Partia Socialiste e Shqiperise (Shpreh dhe TI mendimin tend)

Partia Socialiste e Shqiperise (Shpreh dhe TI mendimin tend) E hapur per te gjithe qytetaret Shqipetare. Bashkohu me ne neqoftese edhe Ti je Per Nje Rilindje kombetare!

Partia Socialiste është një forcë politike që synon të shërbejë si instrumenti i cdo shqiptari që do të ndryshojë jetën e tij, i cdo të riu që do të ndryshojë botën rreth tij, i cdo gruaje që do të ndryshojë pozicionin e saj shoqëror, i cdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë, i çdo punëmarrësi që do të ndryshojë kushtet e punës dhe i çdo sipërmarrësi që do të ndryshojë cilësin

ë e shërbimit a të teknologjisë, i çdo organizate jotofitimprurëse që do të ndryshojë diçka sado të vogël në shoqëri, i çdo komuniteti që do të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike, i çdokujt që do të ndryshojë cilësinë e jetës. Në veprimtarinë e saj Partia Socialiste udhëhiqet nga një vizion europian, që nuk është i saji, por i paraardhësve dhe pasardhësve tanë; nga një vizion social që ngrihet mbi një ndarje të qartë e të prerë me politikën e vjetër të së shkuarës që nuk ka sy të shohë e veshë të dëgjojë problemet, hallet, dëshirat e ambiciet e shqiptarëve. Ne besojmë tek një Shqipëri që jeton me të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve. Ne besojmë tek një Shqipëri e respektit dhe besimit tek çdo njeri. Në atdheun tonë nuk duhet të dështojë askush për shkak të gjinisë, fesë, krahinës, minoritetit apo përkatësisë politike. Është kjo një kauzë shumë më e madhe sesa vetë Partia Socialiste dhe prandaj, në këtë mision, na duhet një forcë e madhe sa vetë kauza jonë; një forcë që mund të arrihet përmes një solidariteti të ri, të mishëruar në një kontratë sociale ku çdo e drejtë është një përgjegjësi; një forcë që mund të arrihet nëse të gjithë ne bëhemi zëdhënësit, realizuesit dhe garantët e ndryshimit duke ndryshuar rrënjësisht përqasjen tonë ndaj problemeve të mëdha të Shqipërisë dhe mënyrën tonë të komunikimit me bashkëqytetarët

Address

Tirane
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Socialiste e Shqiperise (Shpreh dhe TI mendimin tend) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share