Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike Kontribuo për një hapësirë dixhitale më të sigurt!

Kjo është faqja zyrtare e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike.

📢 Informohu mbi njoftime zyrtare, këshilla për sigurinë online dhe mënyrat e raportimit të incidenteve kibernetike.

Policia e Shtetit drejtoi aktivitetin e parë rajonal në kuadër të EMPACT Cyberattacks OAP 2026–2027, zhvilluar në qendrë...
07/05/2026

Policia e Shtetit drejtoi aktivitetin e parë rajonal në kuadër të EMPACT Cyberattacks OAP 2026–2027, zhvilluar në qendrën WB3C në Podgoricë, Mali i Zi, me fokus hetimin në Dark Web dhe forcimin e kapaciteteve kundër krimit kibernetik.

Në workshop morën pjesë përfaqësues të strukturave ligjzbatuese nga vendet e Evropës Juglindore, të cilët ndoqën trajnime intensive teorike dhe praktike mbi teknikat OSINT, sigurinë operacionale (OPSEC), hetimet në Dark Web, analizën e rrjeteve sociale dhe administrimin e provave digjitale. Trajnimi u zhvillua nga trajnerë të Policisë Franceze dhe ekspertë ndërkombëtarë të OSINT, duke sjellë praktikat dhe eksperiencat më të avancuara në fushën e hetimeve kibernetike.

Pjesëmarrësit u pajisën me akses në platforma profesionale OSINT, materiale praktike pune dhe certifikata për përfundimin e aktivitetit, duke rritur kapacitetet operacionale të strukturave ligjzbatuese në nivel rajonal.

Policia e Shtetit, përmes Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, vijon të mbajë rolin drejtues në këtë plan operacional, duke dëshmuar angazhimin dhe profesionalizmin e saj në luftën kundër krimit kibernetik. Për të tretin vit radhazi, Drejtoresha e Hetimit të Krimit Kibernetik, znj. Ervina Gjana, ushtron detyrën e Action Leader në këtë aktivitet operacional, duke udhëhequr aktivitetet rajonale dhe duke konfirmuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj ekspertizës së Policisë së Shtetit shqiptare.

Ky rol përbën një vlerësim të rëndësishëm institucional për Policinë e Shtetit dhe një kontribut konkret në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë muajit mars 2026 janë zhvilluar një sërë aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese nga Drejtoria e Hetimit të Kr...
02/04/2026

Gjatë muajit mars 2026 janë zhvilluar një sërë aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në disa institucione arsimore në vend, konkretisht në:
• Kolegji “Turgut Özal”, Tiranë
• Shkolla “Kuqe”, Tiranë
• Shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Lakra”, Berat
• Gjimnazi “Muhamer Janina”, Dimal
• Gjimnazi “Haxhi Qetaj”, Rrogozhinë
• Gjimnazi “28 Nëntori”, Burrel
• Gjimnazi “Shaban Çollaku”, Klos (Mat)
• Gjimnazi “Ismail Qemali”

Këto aktivitete u zhvilluan me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi përdorimin e sigurt të internetit, duke ofruar shembuj konkretë mbi rreziqet që hasen në hapësirën digjitale dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tyre.

Gjatë takimeve u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë në rrjetet sociale, mbrojtjen e të dhënave personale, identifikimin e formave të mashtrimit online, si dhe pasojat ligjore të përfshirjes në veprimtari të kundërligjshme në fushën kibernetike.

Një brez i informuar sot, është një shoqëri më e sigurt nesër. ✨

Dhuna digjitale nuk luftohet vetëm!Sot, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, organizata vendase dhe institucionet ligjzb...
06/12/2025

Dhuna digjitale nuk luftohet vetëm!
Sot, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, organizata vendase dhe institucionet ligjzbatuese, morëm pjesë në konferencën e organizuar në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Diskutuam mbi praktikat më të mira dhe hapat konkretë për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes ndaj dhunës online që prek gratë dhe vajzat.

Dhuna në hapësirën digjitale është një kërcënim real, që prek jetën, sigurinë dhe dinjitetin e çdo gruaje e vajze. Ajo merr forma të ndryshme: kërcënime, shpërndarje të paautorizuar të imazheve, shantazh, përndjekje dhe gjuhë urrejtjeje. Çdo rast i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik mbetet e angazhuar në:
🔹 Forcimin e kapaciteteve hetimore
🔹 Bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar
🔹 Mbështetjen e viktimave për të raportuar në mënyrë të sigurt
🔹 Rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rreziqet dhe format e dhunës digjitale

Dhuna online lë plagë të vërteta. Heshtja nuk është zgjidhje – raportoni.
Së bashku ndërtojmë një hapësirë digjitale më të sigurt për të gjitha gratë dhe vajzat

06/12/2025
Çdo fëmijë meriton të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i dëgjuar. Aktivitetet që promovojnë empatinë, ndërgjegjësimin d...
26/11/2025

Çdo fëmijë meriton të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i dëgjuar. Aktivitetet që promovojnë empatinë, ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e ndërsjellë janë baza e një mjedisi shkollor të shëndetshëm dhe të paqtë.
Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike vijon të ofrojë mbështetje aktive për institucionet arsimore, duke ndarë ekspertizë profesionale mbi sigurinë online, rastet reale të bullizmit dhe mënyrat e reagimit e raportimit, me synimin për të fuqizuar çdo nxënës dhe për të forcuar sigurinë në hapësirën dixhitale.

Falenderojmë Gjimnazi "Sami Frashëri", Tiranë - Faqja Zyrtare për organizimin e aktiviteteve cilësore dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së nxënësve, si dhe të gjithë fëmijët që kontribuan me punime, prezantime, diskutime dhe mesazhe të rëndësishme kundër bullizmit.

Së bashku ndërtojmë një komunitet që i mbron fëmijët, i fuqizon dhe u garanton një shkollë të sigurt, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse.

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike mori pjesë sot në aktivitetin ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme...
20/11/2025

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike mori pjesë sot në aktivitetin ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme “Sami Frashëri” dhe “Ismail Qemali”, organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Programin Suedez SCPA.

Në një bashkëbisedim të hapur, të rinjtë u njohën me raste reale të krimit kibernetik, format e abuzimit online dhe mënyrat e parandalimit e raportimit.
Qëllimi: një internet më i sigurt dhe një brez i fuqizuar për t’u mbrojtur dhe reaguar ndaj abuzimeve dixhitale.

Ne vazhdojmë të mbështesim të rinjtë për t’u bërë përdorues të përgjegjshëm, të informuar dhe të sigurt në botën online. 🔐💻✨

19/11/2025

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike vijon punën intensive për identifikimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimit dhe shfrytëzimit të të miturve në internet.
Operacioni ndërkombëtar “STREAM” është një tjetër dëshmi e angazhimit tonë në rritjen e sigurisë online dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Ftojmë qytetarët, prindërit dhe të rinjtë të jenë të kujdesshëm dhe të mos shpërndajnë materiale intime, pasi ato mund të keqpërdoren dhe të kthehen në rrezik serioz për sigurinë e tyre.

Çdo rast i dyshuar i shpërndarjes, prodhimit apo konsumimit të materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur, si dhe çdo formë tjetër abuzimi online, mund të raportohet në:

📧 [email protected]
📞 +355 69 415 5552
🌐 asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik

Policia e Shtetit garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm për çdo sinjalizim.

13/11/2025

Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike finalizon operacionin “Smart Bank Phishing”. Autori kryesor është arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë procedohen penalish. Qytetarët ftohen të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo mashtrim online në kanalet zyrtare të Policisë së Shtetit.

Address

Shqipëri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share