Opozita

Opozita Një popull pa opozitë është si varkë pa lopata në mes të detit

Bashkëqeverisja vazhdon e qetë...
12/09/2026

Bashkëqeverisja vazhdon e qetë...

Lajmin e plotë KLIKOJE tek komenti i parë 👇

12/09/2026
09/09/2026

SHTETI QË NGRITI DORËN KUNDËR BIJAVE DHE BIJVE TË SHQIPËRISË
Pamjet e djeshme dëshmuan përsëri dhunën sistematike ndaj protestuesve paqësorë. Çdo video dhe fotografi duhet të ruhet, të publikohet dhe t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare. Dhuna nuk do të fshihet. Shqipëria nuk do të heshtë.

Dje, policia e shtetit e dëshmoi përsëri, me zë dhe me figurë, dhunën sistematike ndaj bijave dhe bijve të Shqipërisë. Nuk ishte një incident i izoluar. Nuk ishte një keqkuptim dhe as një reagim i çastit. Ishte fytyra e një shteti që, përballë qytetarëve paqësorë, nuk zgjodhi ligjin, dialogun dhe përgjegjshmërinë, por forcën, frikësimin dhe goditjen.

Pamjet janë alarmante. Ato tregojnë se si institucioni që duhet të mbrojë qytetarin kthehet kundër tij. Tregojnë se si uniforma e shtetit përdoret për të shtypur protestën dhe për t’u kujtuar shqiptarëve se pushteti kërkon prej tyre bindje, jo llogari. Por këtë herë ka dëshmitarë. Ka telefona, fotografi dhe video. Ka qytetarë që panë gjithçka dhe një Shqipëri që nuk pranon më të heshtë.

Ne i bëjmë thirrje çdo personi që ka filmuar ose fotografuar dhunën ndaj protestuesve paqësorë që t’i dërgojë materialet pranë redaksisë sonë. Çdo pamje ka rëndësi. Çdo sekondë e regjistruar mund të bëhet provë. Çdo dëshmi mund të rrëzojë propagandën me të cilën pushteti përpiqet ta paraqesë viktimën si fajtore dhe dhunuesin si mbrojtës të rendit. Ne do t’i bëjmë publike këto materiale. Do t’i dokumentojmë dhe do të paraqesim ankesa zyrtare pranë Parlamentit Europian dhe Senatit Amerikan, ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre 102 ditëve të fundit.

Për ne, mëngjesi fillon me një tjetër ankesë zyrtare kundër atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë: kundër okupatorit të ri komunist, Edvin Kristaq Rama, dhe kundër okupatorit komunist në opozitë, Sali Berisha. Dy emra që prej dekadash sundojnë skenën politike, ndërsa Shqipëria varfërohet, vidhet dhe zbrazet. Dy anë të së njëjtës histori pushteti, ku qytetari përdoret gjatë zgjedhjeve, harrohet pas tyre dhe goditet kur ngre zërin.

Prej 36 vjetësh pasuroheni dhe vidhni. Prej 36 vjetësh e trajtoni Shqipërinë si pronën tuaj dhe shqiptarët si njerëz që duhet vetëm të binden, të heshtin ose të largohen. Keni ngritur një sistem ku pushteti mbron pushtetin, politika mbron politikën dhe qytetari mbetet i vetëm përballë padrejtësisë.

Por ne nuk do të na heshtni.
Ne nuk do të na gjunjëzoni.

Ne do të rezistojmë derisa Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve. Derisa drejtësia të mos jetë më strehë për të fuqishmit dhe dënim për të pambrojturit. Derisa shkollimi dhe arsimi të arrijnë majat e dijes. Derisa mjekësia të jetë e garantuar për çdo qytetar dhe jeta e njeriut të mos varet nga paratë, njohjet apo partia. Ne do të qëndrojmë përballë jush duarbosh, siç kemi qëndruar deri më sot. Do të qëndrojmë me vezët simbolike të lirisë, me zërin tonë dhe me të drejtën që na jep Shqipëria për të mos pranuar sundimin tuaj.

Ju mund të ngrini policinë kundër protestuesve. Mund të përdorni forcën, shoqërimet dhe frikësimin. Mund të përpiqeni ta lodhni dhe ta heshtni sheshin. Por nuk mund t’i zhdukni pamjet. Nuk mund t’i fshini dëshmitë. Nuk mund ta arrestoni të vërtetën.
Historia do t’ju mbajë mend si okupatorët e rinj komunistë që, për 36 vjet, u pasuruan ndërsa populli varfërohej; vodhën ndërsa vendi zbrazej; ngritën dorën kundër qytetarëve ndërsa Shqipëria kërkonte drejtësi.

Historia do t’ju njohë si njerëz antishqiptarë.
Ndërsa bijat dhe bijtë që sot përballen paqësisht me dhunën tuaj do të kujtohen si shqiptarët që nuk u dorëzuan. Si qytetarët që qëndruan në shesh kur shumë heshtën. Si njerëzit që refuzuan ta pranonin frikën si ligj dhe nënshtrimin si fat.

Nuk do të na heshtni.
Nuk do të na gjunjëzoni.
Shqipëria do t’u kthehet shqiptarëve!

Edhe një krenari që shpalli KM doli me borxhe.. Ku vë këmbën nuk cel më bar, ku vë dorën humb dicka....
03/09/2026

Edhe një krenari që shpalli KM doli me borxhe.. Ku vë këmbën nuk cel më bar, ku vë dorën humb dicka....

Address

Tirana
2020

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Opozita posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share