Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes Official page of the Ministry of Defense of Albania. Strukturat Vartëse të Ministrisë
1. Kabineti. Drejtoria. Drejtoria është struktura bazë e MM. Sektori.

Kabineti është strukturë organizative që funksionon pranë drejtuesit më të lartë civil e ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai luan një rol të rëndësishëm konsultativ për problemet dhe fushën e përgjegjësisë që mbulon drejtuesi, si dhe shërben si strukturë filtruese e problemeve administrative të drejtuesit duke e lehtësuar atë nga problemet e rutinës së përditshme.

2. Ajo është përgjegjëse për

fushën e drejtimit që mbulon, në kuadrin e misionit të strukturës përkatëse. Për problemet e përkatësisë së saj ajo luan rolin kryesor këshillues të drejtuesit më të lartë të strukturës ku ndodhet.

3. Sektori është struktura bazë dhe më e specializuar për elementët e veçantë të një fushe drejtimi. Ai mund të jetë brenda një drejtorie ose i pavarur, ku fusha që mbulon nuk ka lidhje me natyrën e punës së drejtorisë, por luan rol të rëndësishëm në plotësimin e misionit të strukturës së MM.

4. Zyrat. Zyrat janë pjesë përbërëse e strukturës së sektorëve dhe drejtorive, të cilat mbulojnë aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe përgjigjen për fushën që mbulojnë.

@@@@@@@@@@ ENGLISH @@@@@@@@@@

Subordinate Structures of the Ministry

1. The Cabinet. The Cabinet is the organizational structure which operates nearby the highest civilian and military leaders in the Ministry of Defense. It plays a consultative role for the problems and area of responsibility that covers the head of the istitution, and serves as a filter structure for administrative issuses to facilitate the management of routine problems.

2. The Directorate. The Directorate is the basic structure of the MoD. It is responsible for covering its field of management, in the framework of the mission of the specific structure. On issues like its advisory role, it plays an important role for the senior officials of the structure where it is part.

3. The Sector. The sector is the basic structure and a more specialized element for a particular field of management. It may be part of a directorate or independent, if the scope is not related to the nature of the directorate work, but plays an important role in fulfilling the mission of the MoD structure.

4. Offices. Offices are part of the sectors and directorates structure, which cover specific aspects of activity and responds for the field they cover up.

14/06/2026

🇦🇱

📍Departamenti i Shtetit, Uashington - Biseda konstruktive me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evrop...
14/06/2026

📍Departamenti i Shtetit, Uashington - Biseda konstruktive me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e Mbrojtjes. 🇦🇱🤝🇺🇸

📍 Uashington, më 11-12 Qershor në Pentagon u zhvilluan Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes! Takimet për palën...
13/06/2026

📍 Uashington, më 11-12 Qershor në Pentagon u zhvilluan Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes! Takimet për palën amerikane u kryesuan nga Alton Buland – Zëvendësndihmës i Sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.

Përgjatë bisedimeve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dakordësuam që të vijojmë pa ndalim në rritjen e përpjekjeve që e forcojnë në shumë dimensione partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.

Krenarë për këtë partneritet të palëkundur, ndërsa mbetemi thellësisht mirënjohës ndaj për mbështetjen e vazhdueshme në progresin euroatlantik të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. 🇦🇱🤝🇺🇸

📍Nju Xhersi, SHBA - Me bashkëpunëtorë, miq dhe përfaqësues të autoriteteve më të larta të Shtetit të Nju Xhersit kremtua...
11/06/2026

📍Nju Xhersi, SHBA - Me bashkëpunëtorë, miq dhe përfaqësues të autoriteteve më të larta të Shtetit të Nju Xhersit kremtuam partneritet mes Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Një partneritet që nuk është kufizuar vetëm në stërvitje të përbashkëta, por është ndërtuar mbi punë të palodhur, përkushtim, besim dhe vlera që na bashkojnë.

Shqipëria mbetet krenare për marrëdhënien e saj strategjike me dhe jemi për të çuar përpara bashkëpunimin në siguri, mbrojtje e më gjerë. 🇦🇱🤝🇺🇸

25 vite partneritet 🤝 mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit 🇺🇸, model i shkëlqyer bashkëpunimi në fushën...
10/06/2026

25 vite partneritet 🤝 mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit 🇺🇸, model i shkëlqyer bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Në SHBA pata një takim produktiv me Gjeneral Brigade të Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays - njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

Përgjatë një çerek-shekulli partneritet, Garda Kombëtare e Nju Xhersit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Me këtë rast pata kënaqësinë të vlerësoj Gjeneral Mays me “Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ushtarak, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy forcave tona. 🇦🇱🤝🇺🇸

📍SHBA - vizitë në ndërtesën e Parlamentit të Shtetit të Nju Xhersit, ku u mikprita përzemërsisht nga Guvernatorja Mikie ...
09/06/2026

📍SHBA - vizitë në ndërtesën e Parlamentit të Shtetit të Nju Xhersit, ku u mikprita përzemërsisht nga Guvernatorja Mikie Sherrill dhe Gjeneral Brigade i Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays - Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

Kjo ishte ndalesa e parë në kuadër të pjesëmarrjes në ceremoninë e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit.

Partneriteti strategjik me mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate e besueshme, duke kontribuuar me përgjegjësi për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët. 🇦🇱🤝🇺🇸

Address

Rruga E Dibrës
Tirana
1005

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 04:30
Thursday 08:00 - 04:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542228377

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Mbrojtjes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ministria e Mbrojtjes:

Share