Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, Government Organization, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish_Sigurimit të Shtetit/Njësia Administrative nr. 4, Rruga e Dibrës, Garnizoni “Skënderbej”, Tirana.

Në muajin prill të vitit 2015 u miratua në Kuvendin e Shqipërisë ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH”, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin dhe informimin mbi dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944-1991. Më 17.11. 2016 dhe 24.11.2016, Kuvendi i Shqipërisë votoi edhe pesë anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit si edhe kryetaren e këtij Autoriteti, duke i hapur kështu udhën fillimit të punës për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe përballjen me të kaluarën e tyre gjatë regjimit totalitar në Shqipëri.

Të rinjtë e AIDSSH-së, pjesë e Shkollës Verore në Spaç Aurel Bekteshi, Jonel Hibo, Gerhard Mema tre anëtarë të rinj të s...
02/09/2026

Të rinjtë e AIDSSH-së, pjesë e Shkollës Verore në Spaç

Aurel Bekteshi, Jonel Hibo, Gerhard Mema tre anëtarë të rinj të strukturës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, morën pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare “Përballja me pasojat e komunizmit – Të punojmë për të ardhmen e Evropës”, zhvilluar nga organizatat tona partnere.

Aurel Bekteshi ka mbi dy vjet që kontribon me punen e tij si jurist. Përgatitjes së tij profesionale i shtohet edhe njohja e shkëlqyer e gjuhës gjermane dhe angleze. Gjithmone serioz dhe kerkues.

Jone Hibo ka mbi 2 vjet që jep kontributin e tij përmes studimeve në Drejtorinë e Mbështetjes Shkencore.

Gerhard Mema, student i shkëlqyer, i është bashkuar së fundmi strukturës së Autoritetit në një rol mbështetës. Me vullnetin, përkushtimin dhe dëshirën për të mesuar ai synon të japë më të mirën dhe të zhvillohet më tej profesionalisht.

Duke reflektuar mbi përvojën e tij në Spaç, Gerhardi na shkruan:

“Përvoja ishte shumë më tepër sesa një vizitë në një ish-burg politik. Dëshmitë e z. Zenel Drangu dhe z. Xhavit Lohja na kujtuan se pas çdo dokumenti historik dhe çdo godine të rrënuar qëndrojnë jetë njerëzore, ëndrra të ndërprera dhe kujtime.

Historitë e tyre më treguan rëndësinë e studimeve mbi burgjet politike, të historisë gojore dhe të ruajtjes së kujtesës së lidhur me vende si Spaçi dhe Shkodra.

Spaçi duhet të ruhet duke respektuar autenticitetin e tij, gjurmët materiale dhe, mbi të gjitha, kujtimet e njerëzve që vuajtën atje.

Spaçi na kujton se trashëgimia nuk ka të bëjë vetëm me ndërtesat, por me njerëzit dhe kujtesën e tyre.

Të kujtojmë të shkuarën është përgjegjësi ndaj së ardhmes.”

Përfshirja e brezit të ri në punën me kujtesën historike është një investim për të ardhmen. Kujtesa ruhet dhe përcillet kur të rinjtë e njohin, e kuptojnë dhe marrin përgjegjësinë për ta çuar atë më tej.


Gerhard Mema Bekteshi Jonel Hibo Spac.al

01/09/2026

ARD “Weltspiegel” sjell historinë e të zhdukurve të diktaturës komuniste në Shqipëri

Televizioni publik gjerman ARD, përmes emisionit të njohur ndërkombëtar “Weltspiegel”, transmetoi më 23 gusht 2026 reportazhin “Albanien: Hoxhas Verschwundene” – “Shqipëri: Të zhdukurit e Hoxhës”, kushtuar përballjes së Shqipërisë me trashëgiminë traumatike të diktaturës komuniste.

Reportazhi sjell historinë e dr. Gentiana Sulës, kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, e cila kërkon të zbardhë fatin e gjysh*t të saj, të zhdukur në fillim të viteve 1950.

Kërkimi e çon atë edhe në ish-Burgun e Burrelit, një nga vendet më famëkeqe të represionit komunist, ku dyshohet se gjyshi i saj mund të ketë qenë i burgosur. Përmes dokumenteve, dëshmive dhe vizitave në vendet e vuajtjes, historia personale ndërthuret me punën institucionale për gjetjen e personave të zhdukur gjatë diktaturës.

“35 vjet pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria ende përballet me të kaluarën e saj traumatike. Shërbimi sekret i Hoxhës ishte një polici politike veçanërisht brutale dhe represive”, shkruan ARD në prezantimin e reportazhit.

Materiali sjell në vëmendjen e publikut ndërkombëtar plagën ende të hapur të të zhdukurve të komunizmit dhe nevojën që familjet të marrin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e eshtrave të të afërmve të tyre.

Reportazhi mund të ndiqet edhe në platformën ARD Mediathek – “Albanien: Hoxhas Verschwundene”.

Gentiana Mara Sula RRMAJI-VEND KUJTESE DHE KËRKIMI Ne kerkim te te zhdukurve te Shqiperise

30/08/2026

Gjergj Marku, anëtar i Autoritetit, i cili mban mbi supe edhe barren e përndjekjes politike të familjes së tij, theksoi se Rrmaji nuk është vetëm një vend dhimbjeje, por edhe dëshmi e krimeve të regjimit komunist.

“Rrmaji mban ende eshtrat e njerëzve të pushkatuar për bindjet politike, për kundërshtimin ndaj regjimit, si dhe të klerikëve që përfaqësonin një tjetër vizion për njeriun, lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Kujtesa na detyron të mos harrojmë, ndërsa kërkimi të mos mjaftohemi me atë që dimë. Çdo dokument, çdo dëshmi, çdo emër i rikthyer në kujtesë dhe çdo vendvarrim i identifikuar është një hap drejt së vërtetës.

Nëpërmjet hetimeve administrative, Autoriteti po mbledh dëshmitë e familjarëve, po bashkëpunon me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë dhe grupet e interesit, po viziton e shenjëzon vendvarrimet e dyshuara dhe po zhvillon kërkime me teknologji të avancuar.

Për rastet e evidentuara dhe vendvarrimet e dyshuara, Autoriteti i është drejtuar me kërkesa zyrtare edhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim vijimin e hetimeve dhe qartësimin e fatit të personave të zhdukur.

Një regjim mund të përpiqet ta varrosë të vërtetën, por nuk mund ta zhdukë atë. Rrmaji është vendi ku kujtesa bëhet përgjegjësi dhe ku e vërteta kërkon të dalë në dritë.”

29/08/2026

E verteta nuk vjeterohet!
RRMAJI – VEND KUJTESE DHE KËRKIMI

Sot, më 28 gusht 2026, në Varrezat e Rrmajit në Shkodër, u përurua ekspozita e përhershme informuese “Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”, në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Ndiqni fjalen e plotë të Kryetares së Autoritetit Gentiana Sula Faqja Zyrtare

28/08/2026

RRMAJI-VEND KUJTESE DHE KËRKIMI

𝗤𝗮𝘇𝗶𝗺 𝗠𝘂𝗹𝗹𝗲𝘁𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝗷 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗮𝗴𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝘀: 𝗹𝗲𝘁𝗿𝗮𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘀𝗵𝗼𝗿𝘁𝗲𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗶𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗮𝘃𝗲̈𝗿Si sot   më parë,në 2...
28/08/2026

𝗤𝗮𝘇𝗶𝗺 𝗠𝘂𝗹𝗹𝗲𝘁𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝗷 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗮𝗴𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝘀: 𝗹𝗲𝘁𝗿𝗮𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘀𝗵𝗼𝗿𝘁𝗲𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗶𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗮𝘃𝗲̈𝗿

Si sot më parë,në 28 gusht 1956, u nda nga jeta në mërgim Qazim Mulleti, Prefekt i Tiranës gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe një prej figurave më komplekse e më të debatuara të historisë së kryeqytetit.

Dy vjet më parë, Autoriteti hapi për studiuesit fashikujt e krijuar për të nga ish-Sigurimi i Shtetit: rreth 300 fletë të përmbledhura në tri fashikuj, ndërsa gjurmë të veprimtarisë dhe të marrëdhënieve të tij shtrihen edhe në 86 dosje hetimore-gjyqësore të personave që e kishin njohur, me të cilët kishte studiuar, punuar apo bashkëpunuar.

Dokumentet dëshmojnë edhe gjuhën ideologjike me të cilën regjimi e etiketoi Qazim Mulletin. Por brenda së njëjtës Dosja nr. 19, e cila etiketohet me gjuhën e urrejtjes: “Dosje fashikull me dokumente mbi veprimtarinë para dhe pas çlirimit të kriminelit Qazim Mulleti" gjen shkresën e 29 marsit 1943, drejtuar ministrit të Brendshëm, në të cilën ai kërkonte lirimin nga nternimi të 14 personave, pjesëtarë të katër familjeve:

“Lutem për lirimin e personave nga familjet e të arratisurve të internuar. Qëndrimi i tyre në internim na duket një vuajtje e tmerrshme dhe çnjerëzore, aq më tepër se prej gati dhjetë muaj e ca që janë këtu nuk asht pa asnjë rezultat, prandaj për mos pa mjerime e për të mos i lanë në gjendje të bindshme, i lutemi Ministrisë të ketë mirësinë me disponue lirimin e tyre.”

Në fashikuj gjenden gjithashtu shkresa të autoriteteve italiane, sipas të cilave Mulleti cilësohej nacionalist, zhvillonte propagandë kundër autoriteteve italiane dhe favorizonte Myslym Pezën.

Dokumentet përmbajnë edhe letrat që ai i dërgonte bashkëshortes, Hajrie K**i, dhe të birit, Resh*tit, të internuar në kampin e Savrës. Kartolinat dhe pakot me ushqime e veshmbathje përgjoheshin ose ndaloheshin nga Sigurimi i Shtetit pa mbërritur te familja.

Hapja e arkivave nuk synon të zëvendësojë një mit me një tjetër dhe as të japë verdikte të gatshme. Ajo krijon mundësinë që figurat historike të studiohen në tërësinë e tyre, me dritëhijet, përgjegjësitë dhe kontekstin e kohës, duke u mbështetur në dokumente dhe jo vetëm në portretizimet e propagandës.

Në këtë përvjetor, Autoriteti fton studiuesit të njihen me materialet arkivore për Qazim Mulletin dhe të vijojnë kërkimet edhe në arkivat e tjera, brenda dhe jashtë vendit. Sepse marrëdhënia e një shoqërie me të shkuarën dëshmon shkallën e emancipimit të saj.

✍ Migena Demirxhi

➡Referuar dokumenteve te fondit arkivore AIDSSH, Dosja nr. 19, 300 flete, me etiken nga Ish-sigurimi i Shtetit “Dosje fashikull me dokumente mbi veprimtarinë para dhe pas çlirimit të kriminelit Qazim Mulleti"

Ilir Mileti-Mulleti

“Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”/Sula: Shteti u ka ende borxh familjeve një përgjigjeAIDSSH përuroi në Shkodër ekspoz...
28/08/2026

“Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”/Sula: Shteti u ka ende borxh familjeve një përgjigje

AIDSSH përuroi në Shkodër ekspozitën e përhershme dhe kërkoi vijimin e hetimeve për gjetjen e të zhdukurve të komunizmit

Shkodër, 28 gusht 2026 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përuroi pranë Varrezave të Rrmajit Ekspozitën e Përhershme Informuese “Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Arqipeshkvinë Metropolitane Shkodër–Pult, Shoqatën e Ish-të Përndjekurve Politikë, Dega Shkodër, Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në ceremoni morën pjesë familjarë të personave të zhdukur, ish-të përndjekur politikë, përfaqësues të institucioneve, studiues, pedagogë, qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit fetar.

Në qendër të aktivitetit ishte mesazhi i Kryetares së AIDSSH-së, dr. Gentiana Sula, e cila theksoi se Rrmaji nuk është vetëm një vend kujtese, por edhe një vend kërkimi, ku historia mbetet e gjallë për shkak të mungesës së mijëra njerëzve që nuk u kthyen kurrë pranë familjeve.

“Shteti u ka ende borxh familjeve një përgjigje. Për familjen që kërkon, e vërteta nuk vjetrohet,” theksoi Sula, duke e cilësuar 30 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, jo vetëm si një ditë kujtese, por si një thirrje për veprim: për të kërkuar, për të ditur, për të identifikuar dhe, kur është e mundur, për t’ua kthyer të zhdukurit familjeve të tyre.

Kryetarja e AIDSSH-së bëri të ditur se nga verifikimi i thelluar i nisur në vitin 2023 janë evidentuar 372 persona të vrarë ose të zhdukur në qarkun e Shkodrës, ndërsa për 13 prej tyre të dhënat e mbledhura e lidhin vendvarrimin e mundshëm me territorin pranë Rrmajit.

“Ekspozita që hapim sot nuk e zëvendëson kërkimin. E bën atë të dukshëm. Nuk e zëvendëson drejtësinë. Na kujton se drejtësia ende ka punë për të bërë”, tha Sula.

Duke iu referuar goditjes së elitës intelektuale, klerit dhe familjeve qytetare të Shkodrës, ajo nënvizoi se represioni komunist nuk i privoi vetëm familjet nga njerëzit e tyre, por i hoqi Shqipërisë dije, kulturë, ide dhe modele njerëzore që mund të kishin ndikuar në zhvillimin e vendit.

Mesazhin e saj Sula e mbylli me thirrjen “Kurrë më”, duke shprehur synimin që një ditë familjet të mos vijnë më në Rrmaj për të kërkuar një të zhdukur, “por të vijnë për të vendosur një lule. Mbi një emër. Mbi një varr.”

z.Gjergj Marku, anëtar i Autoritetit dhe kryetar i grupit të punës, u ndal te puna konkrete për gjurmimin e personave të zhdukur, përmes dëshmive të familjarëve, verifikimit të dokumentacionit, identifikimit të vendvarrimeve të dyshuara dhe kërkimeve në terren me teknologji të avancuar, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe ICMP-në.

Ai shpjegoi se ekspozita është konceptuar në tri pjesë: Rrmaji si vend ekzekutimesh; përmasat e shtypjes së disidencës dhe lirisë; si dhe ngjarjet kryesore të rezistencës antikomuniste në Shkodër.

“Çdo dokument, çdo dëshmi, çdo emër që rikthehet në kujtesë dhe çdo vendvarrim i identifikuar është një hap drejt së vërtetës”, tha Marku, duke nënvizuar se mungesa e dokumentacionit dhe gjurmët e fshira apo të asgjësuara nga regjimi e bëjnë qartësimin e fatit të të zhdukurve një mision të vështirë, por thellësisht human ndaj familjeve që ende presin përgjigje.

Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër–Pultit, i cili vlerësoi rëndësinë e kujtesës, dinjitetin e viktimave dhe të drejtën e familjeve për të ditur të vërtetën.
“Sot jemi këtu jo për të ushqyer urrejtjen dhe as për të hapur plagët e së kaluarës, por për të mos lejuar që ato të mbulohen nga harresa. Kujtesa e vërtetë nuk kërkon hakmarrje; ajo kërkon të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin”, u shpreh Imzot Peragine.
Rrmajin një vend dëshmie, dhimbjeje dhe kujtese për shumë burra e gra që vuajtën për shkak të bindjeve, fesë dhe fjalës së lirë, mes tyre meshtarë, intelektualë dhe qytetarë të Shkodrës. Kjo ekspozitë wshtw një shërbim ndaj së vërtetës dhe brezave që vijnë.

Deshmi

Fjalë dhe dëshmi sollën gjithashtu përfaqësues të familjeve dhe të shoqatave të ish-të përndjekurve, të cilët kërkuan vijimin e kërkimeve dhe ndërhyrjen konkrete të institucioneve përgjegjëse.

Ndoc Ashta: “Familja ime ka 12 të pushkatuar; tre prej tyre ende pa varr”

Ndoc Ashta solli historinë e xhaxhait të tij, Gjelosh Lulash*t, sot martir i Kishës Katolike, i pushkatuar më 4 mars 1946 pranë Rrmajit, së bashku me Atë Gjon Shllakun, Atë Daniel Dajanin, Atë Giovanni Faustin, Mark Çunin dhe Qerim Sadikun.
“Gjyshja vendosi një shenjë hekuri në murin e varrezave dhe shkonte aty për të ndezur një qiri. Më pas, mbi atë territor u ngritën ndërtime dhe gjurmët e varreve u zhdukën”, dëshmoi Ashta. Ai u bëri thirrje historianëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve të dokumentojnë të plotë represionin komunist dhe fatin e familjeve që ende kërkojnë eshtrat e të afërmve.

Gjergj Neli: “Prek Cali ende nuk ka një varr”

Gjergj Neli, familjar i Prek Calit, solli shqetësimin se prijësi i Kelmendit, i njohur për angazhimin në mbrojtjen e Vermosh*t dhe të kufirit verior të Shqipërisë, ende nuk ka një varr ku të nderohet. Prek Cali u pushkatua më 25 mars 1945 pranë Rrmajit, por trupi nuk iu kthye familjes dhe vendvarrimi mbetet i panjohur.
Neli kujtoi se sot nuk ekziston më as kulla e Prek Calit, ndërsa familja dhe pasardhësit e tij u përndoqën, u internuan dhe u dënuan nga regjimi komunist. Ai u bëri thirrje historianëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve të hulumtojnë e ta paraqesin më gjerësisht këtë figurë, me të gjithë rolin dhe peshën e saj në historinë e Shqipërisë.

Lazër Thepi: “Kërkimi duhet të vazhdojë dhe historia e tyre duhet të shkruhet”

Lazër Thepi, familjar i Ndue Lazër Palit, kërkoi vijimin e kërkimeve për gjetjen e eshtrave dhe dokumentimin e plotë të historisë së viktimave. Ndue Lazër Pali u ekzekutua më 14 korrik 1945 dhe dyshohet se eshtrat e tij ndodhen pranë Varrezave të Rrmajit, ndërsa vendvarrimi i saktë mbetet i panjohur. Pas ekzekutimit të tij, familja dhe i gjithë trungu familjar u përndoqën për vite nga regjimi komunist.
“Bashkë me kërkimin e eshtrave duhet të vazhdojë edhe shkrimi i historisë së tyre”, ishte mesazhi i Lazër Thepit.

Ekspozita

Ekspozita përbëhet nga tri struktura informuese, të cilat paraqesin Rrmajin si vend kujtese dhe kërkimi, të drejtën e familjeve për të ditur dhe historinë e represionit komunist në Shkodër. Nëpërmjet dokumenteve, dëshmive dhe materialeve digjitale të aksesueshme me kode QR, vizitorët mund të njihen me ngjarjet, mekanizmin e shtypjes dhe përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur.

Në kuadër të hetimit administrativ për qarkun e Shkodrës, AIDSSH ka vendosur edhe dy tabela shenjuese në vendvarrime të dyshuara. Njëra është vendosur pas murit të Varrezave të Rrmajit, ku, sipas dëshmisë së Hamza Kazazit dhe të dhënave të administruara, dyshohet se mund të jenë varrosur eshtrat e të atit, Jup Kazazi.

Tabela tjetër është vendosur në Gruemirë, në fshatin Vorfë, në territorin ku dyshohet se mund të jetë varrosur Jaho Sali Gjonaj, ishte partizan në batalionin “Perlat Rexhepi” dhe dyshohet se u ekzekutua nga bashkëluftëtarët në muajt e fundit të Luftës.

Më 9 maj 2026, AIDSSH u përcolli Prokurorisë së Përgjithshme, prokurorive përkatëse, Policisë së Shtetit, bashkive dhe institucioneve të tjera përgjegjëse dokumentacionin për pesë vendvarrime të dyshuara në vend. Autoriteti kërkoi shqyrtimin juridik të rasteve, autorizimin e gërmimeve dhe zhvarrimeve të kontrolluara, si dhe koordinimin ndërinstitucional për kërkimin, rikuperimin dhe identifikimin e mbetjeve mortore.

Kryetarja Sula u bëri thirrje institucioneve që procesi të mos mbetet në dokumente, por të vijojë me veprime konkrete në terren.

“Ne nuk mund ta kthejmë kohën pas, por mund të mos lejojmë që zhdukja fizike të pasohet nga zhdukja prej kujtesës. Kërkimi i së vërtetës do të vazhdojë, sepse emrat e tyre janë pjesë e kujtesës së Shkodrës, fati i tyre është pjesë e historisë së Shqipërisë, ndërsa gjetja e tyre është detyrim i shtetit dhe i ndërgjegjes sonë shoqërore”, përfundoi Sula.

Gentiana Sula Faqja Zyrtare Gentiana Mara Sula Gjergj Marku Bukurie Sokoli Luan Ismaili Shkoder Pult
Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës - Site of Witness and Memory Ashta

28/08/2026

SOT NË SHKODËR | “RRMAJI – VEND KUJTESE DHE KËRKIMI”
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, AIDSSH përuroi Ekspozitën e Përhershme Informuese “Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”, të vendosur në territorin e Kishës Katolike pranë Varrezave të Rrmajit.
Tri pllakat informuese u zbuluan nga Kryetarja e AIDSSH-së, dr. Gentiana Sula; Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër–Pultit, Imzot Giovanni Peragine; anëtari i Autoritetit, Gjergj Marku; si dhe familjarët e viktimave: Lazër Thepi, familjar i Ndue Lazër Palit, të ekzekutuar në Rrmaj; Ndoc Ashta, familjar i Gjelosh Lulash*t, martir i Kishës Katolike; dhe Gjergj Neli, familjar i Prek Calit.
Pllaka e parë paraqet Rrmajin si vend kujtese dhe kërkimi, duke lidhur territorin pranë varrezave dhe Zallin e Kirit me dëshmitë për ekzekutime politike dhe varrime të fshehta.
Pllaka e dytë trajton të zhdukurit e komunizmit në Shqipëri, të drejtën e familjeve për të ditur dhe detyrimin ligjor e institucional për kërkimin, identifikimin dhe kthimin e eshtrave.
Pllaka e tretë dokumenton represionin komunist në Shkodër dhe krahinat e saj: operacionet në Kelmend, ekzekutimet pranë Rrmajit, shtypjen e Kryengritjes së Postribës dhe përndjekjen e klerit, intelektualëve, kundërshtarëve politikë dhe familjeve të tyre.
Nëpërmjet dokumenteve, dëshmive dhe materialeve digjitale të aksesueshme me kode QR, ekspozita rikthen në kujtesën publike emrat dhe historitë e atyre që mungojnë.
Jo çdo varr ka një emër. Jo çdo familje ka një vend ku të vendosë një lule. Kërkimi i së vërtetës vazhdon.

Address

Autoriteti Për Informimin Mbi Dokumentet E Ish_Sigurimit Të Shtetit/Njësia Administrative Nr. 4, Rruga E Dibrës, Garnizoni “Skënderbej”
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542210424

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991:

Share