Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore IKRTK ka për mision krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore

🏺✨ Kupë liturgjikeKjo kupë liturgjike, punim i shekullit XX, shquhet për dekorimin e pasur me smalt shumëngjyrësh dhe mo...
31/07/2026

🏺✨ Kupë liturgjike

Kjo kupë liturgjike, punim i shekullit XX, shquhet për dekorimin e pasur me smalt shumëngjyrësh dhe motive floreale të punuara me finesë. Në bazën e saj janë vendosur medalione me paraqitje shenjtorësh, të cilat pasurojnë vlerën artistike dhe simbolike të objektit.

⛪ E përdorur në shërbesat e Kishës Ortodokse, kjo kupë përfaqëson një ndërthurje të mjeshtërisë së lartë artizanale me traditën liturgjike, duke dëshmuar rëndësinë e artit kishtar në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë shpirtërore.

🚔 Objekti është sekuestruar nga Policia e Shtetit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e IKRTK-së.

─────────────────────

🏺✨ Liturgical Chalice

This 20th-century liturgical chalice is distinguished by its rich decoration, featuring vibrant polychrome enamel and finely crafted floral motifs. The base is adorned with medallions depicting saints, enhancing both the artistic and symbolic significance of the piece.

⛪ Used in the liturgical services of the Orthodox Church, the chalice represents a harmonious blend of masterful craftsmanship and liturgical tradition, reflecting the enduring role of ecclesiastical art in preserving and conveying spiritual heritage.

🚔 The object was seized by the State Police and is currently in the custody of IKRTK.

💍 UnazëPërmasat: 1.9 × 2.1 cmKjo unazë, e zbuluar në Kalanë e Dalmacës, përfaqëson një punim me vlera artistike dhe hist...
24/07/2026

💍 Unazë

Përmasat: 1.9 × 2.1 cm

Kjo unazë, e zbuluar në Kalanë e Dalmacës, përfaqëson një punim me vlera artistike dhe historike. Pjesa ballore zbukurohet me një motiv dekorativ në formë rozete me tetë petale, të organizuara në mënyrë simetrike rreth elementit qendror oval.

Forma dhe motivet dekorative të unazës dëshmojnë për traditat e punimit të stolive dhe kulturën materiale të periudhës së cilës ajo i përket.

🔎 Objekti është vjedhur nga Muzeu Arkeologjik i Tiranës më 4 qershor 1991 dhe vazhdon të figurojë në listën e objekteve të kërkuara.

————————————————

💍 Ring

Dimensions: 1.9 × 2.1 cm

This ring, discovered at Dalmaca Castle, is an object of artistic and historical significance. Its bezel is decorated with an eight-petalled rosette motif, symmetrically arranged around a central oval element.

The form and decorative motifs of the ring reflect the traditions of jewelry-making and the material culture of the period to which it belongs.

🔎 The object was stolen from the Archaeological Museum of Tirana on June 4, 1991, and remains listed among the museum's missing cultural heritage objects.

✨️VezmeKjo vezme me formë katërkëndore është punuar në metal dhe shërbente për mbajtjen e barutit, duke u vendosur në nj...
17/07/2026

✨️Vezme

Kjo vezme me formë katërkëndore është punuar në metal dhe shërbente për mbajtjen e barutit, duke u vendosur në një rrip si pjesë e pajisjes tradicionale të armëmbajtjes. Sipërfaqja është zbukuruar me një kompozim të pasur ornamental, ku dominojnë motive floreale dhe gjeometrike të realizuara në reliev. Në qendër dallohet një medaljon dekorativ, i rrethuar nga elemente simetrike të punuara me mjeshtëri.
Përveç funksionit praktik, vezmet përfaqësojnë edhe objekte me vlera të spikatura artistike dhe etnografike, duke dëshmuar traditën e përpunimit të metaleve dhe mjeshtërinë e artizanëve shqiptarë.
📍 Objekti është vjedhur në vitin 2011 nga Muzeu Etnografik i Elbasanit dhe vazhdon të figurojë në listën e objekteve të kërkuara.
🤝 Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose rikthimin e këtij objekti kontribuon në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
------------------------------------------------------------------------------------------

✨️Powder Flask

This rectangular powder flask is crafted in metal and was used to carry gunpowder, worn on a belt as part of traditional Albanian arms-bearing equipment. Its surface is richly decorated with an ornamental composition featuring floral and geometric motifs executed in relief. At the center is a decorative medallion surrounded by finely crafted symmetrical elements.

Beyond its practical function, the powder flask represents an important example of Albania's ethnographic heritage, reflecting the country's long tradition of metalworking and the remarkable craftsmanship of its artisans.

📍 The object was stolen from the Ethnographic Museum of Elbasan in 2011 and remains listed as a missing cultural heritage object.

🤝 Any information that may assist in identifying or recovering this object contributes to the protection and preservation of our cultural heritage.

✨RelikuarKy relikuar paraqet një punim me vlera të veçanta artistike dhe fetare, i realizuar në metal të praruar me deko...
03/07/2026

✨Relikuar

Ky relikuar paraqet një punim me vlera të veçanta artistike dhe fetare, i realizuar në metal të praruar me dekor të pasur ornamental. Kompozimi dominohet nga një glori me rreze të arta, e kurorëzuar me kryq✝️, ndërsa në pjesën qendrore ndodhet medaljoni me figurën e Shën Nektarit, i shoqëruar nga mbishkrimi në gjuhën greke «Ἅγιος Νεκτάριος» ("Shën Nektari") dhe i rrethuar nga elemente dekorative të punuara me kujdes.

Pjesa e poshtme mbështetet mbi figurën e një engjëlli me krahë të hapur, ndërsa bazamenti është zbukuruar me motive floreale dhe ornamentale, karakteristike të artit kishtar.

Relikuarët kanë shërbyer ndër shekuj për ruajtjen dhe nderimin e relikeve të shenjta, duke zënë një vend të rëndësishëm në traditën liturgjike të krishterë.

➡️Objekti është sekuestruar nga Policia e Shtetit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e IKRTK-së.

----------‐-----------------------------------------------

✨️Reliquary

This reliquary is a finely crafted work of religious art, executed in gilded metal and richly decorated with ornamental details. The composition is dominated by a radiant sunburst surmounted by a cross✝️, while at its center is a medallion depicting Saint Nectarios, accompanied by the Greek inscription «Ἅγιος Νεκτάριος» ("Saint Nectarios") and surrounded by finely executed decorative elements.

The lower section is supported by the figure of an angel with outstretched wings, while the circular base is embellished with floral and ornamental motifs characteristic of ecclesiastical art.

For centuries, reliquaries have served to preserve and venerate sacred relics, occupying an important place in Christian liturgical tradition.

➡️The object was seized by the State Police and is currently in the custody of IKRTK

Flamur procesional i famullisë Përmasat: 136 x 55 cm Ky flamur procesional i qëndisur, i punuar rreth shekullit XX, përd...
27/06/2026

Flamur procesional i famullisë

Përmasat: 136 x 55 cm

Ky flamur procesional i qëndisur, i punuar rreth shekullit XX, përdorej për t'u varur në ambientet e brendshme të kishës gjatë ceremonive fetare. Fusha kryesore paraqitet në ngjyrë vishnje dhe është zbukuruar me motive floreale të qëndisura me fije në ngjyrë të artë, ndërsa skajet përfundojnë me thekë dekorativë po në ngjyrë të artë.

Në qendër paraqitet skena e Ringjalljes së Krishtit, e realizuar në reliev. Krishti shfaqet mbi varrin e hapur në një qëndrim triumfues, i shoqëruar nga figura të tjera që theksojnë momentin biblik. Kompozimi është i rrethuar nga një kornizë ovale me motive bimore dhe elemente dekorative të punuara me kujdes.

Objekti është sekuestruar nga Policia e Shtetit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e IKRTK-së.

----------------------------------------------------------------

Parish Processional Banner


Dimensions: 136 × 55 cm

This embroidered processional banner, created around the 20th century, was used for display inside a church during religious ceremonies. The main field is deep burgundy and is decorated with floral motifs embroidered in gold-colored thread, while the edges are finished with decorative gold fringe.

At the center is a relief depicting the Resurrection of Christ. Christ is shown standing triumphantly above the open tomb, accompanied by additional figures that emphasize the biblical scene. The composition is framed by an oval border with stylized vegetal motifs and finely crafted decorative elements.

The object was seized by the State Police and is currently in the custody of IKRTK.

Ikonë - Shën Andoni dhe Shën Eftimiu Periudha: Mesjeta e Hershme Përmasat: 40 x 28 cm Ikona paraqet Shën Andonin dhe Shë...
12/06/2026

Ikonë - Shën Andoni dhe Shën Eftimiu

Periudha: Mesjeta e Hershme
Përmasat: 40 x 28 cm

Ikona paraqet Shën Andonin dhe Shën Eftimiun, dy figura të rëndësishme të traditës monastike të krishterë, të paraqitura në qëndrim ballor mbi sfond të artë. Të dy shenjtorët mbajnë pergamena me mbishkrime, ndërsa aureolat e incizuara dhe veshjet me elemente dekorative janë karakteristike të ikonografisë kishtare.

Ikona paraqet shenja vjetërsie dhe dëmtime të lehta në shtresën piktorike, veçanërisht përgjatë skajeve dhe në disa pjesë të sipërfaqes.

Objekti rezulton i vjedhur nga Kisha e Shën Mërisë (Katedrale), në lagjen Kala të qytetit të Beratit dhe vazhdon të figurojë në listën e pasurive kulturore të kërkuara.

-----------------------------------------------------------------------------

Saint Anthony and Saint Euthymius Icon

Period: Early Middle Ages
Dimensions: 40 × 28 cm

The icon depicts Saint Anthony and Saint Euthymius, two important figures of the Christian monastic tradition, shown frontally against a gold background. Both saints hold inscribed scrolls, while their incised halos and garments decorated with ornamental elements are characteristic features of ecclesiastical iconography.

The icon shows signs of age and minor losses to the painted surface, particularly along the edges and in several areas of the composition.

The object was stolen from the Cathedral Church of Saint Mary in the Kala quarter of the city of Berat and is still listed as a missing cultural heritage object.

➡️Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) mori pjesë në Ditën e 4-të të Digital Heritage Sum...
02/06/2026

➡️Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) mori pjesë në Ditën e 4-të të Digital Heritage Summit 2026, pjesë e EuroMed 2026, e zhvilluar në 📍Limassol, Qipro, më 29 maj 2026, nën Presidencën Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian 🇨🇾🇪🇺.

💻🏺 Aktiviteti u zhvillua në kuadër të diskutimeve ndërkombëtare mbi transformimin digjital të trashëgimisë kulturore dhe forcimin e mekanizmave evropianë për mbrojtjen e saj, me fokus të veçantë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore.

Tema e ditës “Drejt një Qendre Evropiane Ndërdisiplinore të Kompetencës për Luftën kundër Trafikimit të Paligjshëm të Trashëgimisë Kulturore”, solli në vëmendje sfidat bashkëkohore, boshllëqet institucionale ekzistuese si dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit të koordinuar evropian 🇪🇺, me qëllim rritjen e efikasitetit në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore 🛡️🏺.

Pjesëmarrja e IKRTK-së në këtë forum lidhet me rolin që institucioni ka në dokumentimin, regjistrimin dhe mbrojtjen e pasurive kulturore, si dhe me forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar 🌐.

Në këtë kuadër, forumi shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbim eksperiencash dhe për konsolidimin e qasjeve të përbashkëta që synojnë mbrojtjen më efektive të trashëgimisë kulturore në nivel evropian.

Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙✨ Urojmë që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Ibrikë ...
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙✨
Urojmë që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja.

Ibrikë

Përmasat: 74 × 11 × 17 cm

Objektet përfaqësojnë dy enë metalike të punuara me mjeshtëri, të ndryshme në formë dhe trajtim dekorativ, të përdorura për ruajtjen dhe servirjen e lëngjeve. Të dyja janë realizuar prej bronzi ose bakri dhe karakterizohen nga punim i imët me gravura ornamentale.

Ibriku i parë ka trup të rrumbullakët dhe qafë të gjatë cilindrike, të shoqëruar me një grykë të hollë e të zgjatur për derdhje, si dhe një kapak të vogël të lidhur me zinxhir metalik. Sipërfaqja është e zbukuruar me motive floreale të gdhendura.

Ibriku i dytë paraqitet me trup sferik në bazë dhe qafë të gjatë që përfundon me kapak konik. Ai ka një grykë të harkuar dhe një dorezë të madhe në formë lakore, e lidhur me trupin përmes elementeve dekorative.

Objektet janë sekuestruar nga Policia e Shtetit dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e IKRTK-së.

-----------------------------------------------------------------------------

Happy Eid al-Adha! 🌙✨
We wish that this holy celebration brings peace, good health, and prosperity to you and your families.

Ewers

Dimensions: 74 × 11 × 17 cm

The objects represent two finely crafted metal vessels, differing in form and decorative treatment, used for storing and serving liquids. Both appear to be made of bronze or copper and are distinguished by delicate ornamental engraving.

The first ewer has a rounded body and a long cylindrical neck, accompanied by a slender, elongated spout for pouring and a small lid attached by a metal chain. Its surface is decorated with engraved floral motifs.

The second ewer features a spherical lower body and a tall neck ending in a conical lid. It has a curved spout and a large looped handle connected to the body through decorative elements.

The objects were seized by the State Police and are currently in the custody of IKRTK.

➡️ Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) mori pjesë në forumin rajonal të organizuar nga  ...
22/05/2026

➡️ Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) mori pjesë në forumin rajonal të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), përmes Zyrës Rajonale për Evropën Juglindore (ROSEE), zhvilluar në 📍Stamboll, Turqi, më 📅 13–14 maj 2026.

🤝 Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit rajonal për përmirësimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe parandalimin e shfrytëzimit të artefakteve kulturore nga krimi i organizuar ndërkombëtar dhe pastrimi i parave në Evropën Juglindore.

Pjesëmarrja e IKRTK-së në këtë forum lidhet drejtpërdrejt me rolin e institucionit në identifikimin, dokumentimin, regjistrimin dhe mbrojtjen e pasurive kulturore, si dhe me forcimin e 🤝 bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në luftën kundër 🚫 trafikimit të paligjshëm të tyre.

Forumi shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave rajonale, diskutimin e sfidave të përbashkëta dhe nxitjen e mekanizmave më efektivë për parandalimin dhe adresimin e krimeve që prekin trashëgiminë kulturore.


Address

Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, Ish Kinostudio, Tirane
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore:

Shortcuts

Share