Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
National Library of Albania Cezura osmane qe një ndërprerje e dhunshme e këtyre zhvillimeve.

Ndonëse institucionet bibliotekare të shqiptarëve në shtetin e tyre janë relativisht të reja, tradita bibliotekare në Shqipëri është e vjetër. Dëshmi të shumta vërtetojnë se gjatë Mesjetës në oborret e princërve shqiptarë, si dhe të bujarëve, kontëve, arhonëve etj., funksiononin kancelari në të tria gjuhët diturore të kontinentit: latinisht, greqisht, sllavonisht e, pranë tyre, edhe bibliotekat pë

rkatëse. Pozicioni gjeo-historik i shqiptarëve në zonën e kalimit nga Perëndimi në Lindje dhe anasjelltas u mundësonte atyre kontaktet librore si me Kostantinopojën, ashtu dhe me zhvillimet e “përtejdetit”. Megjithëkëtë, edhe nga gati pesë shekuj sundimi osman, shqiptarët nuk e humbën traditën bibliotekare. Në kushtet e reja, ajo u përcoll kryesisht nëpërmjet bibliotekave të familjeve të mëdha, të pashallarëve e bejlerëve, por edhe atyre të institucioneve fetare: abacive benediktine, kuvendeve françeskane e jezuite, manastireve ortodokse, medreseve, teqeve të bek­ta­shinjve etj. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (më tej BKSh), si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1917 në kontingjencat e njohura të Luf­tës së parë botërore. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Ar­simit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior­ga­ni­zimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Në momentin e përurimit si BKSh, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur ins­titucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea. Mbarimi i Luftës së dytë botërore e gjeti BKSh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kul­tu­rës. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit "Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de­kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven­dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry­shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var­tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.

09/06/2026

Lectio Magistralis “Meshari i (pa)njohur” nga prof. dr. Vehbi Miftari

📚 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë 🇦🇱 merr pjesë në edicionin e parë të Panairit të Librit Shqip në Çair, Shkup, një ng...
05/06/2026

📚 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë 🇦🇱 merr pjesë në edicionin e parë të Panairit të Librit Shqip në Çair, Shkup, një ngjarje që shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e librit dhe të kulturës shqiptare.

📌 Prania e Bibliotekës Kombëtare në këtë panair është shprehje e misionit të saj për të mbështetur, ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e shkruar shqipe kudo ku gjuha dhe kultura jonë jetojnë e zhvillohen.

➡️ Si institucioni qendror i kujtesës kulturore kombëtare, BKSH synon të ndërtojë ura bashkëpunimi me bibliotekat, institucionet kulturore e shkencore, studiuesit, autorët dhe lexuesit në të gjithë hapësirën shqiptare.

🤝🏻 Me mbështetjen e Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe nën kujdesin e ministrit Blendi Gonxhja, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vijon traditën e dhurimit të botimeve të saj në institucionet më të rëndësishme të kulturës dhe shkencës, në vendet ku zhvillohen panaire dhe veprimtari të tilla, duke forcuar kështu rrjetin e bashkëpunimit kulturor dhe shkencor ndërshqiptar.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit 😍
03/06/2026

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit 😍

📜 FTESËAkademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, kanë kënaqësinë t’ju ftojn...
03/06/2026

📜 FTESË

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ligjëratën e veçantë:

“MESHARI I (PA)NJOHUR”
nga Prof. dr. Vehbi Miftari

📣Në këtë ligjëratë do të prezantohen rezultatet e studimit të parë të mirëfilltë tipografik, realizuar në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit (2024-2026) mbi ekzemplarin e vetëm të njohur deri më sot të “Mesharit” të Gjon Buzukut. Një ngjarje e rëndësishme për studiuesit, akademikët, studentët dhe të gjithë të interesuarit për historinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

📖Gjatë aktivitetit, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe kopjen e “Mesharit”, veprës së murgut Gjon Buzuku, dhuruar nga Papa Françesku I.

Ju mirëpresim!

📅 9 qershor 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Salla “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë

📌 Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Bibliotekën Kombëtare studentët e vitit të parë të programit Gjuhë Shqipe dhe Letër...
02/06/2026

📌 Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Bibliotekën Kombëtare studentët e vitit të parë të programit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

🔎 Gjatë vizitës, ata u njohën me pasuritë e rralla bibliografike, mënyrën e organizimit të koleksioneve dhe funksionimin e sistemit bibliotekar, duke zbuluar nga afër një univers të tërë dijesh dhe kujtese kulturore 📚.

📖 Për studentët e filologjisë, biblioteka nuk është vetëm një hapësirë studimi, por një laborator kërkimi, një arkiv i gjallë i gjuhës dhe letërsisë shqipe, si edhe një burim i pashtershëm frymëzimi.

🤗 Gjithnjë të mirëpritur!

“Sa e dua gjithë jetën,Se atje gjej të vërtetën…”🕯️📌 Në 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit, Biblioteka Kombëtare e...
25/05/2026

“Sa e dua gjithë jetën,
Se atje gjej të vërtetën…”🕯️

📌 Në 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë🇦🇱 sjell një ekspozitë tematike kushtuar poetit që i dha shpirt fjalës shqipe dhe e ktheu letërsinë në atdhe kujtese, drite dhe ndërgjegjeje kombëtare.

✍🏻 Përmes veprës së tij, Naim Frashëri ndërtoi një univers ku spiritualizmi, dashuria për dijen, ndjenja njerëzore dhe ideali kombëtar bashkëjetojnë në harmoni, duke i dhënë kulturës shqiptare një nga zërat e saj më të pavdekshëm 📚.

➡️ Kjo ekspozitë është një homazh për trashëgiminë e tij të vyer dhe për dritën që vepra e Naim Frashërit vazhdon të ndezë në kulturën shqiptare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë javës.
Ju mirëpresim! 🤩

Biblioteca nazionale centrale di RomaMinistria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
23/05/2026

Biblioteca nazionale centrale di Roma
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

📌 Çelëm dje ekspozitën dokumentare “Sorry for being so Balkanic”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kultu...
22/05/2026

📌 Çelëm dje ekspozitën dokumentare “Sorry for being so Balkanic”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim📚 , në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

➡️ Ekspozita sjell në vëmendje Ballkanin si hapësirë diversiteti, bashkëjetese dhe identiteti kulturor, përmes dokumenteve, hartave, elementeve tradicionale dhe gjurmëve të trashëgimisë sonë të përbashkët 🤝🏻.

📌 Një udhëtim kulturor mbi atë që na dallon, por edhe mbi atë që na bashkon.

Ju mirëpresim! 🤩

📌 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë p...
20/05/2026

📌 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë prezanton një përzgjedhje të veçantë dokumentesh, dorëshkrimesh, hartash, botimesh dhe materialesh etnografike që dëshmojnë gjurmët e ndërthurjes kulturore në Ballkan.

🌍 “Sorry for being so Balkanic”, një ekspozitë dokumentare që sjell në vëmendje mozaikun kulturor të Ballkanit, si hapësirë bashkëjetese, kujtese dhe dialogu mes popujve.

📚 Ekspozita fton publikun të rizbulojë Ballkanin jo vetëm si hapësirë kufijsh, por edhe si territor takimesh, ndikimesh reciproke dhe identitetesh të ndërthurura ndër shekuj 🤝🏻.

📍 Qendra “Sotir Kolea”, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
🗓️ 21 maj 2026
🕚 Ora 18:00

19/05/2026

Address

Sheshi "Skënderbe"
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 14:00

Telephone

+355 422 23 843

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category