Avokati i Popullit

Avokati i Popullit Institucioni i Avokatit të Popullit
Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
Tel: 04 2 380 300, 04 2380 333
Fax: 04 2 380 315

✨𝗥𝗮𝘀𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿𝗮𝟮𝟬 𝗩𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗜𝗧𝗝𝗘 𝗧𝗘̈ 𝗟𝗘𝗚𝗔𝗟𝗜𝗭𝗜𝗠𝗜𝗧 𝗧𝗘̈ 𝗕𝗔𝗡𝗘𝗦𝗘̈𝗦𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗶 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝟯 𝗺𝘂𝗮𝗷𝘀𝗵...
14/09/2026

✨𝗥𝗮𝘀𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿𝗮

𝟮𝟬 𝗩𝗝𝗘𝗧 𝗡𝗘̈ 𝗣𝗥𝗜𝗧𝗝𝗘 𝗧𝗘̈ 𝗟𝗘𝗚𝗔𝗟𝗜𝗭𝗜𝗠𝗜𝗧 𝗧𝗘̈ 𝗕𝗔𝗡𝗘𝗦𝗘̈𝗦
𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗶 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝟯 𝗺𝘂𝗮𝗷𝘀𝗵 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗣𝗮𝘀𝗸𝘂𝗾𝗮𝗻𝗶

Një qytetar nga Paskuqani ka tashmë në dorë lejen e legalizimit të banesës së tij, të cilën e kishte pritur prej 20 vitesh.

P.B, kishte aplikuar për legalizimin e shtëpisë së tij që në vitin 2006, por pavarësisht se specialistët e ASHK-së kishin kryer edhe verifikime në terren në fshatin Kodër e Kuqe, procedura e legalizimit nuk kishte përfunduar.
Banori i lodhur nga pritja e gjatë dhe pas përpjekjeve të tjera të pasuksesshme për të zgjidhur problemin, u ankua pranë institucionit të Avokatit të Popullit në mars të këtij viti.

Ne nisëm një hetim administrativ duke hetuar rastin dhe duke kërkuar informacion për dosjen e qytetarit në fjalë.

Menjëherë, Drejtoria Vendore Kamëz-Vorë e ASHK, mori vendimin për legalizimin e ndërtimit pa leje të ankuesit P.B.

Sot ndajmë me kënaqësi këtë rast të zgjidhur, si një shembull se si puna e përditshme e institucionit tonë, ndryshon jetët e njerëzve që për dekada kanë qenë të padëgjuar nga institucionet publike.

Avokati i Popullit inkurajon të gjithë qytetarët me problematika të ngjashme, të na kontaktojnë:

📍Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
☎Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648
📧Email: [email protected]

✨𝗥𝗮𝘀𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿𝗮𝟯𝟱 𝘃𝗷𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗶𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗶𝘃𝗮𝘁𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲̈𝗽𝗶𝘀𝗲̈, 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗷𝗮 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 𝗽𝗲̈𝗿 𝟭𝟱 𝗱𝗶𝘁𝗲̈Në Pog...
08/09/2026

✨𝗥𝗮𝘀𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿𝗮

𝟯𝟱 𝘃𝗷𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗶𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗶𝘃𝗮𝘁𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲̈𝗽𝗶𝘀𝗲̈, 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗷𝗮 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 𝗽𝗲̈𝗿 𝟭𝟱 𝗱𝗶𝘁𝗲̈

Në Pogradec, Myzejen Z. kishte jetuar për rreth 35 vite me brengën se banesa ku rriti familjen nuk ishte zyrtarisht e saj. Ajo e kishte nisur procedurën e privatizimit dekada më parë, i kishte shlyer të gjitha detyrimet financiare, por faza përfundimtare, lidhja e kontratës noteriale, mbeti e bllokuar.

Si të mos mjaftonte kalvari i gjatë administrativ, një zjarr i vitit 1997 që dëmtoi arkivin kadastral, dëmtoi edhe dokumentet e saj duke e lënë procesin në ajër.

Sapo rasti u mor në dorë nga institucioni ynë, zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Pogradec ndërhyri menjëherë duke kryer një hetim të plotë administrativ në raport me Bashkinë Pogradec.

Ajo që vijoi ishte një shembull i bukur i asaj se çfarë mund të arrihet kur ligji takohet me vullnetin e mirë dhe empatinë njerëzore.

Brenda vetëm 15 ditëve nga ndërhyrja e Avokatit të Popullit, pluhuri i 35 viteve u fshi. Këshilli Bashkiak Pogradec miratoi vendimin “Për përfundimin e procedurave të privatizimit”, duke i dhënë përfundimisht të drejtën e merituar zonjës Myzejen.

Avokati i Popullit inkurajon të gjithë qytetarët me problematika të ngjashme, na kontaktoni:

📍Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
☎Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648
📧Email: [email protected]

𝗣𝗲𝗻𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁, 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝗮𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗷𝗲𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗯𝗹𝗹𝗼𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗺𝗲𝘀 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶𝘁, 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽...
04/09/2026

𝗣𝗲𝗻𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁, 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝗮𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗷𝗲𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗯𝗹𝗹𝗼𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗺𝗲𝘀 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶𝘁, 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗼𝘇𝗼𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗦𝘁𝗮𝗺𝗯𝗼𝗹𝗹 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺 𝗺𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗮𝗿𝗲̈𝘀𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲̈𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲

📍Stamboll-Endrit Shabani, në cilësinë e Presidentit të Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut, mori pjesë sot në Forumin e Avokatëve të Popullit të Ballkanit në Stamboll. Forumi u organizua nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Turqisë dhe u hap nga Guvernatori i Stambollit, Davut Gül.

Avokati i Popullit të Shqipërisë paraqiti aty memorandumin trepalësh tashmë në fuqi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi zgjerimin e tij në të gjithë Ballkanin.

Shabani e ilustroi problemin me rastin e një emigranti shqiptar, dosja e pensionit të të cilit qëndroi e bllokuar për vite mes dy administratave.

“𝘛𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦̈𝘯𝘢𝘵 𝘦 𝘵𝘦𝘭𝘦𝘧𝘰𝘯𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘵𝘪𝘫 𝘦 𝘬𝘢𝘭𝘰𝘫𝘯𝘦̈ 𝘬𝘶𝘧𝘪𝘳𝘪𝘯 𝘯𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘦𝘬𝘰𝘯𝘥𝘦̈. 𝘋𝘰𝘴𝘫𝘢 𝘦 𝘱𝘦𝘯𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪𝘵 𝘯𝘶𝘬 𝘦 𝘬𝘢𝘭𝘰𝘯 𝘥𝘰𝘵 𝘯𝘦̈ 𝘷𝘪𝘵𝘦. 𝘈𝘴𝘬𝘶𝘴𝘩 𝘯𝘶𝘬 𝘵𝘳𝘰𝘬𝘦𝘵 𝘯𝘦̈ 𝘥𝘦𝘳𝘦̈𝘯 𝘵𝘰𝘯𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳 𝘮𝘦𝘮𝘰𝘳𝘢𝘯𝘥𝘶𝘮𝘦, 𝘯𝘫𝘦𝘳𝘦̈𝘻𝘪𝘵 𝘬𝘦̈𝘳𝘬𝘰𝘫𝘯𝘦̈ 𝘻𝘨𝘫𝘪𝘥𝘩𝘫𝘦,” -tha Shabani.

“𝘒𝘦𝘮𝘪 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈ 𝘧𝘰𝘳𝘶𝘮𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵’𝘶 𝘵𝘢𝘬𝘶𝘢𝘳, 𝘱𝘰𝘳 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈ 𝘱𝘢𝘬 𝘱𝘳𝘰𝘤𝘦𝘥𝘶𝘳𝘢 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘣𝘢𝘭𝘭𝘶𝘢𝘳 𝘴𝘧𝘪𝘥𝘢𝘵 𝘦 𝘱𝘦̈𝘳𝘣𝘢𝘴𝘩𝘬𝘦̈𝘵𝘢. 𝘕𝘶𝘬 𝘯𝘢 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘯 𝘴𝘵𝘳𝘶𝘬𝘵𝘶𝘳𝘢 𝘵𝘦̈ 𝘳𝘦𝘫𝘢, 𝘯𝘢 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘯 𝘮𝘦𝘬𝘢𝘯𝘪𝘻𝘮𝘢 𝘱𝘶𝘯𝘦 𝘣𝘳𝘦𝘯𝘥𝘢 𝘴𝘵𝘳𝘶𝘬𝘵𝘶𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘲𝘦̈ 𝘬𝘦𝘮𝘪,”-tha Avokati i Popullit të Shqipërisë.

Shabani u propozoi institucioneve të rajonit ngritjen e një praktike të përbashkët për referimin e ankesave, dhe një deklaratë të përbashkët vjetore mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në rajon.

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ : 𝗞𝗲𝗶𝗱 𝗞𝗮𝗹𝗮𝗷𝗮-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿 𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘗𝘰𝘭𝘪𝘤𝘪𝘯𝘦̈, 𝘚𝘩𝘦̈𝘳𝘣𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘐𝘯𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢𝘵𝘪𝘷, 𝘉𝘶𝘳𝘨𝘫𝘦𝘵, 𝘍𝘰𝘳𝘤𝘢𝘵 𝘦...
02/09/2026

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ :

𝗞𝗲𝗶𝗱 𝗞𝗮𝗹𝗮𝗷𝗮-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿

𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘗𝘰𝘭𝘪𝘤𝘪𝘯𝘦̈, 𝘚𝘩𝘦̈𝘳𝘣𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘐𝘯𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢𝘵𝘪𝘷, 𝘉𝘶𝘳𝘨𝘫𝘦𝘵, 𝘍𝘰𝘳𝘤𝘢𝘵 𝘦 𝘈𝘳𝘮𝘢𝘵𝘰𝘴𝘶𝘳𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘗𝘶𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘎𝘫𝘺𝘲𝘦̈𝘴𝘰𝘳

Ju prezantojmë sot me ndihmëskomisionerin tonë, Keid Kalaja i cili kontribuon në Seksionin e Veçantë pranë institucionit të Avokatit të Popullit, ku trajtohen çështje që lidhen me policinë, burgjet, shërbimet informative, ushtrinë dhe pushtetin gjyqësor. Me një formim të plotë juridik dhe përvojë dinamike midis sektorit publik dhe atij privat, Keidi i përkushtohet mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve me profesionalizëm.

Z. Keid Kalaja ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet bachelor në drejtësi dhe master shkencor në profilin civil, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Formimin e tij akademik e ka plotësuar me studime në fushën e drejtësisë europiane në Universitetin e Leiden-it, në Holandë. Në vitin 2023, pas përfundimit të Shkollës së Avokatisë, ka fituar titullin “Avokat”.

Përvoja e tij profesionale përfshin angazhimin, gjatë viteve 2021–2023, si specialist në Drejtorinë Juridike të Bashkisë Tiranë, ku ka përfaqësuar institucionin në procese gjyqësore civile dhe administrative.

Gjatë periudhës 2023–2024, z. Kalaja ka ushtruar funksionin e Koordinatorit për Marrëdhëniet me Partnerët e Huaj në sektorin privat, pranë një shoqërie sigurimesh, duke zhvilluar më tej eksperiencën e tij profesionale në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.

Le të bashkohemi për të përshëndetur punën e Keidit dhe gjithë ekipit tonë të ndihmëskomisionerëve dhe komisionerëve, që çdo ditë e përdorin ekspertizën e tyre në shërbim të të drejtave të shkelura të qytetarëve.

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ : 𝗘𝗹𝗶𝘀𝗮 𝗠𝗷𝗲𝗸𝗿𝗮-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝗲 𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘖𝘳𝘨𝘢𝘯𝘦𝘵 𝘦 𝘈𝘥𝘮𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘳𝘢𝘵𝘦̈𝘴 𝘘𝘦𝘯𝘥𝘳𝘰𝘳𝘦, 𝘗𝘶𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘝𝘦𝘯𝘥...
01/09/2026

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ :

𝗘𝗹𝗶𝘀𝗮 𝗠𝗷𝗲𝗸𝗿𝗮-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝗲

𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘖𝘳𝘨𝘢𝘯𝘦𝘵 𝘦 𝘈𝘥𝘮𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘳𝘢𝘵𝘦̈𝘴 𝘘𝘦𝘯𝘥𝘳𝘰𝘳𝘦, 𝘗𝘶𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘝𝘦𝘯𝘥𝘰𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘛𝘳𝘦𝘵𝘦̈𝘷𝘦

Ju prezantojmë me Elisa Mjekrën, e cila është pjesë e ekipit të Avokatit të Popullit prej vitit 2019, ku ushtron detyrën si Ndihmëskomisionere në Seksionin e Administratës. Ajo zotëron një profil të fortë profesional me përvojë të gjatë në administrimin publik, auditim dhe sektorin privat.

Arsimin e saj të lartë e ka kryer në Selanik, Greqi, ku në fillim të vitit 2009 përfundoi studimet Master pranë Fakultetit Ekonomik “Aristotel” dhe Fakultetit Ushtarak SSAS. Më pas, në vitin 2011, kreu specializimin njëvjeçar si Audituese e Brendshme.

Karriera e saj profesionale nisi në arsimin e lartë privat, për të vazhduar më tej me drejtimin e menaxhimit në një kompani greko-franceze.

Nga viti 2011 deri në vitin 2019, ajo shërbeu si Inspektore Auditi pranë Ministrisë së Brendshme, përvojë të cilën e vendos sot në shërbim të rritjes së standardeve dhe eficiencës institucionale pranë Avokatit të Popullit.

Institucioni ynë falënderon të gjithë ekipin për devotshmërinë dhe përkushtimin.
Çdo anëtar i skuadrës sonë është garanci për mbrojtjen me profesionalizëm dhe ekspertizë të të drejtave të qytetarëve në vend.

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ : 𝗗𝗼𝗻𝗮𝗹𝗱 𝗙𝗲𝘁𝗮𝗵-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘔𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘗𝘳𝘰𝘮𝘰𝘷𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘋𝘳𝘦𝘫𝘵𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘍𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦...
31/08/2026

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ :

𝗗𝗼𝗻𝗮𝗹𝗱 𝗙𝗲𝘁𝗮𝗵-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿

𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘔𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘥𝘩𝘦 𝘗𝘳𝘰𝘮𝘰𝘷𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘋𝘳𝘦𝘫𝘵𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘍𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈𝘷𝘦

Njihuni me Donald Fetah, i cili prej vitit 2019 shërben si Ndihmëskomisioner pranë Seksionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit.

Z. Fetah është profilizuar në garantimin dhe avokimin e të drejtave të fëmijëve përmes një angazhimi gjithëpërfshirës, nga shqyrtimi i ankesave individuale dhe monitorimi i përditshëm i institucioneve publike, e deri te hartimi i analizave e rekomandimeve strategjike për përmirësimin e kuadrit ligjor. Përvoja e tij është kyçe edhe në përgatitjen e kontributeve për mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut.

Përpara se t'i bashkohej institucionit tonë, Donaldi ka ushtruar detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Shërbimit Social në Bashkinë Tiranë, përvojë që i dha një njohje të thellë praktike mbi sfidat e mbrojtjes sociale në nivel vendor.

Ai është diplomuar në Shkenca Politike dhe ka kryer Masterin Shkencor në Teori Politike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Formimin e tij profesional e ka thelluar më tej me studimet Master në Analizë të Politikave Sociale, duke u konsoliduar si ekspert në fushën e mbrojtjes sociale, analizës së politikave publike dhe monitorimit të standardeve për fëmijët.

Me përkushtim, ekspertizë dhe ndjeshmëri ndaj kauzave sociale, Donald Fetah vazhdon të japë një kontribut të çmuar në ekipin tonë për të garantuar se zëri dhe të drejtat e çdo fëmije dëgjohen e mbrohen me dinjitet!

✨𝗥𝗮𝘀𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿𝗮𝗘 𝗜𝗡𝗝𝗢𝗥𝗨𝗔𝗡 𝟰 𝗩𝗝𝗘𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗘 𝗚𝗝𝗢𝗕𝗜𝗧𝗘̈𝗡𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗺𝗮𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘂𝗷𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿...
31/08/2026

✨𝗥𝗮𝘀𝘁𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿𝗮

𝗘 𝗜𝗡𝗝𝗢𝗥𝗨𝗔𝗡 𝟰 𝗩𝗝𝗘𝗧 𝗗𝗛𝗘 𝗘 𝗚𝗝𝗢𝗕𝗜𝗧𝗘̈𝗡
𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝘇𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 𝗽𝗿𝗼𝗯𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗺𝗮𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘂𝗷𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗭𝗮𝗹𝗹-𝗗𝗮𝗷𝘁𝗶𝘁

Një qytetar nga fshati Hysaj i Zall-Dajtit u përball me vite me radhë me papërgjegjshmërinë e shërbimit të Ujësjellësit, deri në ndërhyrjen vendimtare të Avokatit të Popullit që solli zgjidhjen e drejtë të çështjes dhe masa disiplinore për zyrtarët përgjegjës.

Siç duket edhe nga fotot, matësi i ujit ndodhej rreth 800 metra larg banesës së qytetarit, duke u dëmtuar vazhdimisht nga persona të paautorizuar apo faktorë të jashtëm.

Banori kërkoi zyrtarisht spostimin e matësit pranë pronës që në tetor 2022, dhe më pas u ankua tek UKT në mars 2025, korrik 2025 e tetor 2025, si dhe përmes platformës online të bashkëqeverisjes në prill 2025. Kërkesa u refuzua me pretekstin e "pamundësive teknike".

Në mars 2025, pasi matësi i vendosur në largësi e në terren malor u dëmtua sërish, Ujësjellësi në vend që t'i ofronte zgjidhje, e dënoi qytetarin me 10,000 lekë gjobë.
Pas ankesës së qytetarit, Avokati i Popullit nisi hetimin dhe dërgoi shkresa zyrtare të njëpasnjëshme ndaj Ujësjellësit, i cili fillimisht refuzoi të përgjigjej, dhe mandej u desh ankesa dhe ndërhyrja e Entit Rregullator të Ujit.

Falë këmbënguljes së Avokatit të Popullit, më Ujësjellësi rishqyrtoi rastin dhe vendosi matësin e ri të ujit pranë pronës së qytetarit.

Verifikimi nxori në pah mangësi serioze në ndjekjen administrative të rastit. Për këtë arsye, ndaj Drejtorit të Njësisë Rajonale përgjegjëse u mor masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”.

(Foto satelitore nga zona, dhe përgjigjia finale e UKT për Avokatin e Popullit.)

Ky rast dëshmon se Avokati i Popullit është mbrojtës i palëkundur i atyre që kanë ngelur të padëgjuar nga institucionet publike.

Na kontaktoni:
📍Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
☎Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648
📧Email: [email protected]

*𝘔𝘦 𝘲𝘦̈𝘭𝘭𝘪𝘮 𝘮𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘱𝘳𝘪𝘷𝘢𝘵𝘦̈𝘴𝘪𝘴𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘳𝘶𝘢𝘫𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘢𝘯𝘰𝘯𝘪𝘮𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘲𝘺𝘵𝘦𝘵𝘢𝘳𝘦̈𝘷𝘦, 𝘦𝘮𝘳𝘢𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦̈𝘯𝘢𝘵 𝘴𝘱𝘦𝘤𝘪𝘧𝘪𝘬𝘦 𝘪𝘥𝘦𝘯𝘵𝘪𝘧𝘪𝘬𝘶𝘦𝘴𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘥𝘰𝘳𝘶𝘳𝘢 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘦̈ 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬𝘪𝘮 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘫𝘦𝘯𝘦̈ 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘶𝘢𝘳 𝘰𝘴𝘦 𝘵𝘩𝘫𝘦𝘴𝘩𝘵𝘶𝘢r

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ : 𝗡𝗲𝗿𝘁𝗶𝗹𝗮 𝗜𝘀𝗺𝗮𝗷𝗹𝗴𝗲𝗰𝗶𝘕𝘥𝘪𝘩𝘮𝘦̈𝘴𝘬𝘰𝘮𝘪𝘴𝘪𝘰𝘯𝘦𝘳𝘦-Mekanizmi Kombëtar i Parandalimit të Torturës Prej vitit 2...
28/08/2026

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ :

𝗡𝗲𝗿𝘁𝗶𝗹𝗮 𝗜𝘀𝗺𝗮𝗷𝗹𝗴𝗲𝗰𝗶

𝘕𝘥𝘪𝘩𝘮𝘦̈𝘴𝘬𝘰𝘮𝘪𝘴𝘪𝘰𝘯𝘦𝘳𝘦-Mekanizmi Kombëtar i Parandalimit të Torturës

Prej vitit 2018, Nertila Ismajlgeci është ndihmëskomisionere pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Me një sfond solid si psikologe klinike dhe një përvojë të gjerë në administratën publike dhe shoqërinë civile, ajo ka shërbyer si pjesë e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, duke u fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria.

Gjatë këtyre viteve, kontributi i Nertilës ka sjellë impakt të rëndësishëm në sistemin penitenciar shqiptar. Ajo ka udhëhequr kauza që kanë përfunduar me mbylljen e burgjeve që nuk plotësonin standardet njerëzore, përfshirë Zaharinë në Krujë, burgun "Ali Demi" dhe atë të Tepelenës.

Trajnuese për stafin e burgjeve, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së kapaciteteve profesionale, trajnim mbi “Protokollin e Stambollit”, standardet ndërkombëtare të dokumentimit të torturës dhe trajtimeve mizore, çnjerëzore apo degraduese.

Znj. Ismajlgeci ka luajtur një rol kyç në hetimet administrative me ndjeshmëri të lartë publike, duke siguruar që neglizhenca mjekësore dhe tejkalimi i forcës nga policia të mos kalojnë pa ndëshkim.

Përkushtimi i saj reflektohet edhe në mbrojtjen e të miturve, përmes procese që kanë garantuar praninë e detyrueshme të psikologut në proceset policore.

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ : 𝗙𝗷𝗼𝗻𝗮 𝗭𝗮𝗰̧𝗮𝗷-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝗲 𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘗𝘰𝘭𝘪𝘤𝘪𝘯𝘦̈, 𝘚𝘩𝘦̈𝘳𝘣𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘐𝘯𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢𝘵𝘪𝘷, 𝘉𝘶𝘳𝘨𝘫𝘦𝘵, 𝘍𝘰𝘳𝘤𝘢𝘵...
27/08/2026

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ :

𝗙𝗷𝗼𝗻𝗮 𝗭𝗮𝗰̧𝗮𝗷-𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲̈𝘀𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝗲

𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘗𝘰𝘭𝘪𝘤𝘪𝘯𝘦̈, 𝘚𝘩𝘦̈𝘳𝘣𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘐𝘯𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢𝘵𝘪𝘷, 𝘉𝘶𝘳𝘨𝘫𝘦𝘵, 𝘍𝘰𝘳𝘤𝘢𝘵 𝘦 𝘈𝘳𝘮𝘢𝘵𝘰𝘴𝘶𝘳𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘗𝘶𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘎𝘫𝘺𝘲𝘦̈𝘴𝘰𝘳

Me një përvojë mbi 21-vjeçare në administratën publike dhe institucionet e pavarura, Fjona Zaçaj është një eksperte e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Ajo është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në drejtësi pranë Universitetit të Krajovës (Rumani) dhe më pas ka kryer studimet master në për të drejtën publike në Universitetin e Tiranës.

Gjatë karrierës së saj, Zaçaj ka shërbyer për 9 vite në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Brendshme si eksperte në hartimin e legjislacionit, dhënien e asistencës ligjore, përfaqësimin gjyqësor, si dhe ka qenë përfaqësuese e ministrisë në reforma rregullatore të licencimit dhe inspektimit.

Në vitin 2016, ajo u bë pjesë e institucionit të Avokatit të Popullit si Ndihmëskomisionere në Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), ku u fokusua në inspektimin e ambienteve të privimit nga liria dhe mbrojtjen e personave nga trajtimet çnjerëzore apo poshtëruese, mbështetur në standardet e OKB-së dhe legjislacionit kombëtar.

Prej vitit 2019 e në vijim, Fjona ushtron detyrën e Ndihmëskomisioneres në Seksionin për Policinë, Shërbimin Informativ, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor.

Në këtë rol, ajo mbulon çështje kyçe që lidhen me sistemin gjyqësor, reformën në drejtësi, ndihmën juridike, të drejtat e ish-të përndjekurve politikë, si dhe respektimin e të drejtave të të huajve.

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ : 𝗔𝗿𝗯𝗲𝗻 𝗚𝗷𝗼𝗹𝗲𝗸𝗮𝘕𝘥𝘪𝘩𝘮𝘦̈𝘴𝘬𝘰𝘮𝘪𝘴𝘪𝘰𝘯𝘦𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪𝘯 𝘱𝘦̈𝘳 𝘰𝘳𝘨𝘢𝘯𝘦𝘵 𝘦 𝘢𝘥𝘮𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘳𝘢𝘵𝘦̈𝘴 𝘲𝘦𝘯𝘥𝘳𝘰𝘳𝘦, 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘶𝘴𝘩𝘵𝘦...
26/08/2026

🌟 𝗡𝗷𝗶𝗵𝗻𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈ :

𝗔𝗿𝗯𝗲𝗻 𝗚𝗷𝗼𝗹𝗲𝗸𝗮

𝘕𝘥𝘪𝘩𝘮𝘦̈𝘴𝘬𝘰𝘮𝘪𝘴𝘪𝘰𝘯𝘦𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘚𝘦𝘬𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪𝘯 𝘱𝘦̈𝘳 𝘰𝘳𝘨𝘢𝘯𝘦𝘵 𝘦 𝘢𝘥𝘮𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘳𝘢𝘵𝘦̈𝘴 𝘲𝘦𝘯𝘥𝘳𝘰𝘳𝘦, 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘶𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘪𝘵 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘰𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘵𝘳𝘦𝘵𝘦̈𝘷𝘦

Me një përvojë të pasur me më shumë se një dekadë e gjysmë në shërbim të institucionit të Avokatit të Popullit, z. Arben Gjoleka përfaqëson një nga shtyllat kryesore profesionale dhe ligjore të ekipit tonë.

Aktualisht në pozicionin e Ndihmëskomisionerit në Seksionin e Administratës, me statusin e nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues, ai sjell një përzierje të rrallë përvoje, disipline teknike dhe përkushtimi qytetar.

Udhëtimi i tij profesional udhëhiqet nga një formim me bazë të dyfishtë. Në vitin 1991, ai përfundoi studimet si inxhinier gjeolog-nafte në Fakultetin e Gjeologji-Minierave në Tiranë, duke e nisur karrierën në këtë sektor. Shumë shpejt, në vitin 1994 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, duke konsoliduar profilin e tij ligjor me titullin "Avokat" dhe më pas me master dhe titullin "Përmbarues gjyqësor privat".

Përpara se t'i bashkohej institucionit tonë në vitin 2008, Z. Gjoleka ka mbajtur detyra me përgjegjësi të lartë administrative dhe drejtuese, si kryetar e përmbarues në zyrat e përmbarimit gjyqësor në Fier e Tiranë, inspektor dhe drejtues i Shërbimit Përmbarimor pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe Drejtor Juridik pranë Aeroportit "Nënë Tereza".

Në detyrën e Ndihmëskomisionerit pranë Seksionit për organet e administratës qendrore, të pushtetit vendor dhe të tretëve, kontributi i Z. Gjoleka ka qenë vendimtar. Ai ka përfaqësuar Avokatin e Popullit në Gjykatën Kushtetuese, ka analizuar papajtueshmëritë ligjore me Kushtetutën dhe ka hartuar rekomandime kyçe legjislative për mbrojtjen dhe rivendosjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të qytetarëve nga veprimet e administratës publike.

Integriteti, përvoja e gjatë dhe përkushtimi i tij i përditshëm mbeten një garanci e fortë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokati i Popullit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Avokati i Popullit:

Shortcuts

Share

Category