtar në Durrës.

25/11/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Auron Rrokaj, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, ku foli për Muzeun Arkivor, rëndësinë e tij dhe mundësinë që ai ofron për të njohur nga afër historinë përmes dokumenteve dhe dëshmive arkivore.

📍 Ju ftojmë të ndiqni intervistën dhe të vizitoni Muzeun Arkivor!

HAPET EKSPOZITA “RIKTHIM NË TRADITË – VESHJET POPULLORE TË SHQIPTARËVE”Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpun...
25/11/2026

HAPET EKSPOZITA “RIKTHIM NË TRADITË – VESHJET POPULLORE TË SHQIPTARËVE”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, organizoi më 25 nëntor 2026, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ekspozitën “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve”, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Përmes fotografive historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve, ekspozita sjell para publikut larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, duke dokumentuar aspekte të jetës së përditshme, si dhe figura të njohura të historisë, artit dhe kulturës shqiptare.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, ndër ta edhe fotografët e familjes Marubi, të cilët kanë dokumentuar një pasuri të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare. Ai theksoi rëndësinë e këtyre fotografive në njohjen dhe përcjelljen e traditës së veshjeve popullore te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike e kulturore.

Në çeljen e ekspozitës ishte i pranishëm edhe zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Mehmed Xhemajli, i cili vlerësoi veshjet popullore shqiptare si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale shqiptare.

Ekspozita përbën një tjetër dëshmi të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet dy institucioneve arkivore, në funksion të ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kombëtare shqiptare.

MUZEU ARKIVOR MIRËPRET VIZITORËT E RINJMuzeu Arkivor mirëpriti nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në një vizitë t...
25/11/2026

MUZEU ARKIVOR MIRËPRET VIZITORËT E RINJ

Muzeu Arkivor mirëpriti nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në një vizitë të zhvilluar në prag të Festave të Nëntorit.

Përmes dokumenteve, fotografive dhe dëshmive historike, vizitorët patën mundësinë të njihen më nga afër me ngjarje dhe figura të rëndësishme të historisë kombëtare.

Muzeu Arkivor është një hapësirë e hapur për të gjithë të interesuarit, ku historia, kujtesa dhe trashëgimia arkivore bëhen pjesë e një përvoje të drejtpërdrejtë njohjeje.

🙌🏼

📃Puna në sekretari-arkiv, DPA në Kukës 📍Kukësi ishte ndalesa e radhës e DPA-së për zhvillimin e trajnimit mbi punën në s...
25/11/2026

📃Puna në sekretari-arkiv, DPA në Kukës 📍

Kukësi ishte ndalesa e radhës e DPA-së për zhvillimin e trajnimit mbi punën në sekretari-arkiv 👩‍🏫👨‍🏫. Nëpunësit e institucioneve lokale të qarqeve respektive u informuan mbi detyrimet ligjore që kanë ndaj ligjit “Për arkivat”, si edhe u njohën me disa procese të punës arkivore lidhur me tematikat:

📌 Krijimi i e për ruajtjen e dokumenteve;
📌 Përpunimi dhe inventarizimi i dokumenteve;
📌 Rregullat për asgjësimin e dokumenteve që kanë plotësuar afatin e ruajtjes. ✅

Tërësia e trajnimeve teoriko-praktike të zhvilluara nga DPA-ja në mbarë vendin, ka për qëllim ngritjen profesionale dhe shkencore të pjesëmarrësve, të cilët shërbejnë pranë institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore. 🎯

25/11/2026

, më 25 nëntor 1913, lindi Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare.

Address

Rr. Jordan Misja
Tirana
1016

Opening Hours

Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave:

Shortcuts

Share

Category