Policia Bashkiake Tiranë

Directions Website Contact the organization

Policia Bashkiake Tiranë Kjo është faqja zyrtare e Policisë Bashkiake të Qytetit të Tiranës. Kjo faqe është në shërbim të komunitetit dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

26/11/2026
25/11/2026
Mirëmëngjesi nga shkolla e "Baletit".
25/11/2026

Mirëmëngjesi nga shkolla e "Baletit".

TROTUARI NUK ËSHTË PARKING!Policia Bashkiake është në çdo rrugë, në çdo lagje por jo pranë çdo automjeti kur ndalon e pa...
24/11/2026

TROTUARI NUK ËSHTË PARKING!

Policia Bashkiake është në çdo rrugë, në çdo lagje por jo pranë çdo automjeti kur ndalon e parkon për t’ju kujtuar se trotuari është për këmbësorët dhe jo për makinat.

Nuk mund të kërkojmë një qytet të rregullt, ndërkohë që secili prej nesh parkon ku i leverdis, duke penguar kalimin e këmbësorëve, prindërve me karroca, personave me aftësi të kufizuara dhe duke i detyruar njerëzit të zbresin në rrugë.

Respektimi i ligjit nuk është çështje pranie të policisë, por përgjegjësie qytetare!

Policia Bashkiake do të vijojë kontrollet dhe ndëshkimet ndaj çdo shkeljeje por qytetaria nuk matet me gjobën që merrni por me respektin që tregoni ndaj të tjerëve.

Mos prisni policinë për të bërë atë që duhet të bëni vetë: parkoni me përgjegjësi!

Ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve janë gjithmonë të mirëpritura dhe merren në konsideratë nga ana jonë. Ne i dëgjojmë...
24/11/2026

Ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve janë gjithmonë të mirëpritura dhe merren në konsideratë nga ana jonë. Ne i dëgjojmë, i vlerësojmë dhe punojmë për t’u dhënë zgjidhje çdo problematike të evidentuar.

Por është e rëndësishme të theksojmë se Policia Bashkiake është çdo ditë në terren, duke monitoruar situatat dhe duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Ankesat janë një ndihmë për të përmirësuar punën tonë, ndërsa angazhimi ynë është i përditshëm. Fotot janë dëshmi e pranisë dhe punës në terren!

Mirëmëngjesi nga shkolla "Kushtrimi i Lirisë".
24/11/2026

Mirëmëngjesi nga shkolla "Kushtrimi i Lirisë".

Tirana nuk fle, sepse strukturat e saj janë në këmbë!Edhe gjatë natës, puna në terren vijon pa ndërprerje. Policia Bashk...
23/11/2026

Tirana nuk fle, sepse strukturat e saj janë në këmbë!

Edhe gjatë natës, puna në terren vijon pa ndërprerje. Policia Bashkiake, në mbështetje të UKT-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur nevojave të qytetit.

🚔 Nga siguria te infrastruktura, nga shërbimet te mirëmbajtja, strukturat e Bashkisë Tiranë janë në terren, në çdo orë të ditës dhe të natës.

Sepse Tirana nuk ndalet!
Për sigurinë tuaj, për një qytet më të pastër, më të mirëmbajtur dhe më funksional.

Respekt për çdo punonjës që është në shërbim, ndërsa qyteti pushon!

Address

Rruga Petrela
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Policia Bashkiake Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Policia Bashkiake Tiranë:

Shortcuts

Share