Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Directions Website Contact the organization

Agjencia Kombëtare e Pyjeve 🌳Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision mirëqeverisjen e pyjeve, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre.🌲

Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shumëfunksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare.

𝐏𝐎 𝐍𝐃𝐎𝐃𝐇 𝐓𝐀𝐍𝐈🌳 Së bashku për një sektor pyjor të qëndrueshëm!Sot, Grupi Rajonal i Punës për Zhvillimin Rural (SWG RRD), ...
24/11/2026

𝐏𝐎 𝐍𝐃𝐎𝐃𝐇 𝐓𝐀𝐍𝐈

🌳 Së bashku për një sektor pyjor të qëndrueshëm!

Sot, Grupi Rajonal i Punës për Zhvillimin Rural (SWG RRD), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane të Bujqësisë, organizoi workshop-in mbi "Përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe integrimin e kërkesave të kapitujve 27 dhe 11 në politikat e sektorit pyjor".

Në fokus të diskutimeve: bashkëpunimi ndërinstitucional, përcaktimi i prioriteteve strategjike dhe zbatimi i politikave pyjore në përputhje me standardet europiane.

Regional Rural Development Standing Working Group (SWG RRD)

22/11/2026

🇦🇱✍️ 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

118 vite nga Kongresi i Manastirit, ku u vendos përdorimi i një alfabeti të përbashkët për gjuhën shqipe, një moment historik që shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e identitetit tonë kombëtar.

Ta ruajmë dhe ta përcjellim gjuhën shqipe brez pas brezi, me krenari.

Gëzuar Ditën e Alfabetit! ❤️

19/11/2026

🌿🇦🇱 Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve morën pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), në Antalia të Turqisë, ku u diskutua mbi mbrojtjen e pyjeve, parandalimin e zjarreve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre.

Një moment i rëndësishëm ishte përfshirja e Shqipërisë në Planin e Veprimit të Antalias (Antalya Action Plan), me fokus parandalimin e zjarreve, përdorimin e teknologjive inovative dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

🌲 Për pyje më të mbrojtura dhe më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike!

🌿🇦🇱 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐏𝐲𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐂𝐎𝐏𝟑𝟏, 𝐀𝐧𝐭𝐚𝐥𝐲𝐚AKP mori pjesë në diskutimet ndërkombëtare për mbrojtjen e pyjeve, nd...
18/11/2026

🌿🇦🇱 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐏𝐲𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐂𝐎𝐏𝟑𝟏, 𝐀𝐧𝐭𝐚𝐥𝐲𝐚

AKP mori pjesë në diskutimet ndërkombëtare për mbrojtjen e pyjeve, ndryshimet klimatike dhe menaxhimin e zjarreve.

🌲 Përfshirja e Shqipërisë në Antalya Action Plan shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të parandalimit, përdorimit të teknologjive inovative dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

🇦🇱🤝🇹🇷 𝑺𝒆̈ 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒖 𝒑𝒆̈𝒓 𝒑𝒚𝒋𝒆 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒃𝒓𝒐𝒋𝒕𝒖𝒓𝒂 𝒅𝒉𝒆 𝒏𝒋𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒂𝒓𝒅𝒉𝒎𝒆 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒆𝒍𝒃𝒆̈𝒓!

 , nga janari 2027, për një mandat katërvjeçar, me fokus në qëndrueshmërinë e pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike, restaur...
17/11/2026

, nga janari 2027, për një mandat katërvjeçar, me fokus në qëndrueshmërinë e pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike, restaurimin e ekosistemeve dhe monitorimin shkencor. 🌳

16/11/2026
𝐏𝐎 𝐍𝐃𝐎𝐃𝐇 𝐓𝐀𝐍𝐈 | 𝐌𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐲𝐣𝐨𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚, 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐙𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐭𝐫𝐮𝐠𝐞̈.
11/11/2026

𝐏𝐎 𝐍𝐃𝐎𝐃𝐇 𝐓𝐀𝐍𝐈 | 𝐌𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐲𝐣𝐨𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚, 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐕𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐙𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐭𝐫𝐮𝐠𝐞̈.

🌿 Agjencia Kombëtare e Pyjeve mori pjesë në një vizitë rajonale në Malin Jabllanica, Maqedonia e Veriut, në kuadër të pr...
11/11/2026

🌿 Agjencia Kombëtare e Pyjeve mori pjesë në një vizitë rajonale në Malin Jabllanica, Maqedonia e Veriut, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Basenit të Lumit Drin”, i zbatuar nga CNVP, me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe organizatës austriake ICEP, me mbështetjen e Lenzing AG.

🤝 Aktiviteti mblodhi ekspertë të sektorit pyjor nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, me fokus shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

📍 Gjatë vizitës në Malin Jabllanica, ekspertët u njohën me biodiversitetin, habitatet natyrore dhe sfidat e ruajtjes së tyre, duke diskutuar mbi restaurimin e ekosistemeve, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

🌍 Agjencia Kombëtare e Pyjeve vijon angazhimin për mbrojtjen e burimeve pyjore dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

08/11/2026

🌿 “UNË, VJOSA” – Një histori që rrjedh mes natyrës, jetës dhe lirisë!

Një udhëtim artistik përgjatë Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë. Nga burimet e malit të Pindit deri në derdhjen e saj në Adriatik, filmi dokumentar artistik “Unë, Vjosa” sjell përmes imazheve mbresëlënëse, historive njerëzore dhe dëshmive të atyre që jetojnë pranë saj, bukurinë, fuqinë dhe vlerat e jashtëzakonshme të këtij lumi unik.

Vjosa nuk është thjesht një lumë. Është jetë, trashëgimi natyrore, identitet dhe një pasuri që duhet ta mbrojmë e ta ruajmë për brezat që vijnë. 💚

🎬 “Unë, Vjosa” – një film që na fton ta shohim natyrën jo vetëm me sy, por edhe me zemër.

Address

Rruga “Halit Bega”, Nr 181, Tiranë
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Pyjeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Pyjeve:

Share