Partia Lirise- Njësia 1

Directions Website
12/11/2026
11/11/2026

Buxheti i vitit 2027 nuk mbështet shëndetësinë duke mos adresuar një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve që kanë muaj që protestojnë.

Edhe për vitin 2027, shëndetësia mbetet nën 3% të PBB-së, buxheti më i ulët në Europë, kur norma europiane është 7%.

Qytetarët paguajnë nga xhepi 50 %të shpenzimeve shëndetësore, nderkohë që standarti BE është vetëm 15% . Kjo është fatura e korrupsionit dhe e braktisjes së shëndetësisë , që rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare.

Kujdesi parësor merr më pak fonde, nga 7.2 miliardë në 3.6 miliardë lekë. Vazhdon mungesa e barnave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore që s’ka asnjë zgjidhje me këtë buxhet. Nuk ka politika të reja për çmimet, rimbursimin apo cilësinë e barnave.

Miliarda lekë u derdhën në koncesione, që tani mbyllen pa transparencë dhe pa asnjë garanci se kush do t’i zëvendësojë. Ndërkohë, pacientët me kancer do të vazhdojnë të përballen me të njëjtën dramë: t’u drejtohen spitaleve private, të shesin shtëpitë apo të kërkojnë kurim jashtë vendit.

Pabarazia territoriale thellohet edhe më shumë. Kukësi, Lezha, Vlora dhe Berati nuk kanë asnjë projekt spitalor për vitin 2027. Nuk ka as politika konkrete për të nxitur mjekët e rinj të shërbejnë në këto zona, ndërsa Komisioni Europian ka rekomanduar shtimin e burimeve financiare dhe njerëzore, veçanërisht në kujdesin parësor.

Shqipëria ka humbur mjekë në mënyrë progresive çdo vit dhe vijon të humasë. Sipas OBSH, afro 22% e bluzave të bardha të trajnuara në Shqipëri punojnë në vende të tjera.

Ndërkohë kemi numrin më të ulët të mjekëve në raport me popullsinë, vetëm 53% të mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka 79% të mesatares europiane, Serbia 76% dhe Mali i Zi 65%.

Ky nuk është buxhet për shëndetin e qytetarëve, por buxhet që i lë shqiptarët të vetëm përballë sëmundjes dhe faturave të papërballueshme.

Shëndetësia publike nuk mund të jetë biznes për klientët e qeverisë dhe luks për ata që kanë para. Shëndeti është e drejtë, jo privilegj!

10/11/2026

Buxheti 2027 për arsimin është prova më e qartë se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës dhe se të rinjtë, edukimi dhe e ardhmja e tyre nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj!

Ndërsa studentët janë në protestë prej javësh dhe e cilësojnë sistemin arsimor si të dështuar, qeveria vjen në Kuvend me një projektbuxhet që nuk adreson asnjë nga problemet reale të arsimit, por thellon më tej dështimin.

Shqipëria vijon të financojë arsimin me vetëm 2.3% të PBB-së, pothuajse gjysmën e mesatares së BE-së. Premtimi i hershëm për buxhetin 5% mbeti sërish mashtrim!

Nuk është parashikuar asnjë rritje page për mësuesit dhe pedagogët në buxhetin 2027, ndërsa arsimi bazë dhe ai i mesëm mbeten në vend.

Ironia është se fondet për universitetet dhe shkencën rriten, megjithëse vetëm gjatë vitit 2025 mbetën të pashpenzuara 3.3 miliardë lekë në sektorin e arsimit.

Ndërkohë, ka 20% më pak nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe 24% më pak në arsimin e mesëm, krahasuar me vitin 2018–2019.

Rezultatet shumë të dobëta në PISA treguan qartë dështimin në arsim.

Analfabetizmi funksional në masën 60% dhe largimi i më shumë se gjysmës së të rinjve të vendit në pak vite tregojnë se arsimi është në emergjencë kombëtare.

Protesta e studentëve kërkon zgjidhje të qëndrueshme. Të rinjtë nuk kërkojnë propagandë, por arsim cilësor, universitete që u japin mundësi dhe të ndërtojnë jetën në vendin e tyre.

Një qeveri që nuk investon te arsimi, nuk investon te e ardhmja e vendit.
Ndaj, vendi ka nevojë urgjente për një ndryshim thelbësor dhe një qeveri të përgjegjshme, që e vendos arsimin në themel të zhvillimit të vendit.

Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar!

10/11/2026

Tre Pikat, qe zgjidhin krizen dhe bashkojne te gjithe, te tjerat jane kompromise deshtake!

Tre Pika e zgjidhin krizen nje here e pergjithmone:

🟥 1. Anullimi i ndryshimeve shkaterrimtare te Kushtetutes te vitit 2008.

🟥 2.Presidenti te zgjidhet nga populli.

🟥 3.Listat 100% te hapura dhe sistem zgjedhor Proporcional Kombetar.

Cilido faktor politik, pavarsisht madhesise elektorale te tij, ja ku e ka gurin e proves.

Ne se jane sinqerisht dhe realisht te vendosur ne betejen per rrezimit e Edi Rames dhe shtetit te gangstereve, qe ai perfaqson, ja ku jane tre pikat parimore ku mund te bashkohen te gjithe.

Tre Pika, qe sigurojne balancen dhe kontrollin e vertete ne Shqiperi, demokracine direkte, qe buron direkt nga qytetari dhe shtetin ligjor.

Jashte ketyre tre kryeçeshtjeve gjithshka tjeter eshte pazar politik, qe thellon keq e me keq krizen politike dhe betonon narkoshtetin e Edi Rames.

09/11/2026
07/11/2026

“𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

I pacipë, si kurrë më parë, dhe i shteruar edhe në fjalor, Edi Rama huazoi sot nga opozita edhe termin kilometri i fundit, për të sh*tur në publik “arritjet” e Progres-Raportit të fundit të Bashkimit Europian, që është vetëm një Regres-Raport i padiskutueshëm për cilindo, që ka njohuritë më sipërfaqësore të procesit të integrimit.
Me pak fjalë, Regres-Raporti i Komisionit Europian na dëshmon se shteti i së drejtës nuk funksionon aspak në realitet, por vetëm në letër.
Sepse Kuvendi ka humbur funksionin kontrollues dhe mbikqyrës ndaj Qeverisë (ekzekutivit) dhe opozitës i janë mohuar komisionet hetimore parlamentare, që ia garanton Kushtetuta.
Po kështu, në Shqipëri, Edi Rama është garanti i drejtësisë me standard të dyfishta, ose garant i pavarësisë para ligjit si edhe kontrollues (shantazhues) i sistemit të drejtësisë.
Sigurisht, shkrirja e partisë me shtetin vjen falë zgjedhjeve të pabarabarta edhe të manipuluara, të cilat mbeten të tilla si rezultat i mos-hetimeve të krimeve zgjedhore, që nga dosjet e Dibrës dhe Shijakut.
Ndërsa “progresin” e administratës publike e dëshmon fakti se Shqipëria ka përfituar zero fonde nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë, për shkak të paaftësisë të administratës patronazhiste, ku çdo vit qindra dhe mijëra drejtorë japin dorëheqjen në bllok me urdhër të Kryetarit të Partisë.
Edhe në fushën e mjedisit “progresi” është kaq i madh sa ka provokuar protestat më të mëdha në vend, që nga rënia e komunizmit sipas vetë Regres-Raportit.
Por i mësuar me sh*tjen e dështimeve në suksese, Edi Rama vazhdon monologun e tij bajat.
Por tani veç kilometrit të fundit, që i “vodhi” opozitës, shpiku edhe “centimetrin e fundit” si alibi për të fituar kohë për agoninë e pafundme ku ka zhytyr qeverisjen e vendit më të korruptuar në Europë.
Largqoftë të vazhdojë edhe 15 vite të tjera Kryeministër, se do të shpikë edhe “milimetrin e fundit”.
Ndaj asnjë iluzion për këtë dhunues publik të Kushtetutës, ligjit, të miturve, fëmijëve, gjimnazistëve, studentëve, mësuesve, pedagogëve dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriot, të cilëve u ka mohuar prej vitesh mundësinë, që vendi i tyre të ishte anëtar i denjë i Bashkimit Europian.
Mirë historinë e Qarkut të Fierit mund ta kenë harruar disa se kanë kaluar 15 vite, po zgjedhjet e paligjshme dhe njëpartiake, që bëri ky në Qershor 2019, i harruat?
Po kërkesën zyrtare të Bundestagut atëherë që Shqipëria të bënte zgjedhje locale pluraliste, si kusht që në Tetor 2019 (pra atë vit) të çelte negociatat me BE, e keni harruar?
Po ç’i duhej integrimi këtij përpara tepsisë së pushtetit të pakufizuar.
Shikoni se ç’po i bën Kryebashkiakut të tij të Tiranës për t’i marrë me dhunë dhe shantazh të drejtën e firmës për Bashkinë (magazinën) e Tiranës para zgjedhjeve.
Ky shpikësi i “pasqyrës” dhe “dialogut”, që u tall edhe me vetë socialistët e 15 bashkive që i shkriu pabesisht me një të rënë të lapsit.
Ndaj është koha t’i japim fund agonisë së qeverisjes së Edi Ramës dhe humnerës, që na largon nga standardet europiane.

06/11/2026

🇦🇱🇪🇺 Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama.
Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka përfituar deri në fund të vitit 2025 vetëm 76.2 milionë euro mbështetje buxhetore.
Për 228.47 milionë eurot e destinuara për investime, disbursimi ishte ZERO sepse Edi Rama jo vetëm nuk ka përmbushur reformat por ka një administratë totalisht patronazhiste.
Edhe vetë Komisioni Europian evidenton korrupsionin sistemik, kapjen e institucioneve, mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, problemet me pavarësinë e drejtësisë, presionin ndaj medias dhe degradimin e shtetit të së drejtës.
Edi Rama kërkon të integrojë Shqipërinë në Europë përmes lobimeve të korruptuara, paraqitjes së dështimeve si suksese, të zvarritjeve si arritje, dhe me të njëjtat mekanizma me të cilët ka kapur shtetin, korrupsionin, klientelizmin, propagandën dhe pandëshkueshmërinë!
Nuk ka Regres-Raport, që fsheh Narkoshtetin, që ka krijuar në zemër të Europës dhe që përbën një kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale, por edhe për vetë kontinentin.
Asnjë standard nuk është plotësuar nga 9 kushtet e Bundestagut të vitit 2019, asnjë standard nuk është përmirësuar.
Të keqpërdorësh luftën në Ukrainë dhe interesin strategjik të BE për të përshpejtuar zgjerimin nuk ndihmon njeri, sepse ngaqë nuk janë përmbushur ato 9 kushte të Bundestagut, mbi 800 mijë shqiptarë janë detyruar të jetojnë në Europë duke u larguar nga sytë-këmbët nga vendi i tyre.
Ndaj Lëvizja Studentore mund të jetë fuqia kryesore për të zhbllokuar integrimin europan dhe për t’u ndarë me shtetin e dështuar të Edi Ramës.
Askush nuk çuditet, që pengmarrësi kryesor i integrimit të Shqipërisë, që nga bllokimi me alibinë e Qarkut të Fierit, të vetëshpallet si i vetmi garant i këtij procesi.
Po kështu, të vetëshpallet edhe si njeriu që e ka çuar flamurin e Shqipërisë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe në fakt këtu ai nuk gënjen sepse është i vetmi që e ka çuar flamurin e Shqipërisë në ARUBA dhe këtë më mirë se çdo gjë e tregon rënia në pikiatë e kursit të euros nga narko-euro.
Europa nuk mund të jetë vetëm euro dhe për më tepër narko-euro për aq kohë sa Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende.

Address

Ali Demi , Shkozë
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Lirise- Njësia 1 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share