10/09/2026
Testuam së fundmi aplikacionin e zhvilluar posaçërisht për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa pas tërmetit, bazuar në metodologjinë dhe procedurat e reja për VDPN-në. Aplikacioni do të jetë pjesë e një platforme kombëtare dixhitale për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa. Ai është zhvilluar në koordinim me AKSHI dhe AKMC, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si dhe me ekspertizën teknike të Organizatës zvicerane për vlerësimin e Dëmeve nga Tërmetet (EDO) dhe të kompanisë Risktec Ltd.